Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari Empty
MesazhTitulli: Poezi Luljeta Gjosha Pashollari   Poezi Luljeta Gjosha Pashollari EmptyWed Apr 29, 2015 4:46 am

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari Luljet10


Poezi Luljeta Gjosha Pashollari




FLUTURIM QIELLOR

Fluturova në qiell,si kanarinë,
me një trëndafil në sqep shtrënguar,
Doja të takoja dashurinë,
Sepse diku larg meje ka qëndruar…

Krahëhapur në atë fluturim,
U enda rretheqark në hapësirë,
Renda gjithandej pa përtim,
Po nuk e gjeta deri në të gdhirë…

Eh, moj e shtrenjta dashuri,
Që vetëm një herë në jetë vjen,
Fluturimin si zogu e pate dhe ti,
Më trego ku e ke ngritur folenë?

Mundohem të të shkul nga shpirti,
Por ti në gjakun tim ke qëndruar,
Mijëra rruaza ke përhapur kudo,
Si lulëkuqe në trupin e dashuruar…




DASHURIA E VËRTETË NUK HARROHET


Dua të dehem këtë natë,
Të harroj gjithçka më mërzit.
Dua të të ftoj ty prapë,
Të kujtojmë çastet që jetuam të dy.

Dua të endemi kuturu,
E jetës t’i japim tjetër kuptim,
Dua kur nga gjumi të çohem,
Të jem në krahët e tu në përqafim.

Dua të kujtojmë ato çaste,
Kur të dy bashkë i shijuam,
Ato dëfrime e çaste përvëlimi,
A i mban mend ato që jetuam?

Eh, moj dashuri e shkretë ,
Qe po djeg të vjetër e të rinj,
Kuptimi yt tashmë po venitet,
S‘je më ai pasion që presin të gjithë.

Ne mes teje, moj dashuri,
Sot ka hyrë zgjedhja e interesit,
Prandaj emri yt shpejt konsumohet,
E s’e ka atë shkëlqimin e mëngjesit.

Vetëm një gjë dua të tregoj,
Dashuria vetëm një herë jetohet,
Lum ai që dashurinë e vërtetë provojë,
Se ajo deri në vdekje nuk harrohet…




NOSTALGJI BUZË DETIT

Unë dhe ti buzë detit, dallga lehtë na përkëdhel,
Ne të dy të përqafuar këtë buzëmbrëmje në pranverë.
Unë dhe ti, këtë muzg sodisim perëndimin në qetësi,
Ne të dy të dashuruar vetëm valët na bëjnë shoqëri.

Pak nga pak portokalli i dielli radhën ia la Hënës,
Ne të dy buzë detit të shtrirë mbi jastëkët e rërës…
Ashtu të përqafuar na u ndez sërish zjarri në gji,
Kujtonim kohën e shkuar të rinisë me nostalgji…

Eh, sa ëmbël flladi detar trupat tanë i ledhatonte,
Ashtu të përqafuar fort gjumi po na kaplonte…
Ti në vesh më pëshpërisje: Ah sikur të ishim të rinj,
Koha iku, vërtet u plakëm, por s’u venit kjo dashuri…




SIKUR DO NDAJMË QIELLIN E TOKËN…

Pse miqësinë e fillojmë të pastër
dhe padashur të tjerët ofendojmë?…
Pse s’merremi vesh me njëri-tjetrin,
Kur një gjuhë flasim e kuvendojmë?…

Ne shpesh grindemi për hiç mos gjë
Dhe zgjatim sherrin sa tundim botën
Urrehemi kot dhe nuk flasim me zë,
Sikur duam të ndajmë qiellin e tokën…

Fjala e bukur “Demokraci” o miqtë e mi,
Tek ne u kuptua gabim dhe po e keqkuptojmë.
Ne duhet të ndërtojmë vendin, jo me anarki,
Duam që fëmijët tanë në jetë, të triumfojnë!….


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari
» Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari
» Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari
» Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: