Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 SHTËPIA MBI KODËR / Tregim nga Erjon Muça

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça Empty
MesazhTitulli: SHTËPIA MBI KODËR / Tregim nga Erjon Muça   SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça EmptySun Apr 26, 2015 3:37 am

SHTËPIA MBI KODËR  /  Tregim nga Erjon Muça Erjon_10

Tregim nga Erjon Muça



SHTËPIA MBI KODËR



Si jemi ne njerëzit! Sa më shumë që mendojmë se kemi arritur të kuptojmë thelbin tonë, aq më larg tij jemi! Mendojnë se kemi evoluar, duke bërë hapa përpara por ndërkohë kemi bërë po aq hapa prapa. Dimë të shprehemi, të lexojmë, por ndërkohë kemi harruar të dëgjojmë. Jo thashethemet apo qortimet e lëvdata që na bëhen, por zërat e natyrës që na rrethon.
Po, po! Të natyrës, madje edhe gurët e shtëpive flasin, mjaft të ndalësh e t’i dëgjosh.
Këtë po mendoja tek shihja shtëpinë mbi kodër. Unë e njoh mirë historinë e saj, prandaj e kisha më të lehtë të dëgjoja çka do më thoshte.
Ajo ishte shtëpia më krenare e lagjes: e sundonte atë nga maja e kodrës, me vështrimin nga perëndimi që përskuqte gjineshtrat e kodrës përballë. Aq madhështore ishte sa ia prishi mendjen njeriut që shkoi për ta parë që ta blinte.
Ah njeriu! Ai ish rritur jetim dhe ish larguar çunak nga fshati i vet i lindjes. Tek largohej, linte në fshat dy vëllezër më të vegjël: më i vogli kur e ëma dergjej e akullt në shtratin e vdekjes, i ngjishej me uri gjirit të saj të ftohur.
Ai erdhi në qytetin D dhe rinisi një jetë të re, u martua me një vajzë dhe dalëngadalë nisi të sillte në qytet edhe dy vëllezërit: i të cilëve tashmë ndihej si baba. Ndoshta ishte mungesa e shtëpisë atërore që e shtyu njeriun e mirë të blinte shtëpinë mbi kodër. Ajo ishte e përkrye mbi kodër, nën hijen e akacieve dhe të panjave mes aromës të luleve dhe të barit të lagur.
- Do marrim një kredi!- u tha vëllezërve dhe ashtu bënë. Ajo, shtëpia e ëndrrave, u bë e tyre.
Ai u dashurua me atë shtëpi ndaj nisi ta stoliste si të ishte një kështjellë. Sakrifikoi gjithçka për t’i ndërtuar një avlli, me mur mbajtës që atë shtëpi ta bënte të dukej si të ulur mbi një piedestal. I bëri një kopsht të lulëzuar, ku kishte pemë frutore të të gjitha llojeve, madje kishte edhe një nespull, që ai e mbolli për të bijën. Caracës së madhe në qendër të oborrit, tashmë i bënin shoqëri edhe dy kumbulla kokërr vogël.
Ajo nuk ishte më vetëm shtëpia mbi kodër, por shtëpia kështjellë mbi kodër. Dhe ajo ndihej më krenare se kurrë. Dukej sikur qeshte e bukura ndërtesë, pasi që nga mëngjesi deri në darkë nuk reshtnin së gumëzhuari zërat e fëmijëve.
Gjithçka dukej sikur po shkonte më mirë sa s'ka më, por ja që asnjëherë nuk është ashtu siç duket.
Zoti, natyra, apo edhe kompozimi kimik i trupit njerëzor, i dha atij njeriu të mirë, një vuajtje të madhe, që përfundoi me vdekje. Kushdo që e njihte atë njeri, ndihej keq kur mendonte se si mund (quajeni si të doni) ti jepte një krijese kaq punëtore dhe fjalëpakë një fat kaq të tmerrshëm. I gjori njeri vdiq pak më shumë se pesëdhjetë vjeç dhe atëherë u duk sikur edhe shtëpia ndihej më pak krenare dhe madhështore, por e mbante sërish veten ngaqë nën çatinë e saj jetonin pasardhësit e atij njeriu të mirë. Pak kohë më pas, edhe vëllai tjetër pati pothuajse të njëjtin fat me të parin: edhe ai ndërroi jetë pak më shumë se pesëdhjetë vjeç. Sërish shtëpia u mbajt, por edhe për shtëpinë po afroheshin ditët e rënda.
Jo shumë kohë pas vdekjes së dytë që muret e saj kishin ndjerë në të gjitha poret e gurta, njerëzit nisën t’i largoheshin, thua se ajo shtëpi mbarte një mallkim të tmerrshëm.
Dikush ndërronte muret e saj me të një pallati e dikush tjetër me muret e një tjetër shtëpie përdhese. Ajo, shtëpi e mrekullueshme mbi kodër, nisi të dukej më e dëshpëruar, sikur një mplakje disa shekullore po i rëndonte mbi çati.
Më pas erdhën ditët e emigrimit dhe njerëzit e shtëpisë nisën të largoheshin përgjithnjë, njëri pas tjetrit, për një jetë më të mirë, në vende të huaja, larg, shumë larg shtëpisë mbi kodër. Do nisnin një jetë të re në të tjera shtëpi duke paguar qira, duke punuar nga nëntë deri në dhjetë orë në ditë, për të jetuar më mirë.
Këtë gjëmë shtëpia mbi kodër nuk e duroi dot, ndaj dhe plasi. Iu plasarit suvaja, iu përkul çatia, madje edhe gurët e murit mbajtës ju çanë. Atë e kishin braktisur që për të do të thoshte vdekje, por pa e kallur në dhé.
Tani që po e shoh, pas shumë kohësh më vjen të qaj. Ajo nuk është më një shtëpi e qeshur. S’ka më atë rrezatimin e mrekullueshëm kur dukej si një zonjë e ulur mbi një kolltuk. Tani ajo i ngjet një plaku të vetmuar, të braktisur, madje edhe nga Perëndia, ulur mbi një divan të vjetër, këmbëthyer. Të çarat i ngjajnë rrobave të një lypsari që pret vdekjen pa as më të voglën shpresë. Ajo duket si një relikte e keqtrajtuar, pjesë e muzeut të madh shqiptar, të braktisjes...
S’ka faj e gjora shtëpi, nën të s’ka më zëra fëmijësh që qajnë apo që qeshin, por vetëm minj, mace dhe zogj të egër gjejnë strehë nën çatinë e saj, gati në të rënë.
Ndoshta atë e viziton edhe shpirti i atij njeriu të mirë. Ndoshta ai i pëshpërit se askush nuk e ka braktisur. Pasardhësit e tij shumë shpejt do të kthehen për të banuar përgjithnjë nën çatinë e saj dhe ajo si dikur, do t’i kthehet jetës.
Shtëpia e mrekullueshme mbi kodër.

Pisa 20-04-2014
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
SHTËPIA MBI KODËR / Tregim nga Erjon Muça
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Erjon Muça
» Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça
» Poezi nga Erjon Hamdi Muça
» Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça
» Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: