Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Myrteza Mara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Myrteza Mara   Fri Aug 14, 2015 9:02 am




Poezi nga Myrteza Mara




NËSE NJË DITË


Nëse një ditë të lag shiu i trishtimit,
Nën ombrellën time ka vend përherë.
Aty do i gjesh gjithë "puthjet e kujtimit",
Dhe shpirtin tim muzeum me pranverë!

Nëse një ditë do të duhet një urë,
Të kalosh pa frikë detin e brengës,
Mos u mundo, varkë bëhem unë
Gjoksndezur shkrijmë dhe ajzbergët.

Nëse një ditë do të humbas kënga
Trokit tek muza ime e vjetër
Veç, të lutem, mos m'i zgjuaj ëndrrat,
E vetmja pasuri që më ka mbetur!

Nëse një ditë do të duhet një qiell,
I pastër si lotët e tu kristal,
Eja, pëshpëritmë lehtë mbi mermer,
Për ty do e le jetim atë varr!





VAJZAT E QYTETIT TIM


Vajzat e qyetit tim i ngjajnë detit
Të ëmbla si vala, të serta si shkëmb
Ato janë muza e këngëve të poetit
Maten me palmat, sfilojnë nëpër këngë.

Vajzat e qytetit tim-shtatë ngjyra ylberi
Verbojnë sytë e shtretërve të ëndrrës.
Puthen me detin, lahen me rreze dielli
Dhe netëve krihen në pasqyrën e hënës.

Dallëndyshe në ajër, pulëbardha mbi ujë
Dekori më i bukur në syt’e këtij qyteti
Diell plotë shkëlqim edhe nëpër muzg
Kurora ulliri mbi “kurorë të mbretit”.

Vajzat e qytetit tim janë si flutura
Të lehta, verbuese, ngjajnë si imazhe
Netëve ndriçojnë, xixëllonja të bukura
Gjurmët e puthjeve si yje-tatuazhe.

Ndaj Zoti e pagëzoi me emër vajze,
Me emër dashurie e thërret qytetin tim!
Nga vajzat është bërë si gjoks dallge
Sfinks i rilindur-Vlora- për dashurinë.





KU KA SI LOTI



Janë ngushtuar rrugët edhe nga makthet
Ngë klithmat e heshtjes verbuar shtigjet
Por mua më duhet të kalëroj me hapat
Më pret një zemër dhe zjarri që s’fiket.

Nuk jam Uliksi, vonuar nëpër luftë
E di rrugën drejt kështjellës epike
Çirçet s’më joshin me verë e me bukë
As kënga e sirenave me harpat magjike.

Penelopa ime s’end pëlhurë në tezgjah
Ajo shikon të heq ndonjë rrudhë malli
I gufon kraharorin nga dallgët me krahë
Dhe pret t’i jap shkëndijën zjarrit.

Shtrati i dashurisë mbi rrënjët e një zemre
I ka rrënjët thellë, si dielli në univers
Ndriçuar i tëri me kaltërisnë e një ëndrre
Ngado të shkojmë aty marrim jetë.

Enden fantazmat në zgavrat e natës
Shkëlqejnë verbueshëm si vetëtimë
Po ku ka si puthja me yjet e flakës
Ku ka si loti që ndriçon dashurinë!





DHE SIKUR NJË ÇAST


Ajo buz’e saj, buz’e ndezur prush
Yjet rënë nga qielli si gjerdan në gushë.
Në pasqyrë të syrit i pash edhe shpirtin
Zot, o Zot im ma bëj një çast vitin!

Shtrat bëje dhe qiellin që të vdes dy herë
Në muzën e vargut do çelet pranverë
Do rënkoj dhe deti, dallgët bëhen valë
Zot, të lutem shumë, mos ma shuaj zjarrë.

Digjmë në buzë të saj, le të bëhem hi
Nese nuk është ëndërr do jet një magji!
Dhe sikur një ças të jetë vetëm ëndërr
Do lutem për të me shpirt e me zemër!

Se ja vlen të rrosh edhe për një çast
Të digjesh me puthje, të dehesh me flakë.
Nuk beson poetin kush s’e ka provuar
Po s’je pak i çmendur, s’je i dashuruar!





IKI UNË, APO VJEN TI?


Iki unë,
apo toka rrëshqet
nën këmbët e mia
me hapat e murgut?
Shikoj që është ecje,
por pikat e horizontit
më ngatërrohen keq,
busulla nga veriu
unë rend drejt jugut!

Atje është pikëtakimi
i këngëve të shpirtit,
janë zanat e orëve të arta.
Atje kryqëzohen
pesë stinët e vitit,
psherëtimat bëhen gonxhe,
ëndrrat dehen nga nata!

Iki unë,
apo vjen ti
mbi lisharësen e gjysmëhënës,
veshur buzëqeshje perëndie?...
Kot pyes,
unë do vazhdoj në ecje
drejt jugut
mbi shina lumturie!

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Myrteza Mara
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: