Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Ramiz Kuqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Ramiz Kuqi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Ramiz Kuqi   Poezi nga Ramiz Kuqi EmptySat Mar 21, 2015 10:23 am

Poezi nga Ramiz Kuqi 46492_10

Poezi nga Ramiz Kuqi




POETËT


E duan qiellin pa re të murrme
Edhe shiun kur toka digjet
Nga dielli në verë
Poetët
S'janë njerëz prej shiut
Kur shtrijnë shuplakat në mesnatë
Mbledhin vargje nëpër stinë
Janë zëra zogjsh nëpër kohë
Poetët
Biografi dhembjesh nëpër vargje
Për një fjalë kapërcejnë dete e dete!
Poetët...





STINË E RE


Mbi qepallat e stinës së re
Zëra zogjsh mbi këngë
Koha
Këmishën e ka shkopsitur
Dielli
Ngroh fjalën e lodhur
Lulet
Mbi sintagmë shkronjash
Udhët gumëzhijnë
Në horizont hapa të rinj
Qeshu qeshu
Zog në qiellin e lirë!





KAQ VITE



Flas me fjalën në mesnatë
Në çdo stinë dukem si fëmijë
Kërkoj nga ajo të më jep më shumë
Ëndrra të bukura, mall nëpër sy
E kaq vite si s'u grindëm kurrë
Po mbetëm në vargje miq të vjetër
Si lis në këmbë e dallgë nëpër det
Kokëfortë e s'deshëm asgjë tjetër
Kaq vite ecim nëpër udhë të fshehura
Stinësh me gjoks hapur si nëpër zjarr
Kokën lart nëpër kohë të mugta
Botës së re t'i bëhemi fanarë!
Kaq vite?





MEDITIME



Një tufë letrash rrinë mbi tryezë shkrimi
Që shpesh natën rri zgjuar mbi fjalë
Si tufë zogjsh që do marrin qiellin
Kujtim netësh në strehezë mall

Mbrëmjeve buzë detit shëtis i vetmuar
E sodis detin thellë e më thellë
Një valë në breg më bie mbi gjoks
Ëndrrën time e seç ma këndell

Erë e lehtë brigjeve të fjordeve më ndjek
Si një hajn i stërvitur ndër stinë
Zogjtë shpërndarë nëpër degë pemësh
Vijnë me zëra cicërues si drithërimë

Një tufë letrash rrinë mbi tryezë shkrimi
Në sy pranverën e vështrojnë
Një këngë të re mbi këto brigje harrimesh
Valë vale nga gjumi e zgjojnë?





RRI MEJTUAR



Kur heshtja bie
Si spirancë në thellësi deti
Rri mejtuar
Kjo fjala ime sonte
Natë
Mbi brigje kujtimesh
Rri mejtuar?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Ramiz Kuqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Ramiz Kuqi
» Poezi nga Ramiz Kuqi
» Poezi nga Ramiz Kuqi
» Poezi nga Ramiz Kuqi
» Poezi nga Ramiz Kuqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: