Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

February 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728    
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Bilall Maliqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Bilall Maliqi   Fri Aug 14, 2015 8:27 am




Poezi nga Bilall Maliqi




URREJTJEN E MBYLLE NË DRY

(Dr. Flora Brovinës)



urrejtjen e të tjerëve e mbylle në dry
hullive të kohës mbolle veç dashuri

faqet e zisë i shndrrove në bardhësi
robërinë e leckosur e shkrive në liri

Mat e çmat heshtja më ishte boshësi
prapa grilave përdit zgjohej një trimëri

Bimë e zezë kudo lëndinave kishte mbirë
thirrje Kosovës të dal nga kjo faqe e nxirë

stinës së fundit ia këpute një Luleborë
për t’ia thurrur të kuqes liri një kurorë.





FSHIHI LOTËT


në mes kokrrave të syve
dua të shkrihem

e ti fshihi dy lotët
diku në skaj të kapakëve mbyllës

mos t’i shoh ato pika të vakëta
tek rrjedhin faqeve të skuqura

s’e do t’më ligështohet shpirti
qofshin të nxitur edhe nga mallëngjimi.





SHTRATIT TË VETMISË



(për)mbi mallin prush të ndezur
qielli me mbulesë të zezë
shiu veç sa nuk rigon

as ombrellën s’e hapa dot
kjo përcëllimë nuk shuhet me lot
por nga piklat e fryera të reve

ditët maten me termometrin e kohës
tonat kujtime si zjarr kallen
e brenda freskisë së natës shuhen

nën hijen e gjethit të gjelbëruar
i bluaj ngapak kokrrat e mallëngjimit
dhe i molisur shtrihem shtratit të vetmisë.





E ZHVESHA MALLIN


E zhvesha mallin nga lëkura e rudhur
pritja ulur ishte në ulësen vetmitare

u tha edhe loti vijëzave të faqeve
e takimi ngeli në itinerarin e ardhjes

sot e zhvesha shikimin nga perdja e errësuar
sa për të fiksuar vertikal në pikën e takimit.





MALL I TRAZUAR



Me hirin e mallit të djegur
i mbulova fërkemat e ikjes

për një r(ç)ast pushimi
deri në hyrje të ëndrrës së parë

aty të shkrehem e të dënesi
përvajshëm me lot mallëngjimi

kur mërzia për ty më shtohet
eci nëpër gjurmët e harruara

mas fërkemat e zbuluar nga era
lidhem qetësisht me orientin

dhe me fletën e gjethit ombrellë
e freskoj dashurinë e rilindur.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Bilall Maliqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bilall Maliqi: Bisedë me poetin Nehat Ramizi
» Bilall Maliqi: Legjendat, promovime të denja të letërsisë gojore
» Bilall Maliqi: Intervistë me drejtorin e bibliotekës ''''Mehmet Jusifi'''' Preshevë, z. Hamdi Fejzullahu
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: