Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Bilall Maliqi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Bilall Maliqi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Bilall Maliqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Bilall Maliqi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Bilall Maliqi   Poezi nga Bilall Maliqi EmptySat Apr 11, 2015 11:51 pm


Poezi nga Bilall Maliqi 13673_10

Poezi nga Bilall Maliqi



DHEMBJE TË PALUARA

(Qerim Arifit)



I

Dhimbjet tua u paluan në raftin e kohës
Mbështjellur me klithjet e djersitura
Përdit gufonin bashkë me lotët e vakët
Lagnin fytyrën e njollosur të motit të nxirë
Urna ngelej hapur me kapakun e braktisur
Për t’i gëlltitur vuajtjet e dergjura të vegjëlisë


II


Dhembje të trishta shpërthyen në strofullën e vetmisë
I mbaje në shpirtin e trazuar sa e sa herë të trishtuar
Para syve të tu pikturoheshin skena të përlotura
Nëpër sofra ngjyhej me lot kafshata e mjerimit
Pikëllimi rritej si ngrehinë e lartë në zemrat e përvëluara
Në maje të saj varej ndërgjegjja e pist e Parisë

III

Në shpinë të hamallit të lodhur ngarkuar ishte skamja
E këngët shtrydheshin në balada e vajtime të trishta
Urna me grykë të hapur s’e përbiu dot mjerimin
As vargjet tuaja si ngushllim për lypsarët e zverdhur
Gjinjtë e nënave të shterrura ishin nga uria
Britmat e fëmijëve në djep nuk i ndalnin as ninullat e zbrazura

IV

Vuajtjet e poetit shtoheshin nëpër kthina të shpirtit
Shtrirë në reparte mantelbardhët s’ia kuruan dot dhembjet
Ato rriteshin me ujët e lotëve të pikëllimit
Si frym(a)mëzimi për vargërim të mallit të përvuajtur
I dashuri im poet, urnës i ka humbur kapaku
Ajo rrin hapur edhe në shekullin e dështimit…




DRITHËRIMË


34.

Yrnek mori nga i ziu
u shumua në shumësi

shumë herë pika ndërroi

puthi në dorë çdo mbretëri
i zi ngeli deri n’përjetësi…


35.

Zalisem nga malli për ty
Kur ecje gjurmëve të humbura

me maje flokësh
i lidhje në gërshetë pjesët e ndara

si shekullin me shekull pabesia

netëve futë në dritë qiriri
heshtja kallet flakë

e damarëve të kohës
vrullshëm rrjedh gjaku i zi…


36.

Zhvatësi çdo ditë ndërron lëkurë
porsi shlliga rrënojave të kullës
në shuplakë të tokës zhulos etninë
zhurit nëndheshëm skeletët e heshtur
venit njomësinë e shpresës së (ri)lindur
medet…përdit
zhvatësi na e zhvat nga një copë shpirti
*zhulos, e fëlliq, e ndotë…




KËTË DITË


Arsyeja
Sot u kot në fytyrë të ditës

Emri në krye
E rëndoi vargun e lodhur

Në ballë të heshtjes
Një pikë çuditëse

Dhe... si për habi

Kjo ditë u ngatërrua
Në katrorë të numrave...




PRES NJË ËNDËRR


(S)pres një d(r)itë
Të më dritësoj
Agimin e zënë peng nga terri

T’ua ndali zërin kukuvajkave
Të çororditura

E krrakamave të korbave
Mbi çatitë e shtëpive të boshatisura

Shlligave që sillen përreth

Tumave të mbushura me kafka plisash
Pres një ëndërr të dal nga gëzhoja

Të zgjëndërrohen hapat e kthimit
Nëpër rrugët e ikjes përrallore.





LYPSARË DASHURIE



S’i lypsarë të kërkova
Shesheve të boshatisura

Edhe në faqet e shtypit
Kërkova humbjen tënde

S’ka asnjë fill gjurme

Në mos guxosh të vish
E dashur
Bëhu së paku hije
E ma sill trupin tënd të lumnuar

Se imi shpirt për ty digjet
Zemra përdit përvëlohet

Unë do të ngelem
Prapë lypsarë dashurie
Deri tek gjurmët tuaja të fshehura.




NË STACIONIN E MONOTONISË



Si t’i kuroj fletët e shprishura të dhembjes
Në mbarim të kësaj bardhësie

Kur ngricat e ngrira cepave të shpirtit
Pikojnë strehëve të mallëngjimit

S’i të pres në stacionin e monotonisë
Si anonim mes hijesh të ngatërruara

Kujtesa për një çast e mundi harrimin
Një shpresë e vetmuar u var në ballë të pritjes
Të pres siç të prita brenda lëkurës së vetmisë

Derisa të shkrihet e gjithë kjo bardhësi
E t’i zbulojë gjurmët tuaja të humbura.




LISI MBETET LIS

(Qerim Ujkanit)



Frymën ta përbiu mordja
Por jo fjalën e pagëzueme

Lisi do të mbetet lis
Me rrënjë vargjesh të lëshuara

Hija nuk do të këputet
Mbetet në përrallën e erërave

Errësira pa nda lëshoi mëkatet
Në shuplakën e tokës së rënduar

Fjala e tij shëroi shumë plagë
Shprishi mallin e dashurisë së fjetur

E poetit frymën ia ndali mordja
Por vargjet i ndezin përditë kandil drite.





KUR MË DEL PËRPARA



Më humb zemra
Kur më del përpara

Si nëpër vrimë gërfyelli
Zëri e përbinë tingullin

Më laget shikimi
Si me qenë në thellësi deti

Kur më del përpara

Shpirti më dridhet
S’e gjenë dot qetësinë

Për një çast
Heshtja e zgjon heshtjen

Pastaj i tëri tretem
Nëpër sumbulla djersësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Bilall Maliqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Bilall Maliqi
» Poezi nga Bilall Maliqi
» TRIMI U SHKRI NË TRIMËRI - Beg Rizajt / Poezi nga Bilall Maliqi
» Poezi nga Bilall Malqi
» ZËRAT E DETIT SHKASIN BUZË DRITËS / Poemë nga Bardhyl Maliqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: