Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Teuta Osmani EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Teuta Osmani EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Teuta Osmani EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Teuta Osmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Teuta Osmani Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Teuta Osmani   Poezi nga Teuta Osmani EmptyFri Feb 21, 2014 12:14 pm


Poezi nga Teuta Osmani




Poezi nga Teuta Osmani 16044510


Teuta Osmani





JAM BOSH


Bosh jam, kur s’je ti
Nëpër rrugë ku shkoj, nuk di
Nëpër rete, nuk kam udhëtim
Nëpër male të shkoj ,të ulërij
Bosh jam ,nga të thellat ndjenja
Si nuk jam, me të humburën
Si nuk jam, me të pabesën
Bosh jam, nga të larmishmet kujtime
Qorre u bëra ,që kur ike
Syte e mija i vajtoj
Se nuk durojnë dot
Bosh jam unë ,në shpirt
E ç’të të them ,..më ulërin
Ka humbur gjurmë e nuk di
Ku t’a kërkoj ,më thuaj ti
Bosh jam ,sepse s’të gjej
Aty ,këtu një shenje le
Ndoshta gjurmët e mija fiken ,nga marrëzitë e kohës
Nga shiu ,nga era ,nga stuhitë ,e prej dëborës
Ti,.. në do… të jem e mbushur
Nga malli për ty ..të jam lutur
Të të them ,ç’ndodh me ty
Të të pyes ,..prap se di
Jam bosh në vetvete
Dhe nuk di nga vete
Nuk di unë ,..çdo të thotë fluturim ,as mall e as mjerim
E unë jam bosh ,..deri ne vdekje ,..




JU KAM MUNGUAR



Ju kam munguar juve
Si dielli fshehur pas reve
Kur nisin retë e zënë hapesirën

Ju kam munguar juve
Si hëna kur humbet yjet

Ju kam munguar juve
Si flaka që nuk ndizet ,
Në cigaren e mykur

Vërtet ,unë e di ku jam
Edhe juve
Nuk dua të bëj zhurmë

Si shtrëngatat e kohës rrëmbyer
Nuk dua të jem as rrufe
Të përplasem e të djeg

Nuk dua të jem as diell
Kur e mbuloni sepse ju vret

Nuk dua të jem as hënë
Sepse për të më kanë zili

Nuk dua të jem as kohë
Sepse më bëni te lig ,..

Nuk dua të jem e munguar
Ndofta jo nga juve

Por sepse edhe unë jam vonuar
Sepse ju,kur zgjoheni, unë jam para syve





Eh ç’kërkoj?



Dhe tani unë jam vetëm
Vetëm pa njeri
Nje trishtim më ka zaptuar
Ndoshta dhe se di

Për pak ,jam ulur ,
Mbi tryezë
Në dorë mbaj ëndrrën
Dhe në sytë kujtes

Në shtratin e heshtjes
çarçafët fëshfërijnë
Një homazh bëjnë ,
Në errësirrë

Ku janë të shkretët
Trupat në liri
Përse rrini të ngrira
Në morg ju kanë mbirë?

Ku janë të shkretat ëndrra
Që gjallë mbajnë njerin?
Ku janë të bukurat trupa
Dhe rrinë si statujë?

Dhe tani vetëm
Une jam ne trishtim
Eh ç’kërkoj ?
Jetën e kujtuar në sytë
Nga te pagjumurit ,
I mbyll

Eh ç’kërkoj?
Kur nuk flasin ndjenjat ,
Nga të vdekurit ,

Une e gjallë në shpirt

Në trup e ngrirë
Jam vetem në shpi ,..

Dhe më duket ,murg




Pa dashur



Fërkova sytë
Përgjumur
Fshiva ëndrrën
Tek shikoja
Ty
Qërpikët m’u kthyen
Gjëmba
ç’mu desh mua
Të ndërroja
Shikim
Tek shikoja
Stinë

Tek shikoja
Një yll
Ja me këta
Dy sy
ç’mu desh mua
Të të fshija
Me këta duar
E mbyta
Gjumin që sapo
U zgjova
Padashur
U nis
Kjo histori ,
Kjo ëndërr
Mrekulli
Ashtu padashje
Më ike ti
Një ëndërr
Le të mbetesh ti






MË SHUAN



Sot më shuan
Etjen për të pirë
Më shuan dritën e syve të mi
Më shuan yllin që më ndrin
Më shuan fjalët e poezis
Më shuan emrin tim
Shuan cdo gjë që kam kujtim
Më shuan mua ëndrrat
Më shuan diellin të dashuroj
Më shuan yjet të ëndërroj
Më shuan ditët të jetoj
Më shuan gjithcka tënden
Ndofta mua që ekzistoj…






NDEZA NJË ABAZHUR


Ndeza një ambazhur në dhomën time
Sapo gjumi më kish marë
Sytë hap menjëher
Në mendime u zhyta ,
Si do bie unë të fler thash


Të të shohë në ëndrra ,
Të flas në to,
Por ti prap s’përgjigjesh
Më vjen të shoh ,..
Ç’farë dite ,..do jetë dhe sot ,


Kur natën nuk e shtyj dot
Kur errësirën e largoj,..
Kur yjet janë zënë me re
Kur hëna është e vogël sot


Bëj të më zërë gjumi ,..
Dhe prap më zë mall
Malli ditës që iku
Ashtu pa të parë


Më zë malli të flere ,
Se nuk dua në ëndrra të flas
Ti je i gjallë dhe jo i vdekur
As në hipotez të të kisha vrarë


Dhe tani u bë vonë ,..
Kokën në jastëk s’po e vë
Ndoshta për ëndrrën sic thame ,
Nuk dua të më zërë





Si mund të ndryshoj


Unë nuk ndryshova kohë,as ditë
Nuk ndryshova as histori,dhe as një kujtim
Unë jam e vetmja për ty
Si mund të ndryshoj këtë dashuri
Si mund të jem ndryshe,kur nuk do ti
Të jem e kësaj jete ,me ty ka rëndësi
Të jem e dashuruar,me hënë me diell
Ti je për mua një e vërtet
Pra si mund të ndryshoj unë,
Stinë apo ditë ,as diell e as dritë
Si mund të ndryshoi unë për ty
Kur ti më the vet,je për mua, lind…






TË PABES


Sa provokime ka jeta
Në ëndrra dhe në realitet
M’u zgjua në sytë e mi e vërteta
Hile s’i kam kujt në besë
Sa mashtrime duan të bëjnë
Njerëzit që errësirrë kanë banes
Nuk shohin dritën diell
Por vec të keqen kanë në prehër
Ata nuk dinë ,ndoshta të flen
Varrin presin të jetë e tyre fole,..






‘A nuk më thua?’

A nuk më thua c’kërkon nga unë?
Nuk më thua pse ti vallë
Më shikon ,më flet e më përqafon
Kush je ti vallë,që më rrethon ashtu
Sikur të jesh diell ,dritë ,apo c’farë?
Kush je ti vallë që më kërkon e s’më le të dal
Por ngrihesh me mua ,hamë e pimë bashkë?
Kush pra vall kush je?
Më thuaj ,ah sa më ke vrarë
Kush je të lutem ,më thuaj,..
Pse c’kujtove se unë të vras?
Ah të lutem mos më lodh
Nga ëndrrat e mija ti mos më mungo
Dua t’a di edhe pse s’të shoh
Dua të dije ku je vallë?
Thuam pra se skam nete e dite
Të të kërkoj ,.
Kush je ti
Ah mos gjë ti je jeta ime ,..që të kisha dikur atje larg?
Ah po më thuaj të shkretën se s’më le të flej
Pa më thuaj unë jam ajo që ti më sheh
Dhe unë e kërkoj?
Ah ja ku jam ,.atje të pash ,nën hije ,nën diell ,.
E në prag
Ti je pragu i jetes që më vjen vërdall?
Ti po, ti je ,..je e imja ,..je ti jetë që më ke pranë?…






BABUSHIT TIM


Babushi im ti sot mbush 85 vjec
Mbi dhe, të desha të rrish me mua
Të flasim të kuvendojmë si burrat
Ti ike para dy vjetësh
Dhe më duket sikur të kam humbur një shekull
Ndoshta ti nuk flet tani
Por me mua je përdit
Ti je në kujtimet e mia ,në ëndrrat e mia
Ti je ngado që ditën kur më the goc
Goca jote është aty ,..aty ku rend cdo ditë
Ti vjen e ulesh me mua gjunjë më gjunjë
E më këshillon me fjalët prej ari të tuat
Ti je i madhërishëm baba
Ty nuk të zëvëndëson asnjë në këtë bot
Ti je cdo gjë e imja si më parë
Dhe tani,..dhe kur isha e vogël
Ti më thërrisje me një emër të bukur
Që aq shumë e desha
Dhe ndihesha e lumtur
Ti më përkëdhelje me ledhatoje
Dhe më thoshe je cupa ime e pleqëris
Dhe tani unë lot hedh per ty
Kur më ike ashtu
Nuk më le të të them prit
Se me kishe dhënë një premtim
Ti e more me vete atë
Dhe nuk të bëra zë
Ti më premtove dhe jetën
Se pa ty kurrë nuk do isha bërë
Unë sot po gëzoj nje jetë
Larg vendit ku më le
Ndoshta të kisha thënë
Babush prit se do të marr
Por ti krahët m’i preve ,
Kur më the se nuk mundesh
Por më the unë këtu do të mbetem
Por ti vazhdo rrugën,..
Oh babush sa gëzohem që po të flas
Një letër po të dërgoj duke qarë
Lotët e mia le të jenë për ty
Rreze drite dhe mall nga unë
Gjithmon kam dashur të të shoh ,..
Por s’mundem jam larg
E di që më dëgjon
Unë për ty një tufë lule do dërgoj
Në ëndrrën tënde ,të më shikosh
Mua tani mu mbuluan sytë
Nga lotët për ty babush
Më fal që s’jam aty pranë
Sa mall kam të të puth,..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Teuta Osmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Sahit F. Osmani
» Poezi nga Teura Osmani
» Poezi nga Teuta Dhima

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: