Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Myrteza Mara EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Myrteza Mara EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Myrteza Mara EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Myrteza Mara

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Myrteza Mara Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Myrteza Mara   Poezi nga Myrteza Mara EmptyThu Jun 25, 2015 9:16 am

Poezi nga Myrteza Mara 10606411

Poezi nga Myrteza Mara




TRINJAKËT


E përcjell diellin deri në perëndim
Duket si ajo vajza në puthjen e parë
Pas tij më fluturon një psherëtimë
Duke u ledhatuar ëmbël mbi valë!

Qyteti im i ka perëndimet e bukura
Ashtu si ëndrrat në atë gji të ngrohtë
Këtu kultivohen plantacione të puthurash
Këtu dhe dallgët shijojnë si lotë!

Ninullat e këngës kanë lindur nga detet,
Kurorat thuren me degët e ullinjëve
Këtu marin zjarrin edhe tërmetet
Këtu është “Parlamenti i Perëndive”.

Por perëndimet e diellit, mbi të gjitha
Janë si prelud i simfonive të jetës
Perëndimi i bukur, e bukur dhe dita
Binom hyjnor, teorem’e së vërtetës!

Kështu e përcjellin, në qytetin tim
Kryemikun e zjarrtë të Universit
Edhe kur dallgët mbarsen me stuhinë
Dielli, Vlora, Deti - trinjak të planetit!




PAS ÇDO FURTUNE



Grindemi shpesh, si teh vetëtime,
Siç grindet era me flokët e vjeshtës
Grindem me ty për një “thërrime”
Era oshëtinë sikur është orkestër.

Çdo grindje, dihet, e ka një shkak
Edhe erën e nxit, patjetër, një fuqi
Kur unë grindem mar edhe flakë
Dhe era, si unë, shndrrohet në stuhi!

Ndodhin dhe shembje, ndodhin çudira
Këputen degë, shkulen dhe rrënjë
Grindjet e erës prodhojnë stuhira
Grindjet tona shndrrohen në këngë!

Duhen stuhira, duhen gjëmimet,
Ndryshe toka bëhet shkretëtirë
Pastaj vijnë lotët, vijnë ngashërimet
Ne edhe era si dy miq të mirë.

Shkaku i grindjeve janë dashuritë,
Janë sherret e stinëve edhe në qiell
Ndoshta grinden edhe perënditë
Se pas furtunës ka shi, s’ka më erë!




MËRGUAR LUTJET


Brenda skeletit të kornizës,
së dilemës së vjetër,
shtuar grindjet
me orët e lodhura të jetës.

Varret bymehen
nga dhimbjet e gurëve,
postulatet e zverdhura të apostujve
arratisen
pas akrepave të shekujve.

Në muret e mykur të shpirtrave
vetëm klithma të grisura,
pas hijeve mërguar lutjet!...

Oh, sa kafshime
shiten për puthje!





FALEMINDERIT QË JE


Ti më thua e para “mirëmëngjes”,
Dhe “natën e mirë” ti e fundit
Edhe zjarrin e zjarrit ti e ndez
Ti më përhumb në lëndinat e gjumit.

“Ditën e mirë” dhe “mirë se të vish”
Dhe gazin e përcjelljes nga ti e mar
Je ti e para që m’i deh sytë me dritë
Ndaj edhe rruga më bëhet e bardhë.

Je ti që m’i lidh duart rreth qafe
Dhe ma heq lodhjen si me magji
Me një filxhan pimë të dy kafe
Duam të ndihemi dhe pak fëmij!

Me emrin dhe shpirtin tënd
Kam lidhur gjithë fijet e jetës
Çdo fjalë e jotja më bëhet këngë
Me ty ngjit shkallët e së vërtetës!

Përherë jam lutur në sy të qiellit
Kërkoja gjysmën e vetes, munguar
Tani që të kam si ikonën e diellit
Ndihem me krahë për të fluturuar!!

Faleminderit që je! Nuk di pa ty,
Në do kish ajër dhe dritë kjo botë,
Ndoshta s’do dija ç’është një dashuri
Pa ty, edhe të dua, nuk jetoj dot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Myrteza Mara
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Myrteza Mara / Poems by Myrteza Mara
» Poezi nga Myrteza Mara
» FQINJA E VOGËL / Poezi nga Myrteza Mara
» Cikël poetik nga Myrteza Mara
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: