Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Bilall Malqi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Bilall Malqi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Bilall Malqi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Bilall Malqi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Bilall Malqi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Bilall Malqi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Bilall Malqi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Bilall Malqi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Bilall Malqi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Bilall Malqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Bilall Malqi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Bilall Malqi   Poezi nga Bilall Malqi EmptyFri Nov 15, 2013 11:24 am


Poezi nga Bilall Maliqi


Poezi nga Bilall Malqi Bilall10

Bilall Maliqi


(SH)PRISHE


1.

E shprisha një çast kujtesën
Hapa koren e timit almanak

Sakaç e gjeta portretin tënd
Të vizatuar nga piktori plak
Në takimin e parë 

E ndjenjat u shprishën

Çasti iu var mërzisë 
E lotët plasën gurin e dhembjes

(10 nëntor 2013)


2

Me vello të përhirtë
U mbështjell qielli

Moti u (sh)prish

As dielli nuk zgërdhihet
Nga lartësia

Nuk ka as buzëqeshje

E në sytë e tu u pikturuan
Pika të shiut vjeshtak

(11 nëntor 2013)


3.

Nëpër shkallë gurësh
Eci këmba-këmbës

Më tej shprishet lodhja
Forca matet e çmatet

Ende qëndroj vertikal

E për të mbërritur në cak
Më duhet ndihma jote…


4.

U (sh)prish ëndrra
E së martës
Akrepat u puthiten

E tikë-taket
Dymbëdhjetë herë
Trokitën në portën e ëndrrës

Heshtja u trazua 

E skenë e mbetur e dashurisë
Nga muzat
U kuqëlua me perde të rudhur

(12 nëntor 2013)



5.


Mos rri e ngujuar
Si në mbështjellës vetmie

Prishe gjumin e heshtur
Dil kokë e trup nga ajo lëkurë

Thith pak ajër dashurie

E dy largësitë e ndara
Ti bashkojmë në një pikë

(13 nëntor 2013)
Top of Form


6.

Tingujt e shprishur
Të kitares së vjetër

Më fusin në barkun 
E emocioneve 

Fluska malli
Ngriten ngrehinës 
Së shpirtit

Dëshirë e (për)flakur

Për rishikim
Të ëndrrës së vjetër

(14 nëntor 2013)



7.

(Sh)prishet qetësia e natës
Nga erëlehta puhizë

Nën ombrellë të ftoit
Buzët puçen 
Deri në pikë zjarrmie

Përzihen ndjenjat e shprishura
E ofshamat lëvizin gjethet

Nga lart hëna grimcon terrin
Dritëson sht(r)atin 
E sjell dëshmi për këtë dashuri

(15 nëntor 2013


8.

Edhe në sht(r)at të natës
Nuk i shtrihem qetësisë

Futesh shpesh në ëndërr
Pa trokitur 
E ma tremb gjumin

Ma çel udhën
Për t’u futur në aktin e parë

E guri në skenë
Më shprish dhembje

Medet 
Dashuri me pika loti
Edhe në ëndërr


9.

(Sh)prishen e ngjiten magjitë
Nëpër varëse të kohës së nëmur

Përbirohen si nëpër vrimë gjilpëre
Degëzohen udhës së fatit të r(z)i

Në besë e mbrojtje të Galancias 
Dashuria i nxit kërkim për takim

E frika le të mbyllet në dhomë vetmie


10.

Ngado që të shkoj
Këmbët më kthejnë tek ti

E ti prishe murin e heshtjes
Hapi rrugë buzëqeshjes 
Kaherë të munguar

Shkyje perden e përhirtë
Para syve

Fute mallkimin
Në pellgun e lotëve

Unë ngado që të shkoj
Jam me hijen tënde
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Bilall Malqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Bilall Maliqi
» Poezi nga Bilall Maliqi
» Poezi nga Bilall Maliqi
» TRIMI U SHKRI NË TRIMËRI - Beg Rizajt / Poezi nga Bilall Maliqi
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: