Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Teuta Osmani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Teuta Osmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Teuta Osmani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Teuta Osmani   Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Mar 15, 2014 9:12 am


Poezi nga Teuta Osmani




Poezi nga Teuta Osmani Teuta10

Teuta Osmani







NJË,...



Një album jete ,çdo ditë e jetuar.
Një stinë viti,nuk më ka munguar.
Një ditë prej dashurie,unë kam ekzistuar.
Një orë më shumë,dielli mban pa perënduar.
Një ëndërr çdo natë ,shije më ka dhënë.
E nesërmja nga sot,larg m'ë është dukur përher.






HIJA E VETMUAR



Dalngadalë zhduket hija e vetmuar,
Përvec ëndrrës së parë ,ndër sy.
Ikën dhe nata me hënë zvogëlohet,
Dhe ditës i pres ,pafundësin.
Dhe yjet u mblodhën,
Me heqjen e guvertës ,natë.
Mbi to shpalusur ,një vello e re ,
Ngjyrë e artë.
Dhe më, hijes nuk i duket gjurma
Ajo shkel mbi të paqënën,
Ndoshta vdes në rrugët e mija ,..
Si të ish ,e pajetuar ....si të ish, e pahënë.








NJË DITË DASHURIE



Një ditë dashurie ,më puthe, më perqafove
dhe më the ,të dua për grua,
dhe unë me një zë të thash i dashur ,
prej teje gjithcka pres ,ti je për mua,
dhe që atë ditë mendoja vellon e nusëris,
kur cdo vajzë e ka ëndërr ,e dëshir
por erdhi dita, ti më rrëmbeve
në krahët e tua, si mbretëresh
ti me vure kurorën, me lule që kishe mbledh
aty ,në lëndinën ,ku loznim përher.
dhe më, unë nuk ëndërroja , vellon e bardhë të nusëris
as fustanin si gjithë të tjerat ,nuk e vesha kurrë
të dukesha si pëllumbesh, apo si flutur.
por në fakt, nuk më duhej
sepse ti më vure ,një kuror më të bukur
ti me vure uranin për vello me yje,te qëndisur
ti për mua je i pari ,që dashurova dhe ky qiell, që ëndërroja
nuk dua vello, e as fustan, kur për mua është, lumturia gjithcka...








PËR TY NËNË


Mallin që kam për Ty Nënë
nuk mund t'a shpreh
ajo fle, e rënkon me mua
ditët dhe netët, kur s'je
Ti nuk di ,seç vuaj për Ty
se malli ,nuk do të thotë shumë
për mua ,Ti je unë
prej teje, lëngoj fjalët nën gjuhë
unë me Ty, kam shumë për të Të thënë
sa, zemra ndonjëherë më therr
kur pa Ty ,nuk kam qetësi
as të flas ,për hall e gëzim
unë Ty të kam larg
paçka se me mua, Je në gjak
më mungon dora jote
të më thuash Tuçi ,..prap
Ti nuk di,se sa vuaj
kur dua të qaj
të më shikosh lotët mua
e ti formosh, varg
Ti nuk di se jam e gjitha
nga trupi Yt më tret mall
më vjen në zemër zjarr
të thërras e të bërtas
oh moj Nënë, sa shumë të dua
e di se dhe Ty ,të mungoj në krahët e Tua
Ti nuk e di, sa here qaj mbi fotot e Tua
dhe fëmijëve i tregoj, per fjalët e Tua
për mallin ,jeten dhe për puthjet e Tua...,oh moj NËNË.








Shkoni në drejtim të diellit


Udhës e nisur, që në mëngjes,
Me ëndrrën e natës, në shtrat e lash.
Me sytë të zgurdulluar, eci kuturu,
Dhe nuk di nëse ,do të gjej udhë.

Drejt një agimi ,që sapo nis,
U zgjova për tej ,larg së errësirr'.
Dhe këmbët zbathur ,më ishin mpirë,
Nga të ftohtit, seç më kanë ngrirë.

Dhe kjo udhë e uruar ,
Ku do më shpjere, të mjerës mua?
Dhe kur kujtoj, të vij në vete ,
Ah, seç me ra, një pikë vese.

Kish ardhur, një tjetër stinë,
Kur çelin lulet ,në lëndin.
Dhe unë me vrap, filloj të ndjek,
Rreze dielli ,t'i bëj flet.

Bashkë me to ,unë u ngroha,
Por dhe udhën, ua tregova .
Ajo ish e diellit, agim ,
Sa bukur ndjehesha ,në fluturim.

Dhe ju o të mirë ,shijoni ëndrrën time,
Shikoni sec sjell ,kjo stinë.
Ëngjëj ,lule dhe udhëtim,
Shkoni drejt diellit ,që kur lind.

Aty do të shihni dhe perëndim ,..

Nis kjo udhë, e bukur për mua ,
S'ish ëndërr, por zgjuar...






KJO NATË



Më rrëmben kjo natë, si të ish magjistare,
Më kap me kthetra dhelpre ,si dinake.
Më tërheq nga vetja ,më zhvesh nga ndjenjat,
Më mpin me të kafshuarën ,si te ish vampire.

Më rrëmben kjo natë e heshtur
Drejt errësirrës së pagjurmë,
Ajo është e egër ,si për të huajin.
Më rrëmben edhe pse s'dua,në ëndrrat e saja ninull,
Me gjuhën e saj të pakuptueshme,këngën e saj thurr.

Dhe kjo natë e gjatë ,e paharritshme ,
Me ëndrra që filli si dihet.
Më ngushton gërmazin ,ma bën fije
Dhe bëj të bërtas ,të zë kuje,
Ajo m'a mbulon gojën, me të sajën hije.

Dhe më rrëmben kjo natë, deri në fundin e saj ,
Deri sa të ndizet një dritë ,dhe pastaj.
Ajo më lëshon si të vdekur ,..përtok ,a në shtrat ,
Veç kur ngrihem ,..hap sytë, dhe ja ,ja tek jam gjallë.

Ajo më braktis me vetdije ,sepse e di se kjo natë përsëritet,
Me të ikur e famshmja dritë ,hije të mos mbërrijë.
Kjo natë e llahtarshme me hijet kuvendon ,
Dhe ëndrrat e mizorshme ,diç' i vajton.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Teuta Osmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Sahit F. Osmani
» Poezi nga Teura Osmani
» Poezi nga Teuta Dhima

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: