April 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | | | | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
| | VALEVITJET E FJALES | |
| | Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: VALEVITJET E FJALES Fri Oct 05, 2012 3:35 am | |
| Shkruan:SHABAN CAKOLLI
"VALËVITJET E FJALËS" RAMIZ DËRMAKU
BIBLIOTEKA Letërsi Shqiptare Këshilltar editorial:
Nexhat Rexha
***
Redaktor:Skënder Zogaj Recensent:Pal Sokoli Korektore:Adriana Tabaku Lektor:Liman Zogaj Ballina:Laura Rushani
***
Ky libër del në dritë në Bukuresht,në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë
Krijimi i poezisë dhe artit përgjithësisht kushtëzohen ,nxiten dhe motivohen nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,gjithësesi është në funksion më të thellë estetik.Poezitë e Ramiz Dërmakut,janë përmbledhje poetike të botuara në mërgim,ku letërsia në mërgim nuk mund të jetë ndonjë letërsi tjetër,me ndonjë privilegj më tepër se ajo në atdhe,vetëm se është një përpjekëje për të kaluar kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh,në përpjekëje gjëthnjë për të kaluar përtej këtyre muresh që na i ngritën veprat e së kaluarës.Poeti i mërgimit bartë në supe dy barra të rëna;mallin dhe hallin e atdheut dhe pllakosëjen e rëndë të mërgimit.Poezia jonë filloi të kultivohej në kohë të vështira,kohët kur nuk kishim vend të i këndonim dhe vargëronim dashurive,kohë kur pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore,shkatërrim gjaku,gjenocid,masakër,shpërbërëje e njeriut,kombit,përpjekëje pushtuesish të na humbin tradita,doke e zakone,shkatërrim arti,kulture,letërsie,mbjellje paditurie e shumë poshtrime që na i solli pushtuesi,janë tema qenësore të trajtimit dhe zbërthimit të poezive të Ramiz Dërmakut,të nxjerrura nga dhembja e thellësisë së shpirtit.Ramiz Dërmaku si shumë të tjerë krijues dhe veprimtarë kanë lindur,janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave,por me pushkë,penë e mençuri,aftësi organizative,vendosmëri,shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese.Ishin këto kohë të vështira kur duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë,krijues,poet.Të bëheshe poet atë kohë duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba,të hulumtoje,rrugëtoje,kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin gjendëjen tënde shpirtërore,pikëpamjet ndaj jetës,ndaj botës qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës.Ramiz Dërmaku ka nisur këtë rrugëtim të poezisë i ri,kur lexoja disa poezi të tijë zemra më bëhej mal ,si ky bashkëvendas përmes vargjeve me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe.Asnjëherë më mirë se tani,nuk e kam njohur poezinë e tijë domethënëse,se kur e kam tani në tavolinën e punës,me një përmbledhëje të kompletuar"VALËVITJET E FJALËS".
Të bëhesh poet nuk është diqka e lehtë,duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar,me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve,për të u shprehur dhe për të u thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata. Të dijshë të vargërosh,do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur;gëzimet,hidhërimet,dashuritë,vuajtëjet,të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës,edhepse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekullira,po që nxitë dashuri,frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj......Të jeshë poet duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë,dhunti këto që veprimtari kombëtarë,mësuesi gazetari,publicisti dhe poeti Ramiz Dërmaku,i ka pasur nga fëmijëria.Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare,për pregaditjen teorike,aftësitë organizative,shëmbëlltyrën,përkushtimin dhe guximin e Ramiz Dërmakut do të duhej shumë kohë dhe hapësirë,ne shkurtimisht po japim:
SHËNIME PËR AUTORIN
Ramiz Dërmaku vjen nga një familje fisnike me rrënjë të lashta të atdhetarizmit shqiptar. U lind më 10 nëntor 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish Kamenicë). Gjashtë klasët e para të shkollimit fillestar i kreu në vendlindje, ndërsa dy vitet e fundit në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogoshtë. Tre klasët e gjimnazit (drejtimi gjuhësor), i kreu në Hogoshtë, ndërsa vitin e fundit në Dardanë. Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e mesme. Pas kryerjes së gjimnazit regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (dega e Biologjisë), në Prishtinë. Gjatë vitit 1981 ishte student i vitit të dytë. Sipas shtypit, “Ky aktivist i dalluar i diasporës sonë, e fillon bisedën me fjalë të qeta, i rradhit ngjarjet, aksionet, mbledhjet, tubimet, protestat, demonstratat, porsi fletët e një romani.” Ngjarjet e 11 dhe 26 marsit, si dhe ato të 1 e 2 prillit, jo vetëm që i ka përkrahur, por edhe ishte pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në to, si pasojë e së cilës e larguan nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, duke e përjashtuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në demostrata. Falë sjelljeve dhe angazhimit të tij, Dr. Dervish Rozhaja do t’ia bëjë të mundur të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë (grupi Biologji-Kimi). Ramiz Dërmaku është autor i një biografie të bujshme e të dhimbshme. Vargjet e para i ka botuar në disa gazeta që delnin në Perendim (Liria dhe Zëri i Kosovës).
Gjatë kohës së studimeve në Gjakovë, së bashku me disa shokë, ishte duke i bërë pregatitjet e fundit për ta kremtuar njëvjetorin e ngjarjeve të vitit 1981. Më 9 mars të vitit 1982, do t’a arrestojë në banesën e tij policia dhe organet e sigurimit të Gjakovës. Pas torturave të shumta që pat pësuar në burg, me procedurë urgjente iu shqiptua masa e dënimit me dy muaj burg të rëndë, me pretekst për fletoren e Anatomisë ku i kishin gjetur dy vjersha që ua kishte kushtuar ngjarjeve të vitit 1981. Katër vjet punoi në arsim. Pas daljes nga burgu, ndjekjet dhe interesimet informative shpeshtoheshin. Duke e parë se jeta për çdo ditë bëhej më e vështirë, gjendja politike acarohej, për t’i shpëtuar më të keqes, detyrohet të emigrojë në Zvicër, ku pat fat të stabilizohet. Gjatë qëndrimit të tij në Luzernë, merr pjesë aktive në protesta dhe demostrata, ndihmon shkollën plotsuese shqipe në diasporë, bën orvatje për ta unifikuar mërgatën tonë. Pasojnë provokimet dhe persekutimet psikologjike kundër bashkëshortes së tij nga ana e klyshëve të sigurimit komunsit, që kërkonin që sa më parë të kthehet burri i saj në Kosovë, duke e gënjyer se pastaj do t’ia japim pasaportën.
Me kalimin e kohës gjendja shëndetësore e saj u keqësua, kurse Ramizi vendosi të kthehet në Kosovë. Posa arriti ilegalisht në shtëpi, forca të mëdha policore dhe njësia speciale e arrestuan, ia demoluan shtëpinë dhe e dërguan të lidhur tek kryeshefi i Policisë në Dardanë. Pas një bisede informative, kur e pa po e ndiqnin dhe tentonin t’ia marrin pasaportën, largohet për në Zvicër. Të nesërmen, organet policore serbe ia rrethuan shtëpinë dhe pas demolimit të saj ia marrin veturën duke u thënë familjes se kur të vijë Ramizi, ne do t’ua japim veturën. Pas disa muajsh, organet e SUP-it, në krye me spiunin Moma, shkojnë në shtëpi dhe ia marrin edhe veturën tjetër me tabela të Zvicrrës. Veturën e parë e morri pas 9 muajsh babai i tij, ndërsa tjetrën kurrë më nuk e pat parë. Merr pjesë si organizator, së bashku me familjarët e tij, në ngjarjet e vititeve 1990-91. Katër vjet punoi pranë Shkollës fillore “Skënderbeu” në Shipashnicë të Epërme, si arsimtar i Biologjisë. Në gusht të vitit 1986 ia ndalojnë të drejtën për të punuar në arsim. Në shtator të vitit 1992, kalon në ilegalitet, dhe në mungesë të tij, gjykata serbe kishte vendosur që të ndiqet penalisht. Në protesta, asokohe morri pjesë aktive Ramiz Dërmaku me dhejtra shqiptarë të tjerë që përbëjnë lëndën e një portreti për intervistë. Ditën e fundit të protestave, të gjithë protestuesit, nga të gjitha fshatrat, pasi ishin tubuar në Roganë, vendosën që ta thejnë kordonin e policisë e të marshojnë në drejtim të Dardanës, mirëpo nuk arritën. Prandaj, të gjithë protestuesit shkuan në këmbë nga Rogana, duke e kaluar lumin e Roganës drejt fshatit Bllatë, Topanicë, Koretin.
Por, ndërmjet Koretinit dhe Berivojcës ishin stacionuar forca të mëdha policore, të pregatitura edhe me mjete transporti (pizgauer dhe tanksa). Demostruesit e thyem kordonin e parë të policisë, i cili ndodhej mbi Koretin tek Lapidari i dëshmorëve të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës nga fallanga serbe. Mirëpo, policia për t’i penguar demostruesit që mos të hyjnë në Dardanë, filloi ndaj protestuesve të përdorë gazin lotësjellës, i cili u pengonte. Në anën tjetër nga shtëpit e shqiptarëve në Koretinë, demostruesit furnizonin me djathë, qepë dhe bukë. Pasë një lufte ballëpërballë me forcat policore, që zgjati mbi një orë, të lodhur e të rraskapitur nga shiu, kthehen për në shtëpi. Me 17 shtator të vitit 1992, për t’i shpëtuar ndonji dënimi apo izolimi, Ramizi emigron në Ravensburg të Gjermanisë. Bëri kërkesën për strehim politik, dhe organet kompetente gjermane brenda një kohe të shkurtë do t’ia njohin të drejtën e qëndrimit në atë vend. Që nga ditët e para ra në kontaktet me disa aktivistë të LDK-ës, pranë filiales së kësaj dege në Ravensburg. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1993, do të zgjidhet anëtar i kryesisë së aktivit të LDK-ës në Ravensburg. Mirëpo, gjatë kohës sa ishte veprimtar aktiv i kryesisë së kësaj dege, së bashku me shokë tubuan ndihma të mëdha materiale, humanitare, veshëmbathje, duke e ndihmuar shkollën shqipe në Kosovë, Univerzitetin e Prishtinës e të Tetovës, organizuan protesta e demostrata për internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Në vjeshtën e vitit 1994 mbaheshin zgjedhjet në LDK-ës, pra edhe në aktivin e Ravensburgut.
Në kuvendin themelues të BISHM-im, zgjidhet anëtar i kryesisë së BISHM-it, dhe zëdhënës i mjeteve të informimit. Që nga 15 janari i vitit 1995, e deri më 7 Mars të vitit 1996, do të pranohet bashkëpuntor i gazetës “Zëri i Kosovës”, që botohej në Zvicërr. Nga data 12 maj 1997, do të fillojë punën si gazetar tek gazeta kombëtare “Bota sot”, bashkëpunëtor i së cilës është sot e kësaj dite. Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Gjermani, organizuan tubime të panumërta me mërgimtarë (madje edhe me gjermanë), të cilët i njoftonin me gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova, si pasojë e kolonializmit dhe barbarizmit serb. Mbajtën edhe tryeza te rrumbullakta, siç ishte ajo në Singen, ku nikoqir ishte Klubi Shqiptar Kosova, në krye me atdhetarin, strategun e artit luftarak dhe themeluesin e bërthamave të para të UÇK-ës, Agim Çelaj.
Në atë tryezë arritën që për herë të parë t’i ulin së bashku të gjitha subjektet shqiptare që vepronin në diasporë. BISHM-i organizonte tubime me mërgimtarë nepër klube, shoqata, dhe orvatej ta unifikonte diasporën shqiptare në Gjermani e më gjërë. Anëtarët e kryesisë së BISHM, duke e patur Ramiz Dërmakun anëtar i kryesisë dhe zëdhënës i mjeteve të informimit, së bashku me gazetarë tjerë, pos që mbanin tubime me mërgimtarë, mbajtën shumë takime me deputetë të Parlamentit gjerman dhe të atij europian, me kryeredaktorë të gazetave gjermane, me rektorë shkollash e univerzitetesh, me gazetarë të mediave të shkruara dhe atyre elektronike. Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM), falë punës së pa lodhur të Ramiz Dërmakut, arriti të depërtojë dhe të intervistojë edhe deputetët e Parlamentit gjerman dhe të atij europian, falë edhe prof. Azem Ajvazit, i cili gjatë takimeve tona me deputetët e parlamentit gjermanë luante rolin e përkthyesit. Organizata e tyre ishte kyçur edhe në aksionin humanitar “Ndihmë për Kosovën”, nga i cili aksion tubuan mbi 30 tonë veshmbathje, medikamente, vaj etj.
Kohën më të madhe, Ramiz Dërmaku me aktivistët e tjerë ia ka kushtuar mbrojtjes së fëmijëve nga asimilimi, duke bërë orvatje që të hapin sa më tepër shkolla shqipe. Kontributin më të madh e ka dhënë duke shkruar shkrime të cilat kishin për qellim unitetin dhe bashkimin e mërgatës sonë. Gazetat apo revistat ku unë ka shkruar gjatë asaj kohe janë: “Rilindja”, “Bujku”, “Bota sot”, “Jehona”, “Mërgimtari”, “Zëri”, “Koha”, “Kosova press”, “Zëri i Kosovës”, “Zëri Ditor”, “Dardania”, “Gazeta Java”, “Republika” etj. Është prezent edhe në web-faqet Zemra Shqiptare, Albania Press, Pashtriku.org, KosovariMedia, Revista Drini, etj. Ramiz Dërmaku ka qenë pjesëmarrës aktiv dhe shpeshherë edhe organizator i protestave, demostratave, peticioneve, ekspozitave, tubimeve informative, jo vetëm me shqiptarë, por edhe me gjermanë. Ai është shqiptari që e ka ndihmuar vazhdimisht e me besnikëri, fondin e 3%-shit si dhe ate të UÇK-së. Valëvitjet e fjalës është vëllimi i parë i tij poetik, pas të cilit pason botimi i një serë veprash të reja me vlera publicistike.Për librin poetik"Valëvitjet e Fjalës" në brendi ka stolisur një parathënie tani ylli i shquar i letërsisë z.Baki Ymeri,kanë dhënë mendime kritike z.Muhamet Hoxhaj dhe poetja Miradije Gashi,të cilat janë për të i mbështetur dhe falemnderuar,meqë unë i nxitur nga krenaria për librin e bashkëvendasit tim Ramiz Dërmaku,më duhet të hedh dritë mbi shtytjen për të cilën e nxiti vendasin tonë z.Dërmaku për të u bërë poet.
Ramiz Dërmaku i takon një treve me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare.Rogana e Dardanës,vend ky ku u lind,u burrërua Ramizi,gjëthnjë ka pasur dhe ka burra të shquar dhe veprimtarë.Atë botë të fëmijërisë së tijë Ramizi po rritej nëpër odat ku tuboheshin vendasit e tijë të mençur që bisedonin për çështje të ndryshme të jetës.Ai po rritej në mesin e këtyre veprimtarëve të mençur,të cilët rrëfenin për historinë kombëtare,trimërinë,mençurinë,qëndresën,burrërinë,stoicizmin,besën,nderin,dashurinë kurse mes tyre njomaku Ramiz Dërmaku mirrte brumosëjen e frymëzimeve.Megjithatë në këto treva atëbotë ishte ngarkesë padrejtësishë,përndjekëjesh,burgosjesh,mbi shqiptarët e këtyre trojeve që ushtronte hegjemonizmi i monarkisë sllave.Kjo vuajtëje mbi njerëzit e tijë,qëndresa e tyre për Ramizin u bënë tema qenësore të poezive të tijë.Ramizi vargëroi vargje protestuese,u dha frymë,shpirt e ritëm,jo tani,por nga vegjëlia.Pavarësisht që libri"Valëvitjet e Fjalës" tani sheh dritën e plotë të botimit,Ramizi nga vegjëlia fitoj njohuri nga letërsia,lexoj shumë dhe fitoj dhunti të dalloj të bukurën nga e shëmtuara,kur i zotoi këto fitoi edhe guximin për të shprushur shpirtin,shprushje kjo që u bë burim nga i cili u valëviten vargjet e Ramiz Dërmakut,u pasuruan me figura poetike,metafora,simbole e tj...... Pra;libri Valëvitjet e Fjalës,është libër i prushit të madh poetik,ku jipet mesazh i fuqishëm mes të cilave poeti pastron shpirtin poetik,zhveshë fytyrat e shëmtuara në shoqëri,përmbysë zhgënjimet,zgjon ëndërrat,nxenë shpresat e shpirtit dhe njerëzve për rreth. Ramiz Dërmaku shquhet ndër krijuesit e devotshëm tek i cili shkrimi dhe leximi ishte dhe mbetet pasion i tijë,dashuri e shpirtit të tijë,mënyrë e të jetuarit me të cilin jeton në të njejtën çati,ku përmes vargjeve të gëdhendura stolisë dhe ndritë mendimet e tija. Më duhet të përshëndes mendimet kritike dhe ato të parathënjes të cilat poetin Dërmaku e quajnë poet me moral ideal,identitet,dinjitet dhe personalitet.Vetëm të tillët e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit,që dijnë mes valëvitjes së fjalës të i vargërojnë lashtësisë sonë,martirëve të kombit filluar nga Skënderbeu,Jasharajt,Gërvallajt,Fazli Grajqevcit......me një përjetim të ndjenjës së shenjtë.Libri i Ramiz Dërmakut është libër historiko-kombëtarë,i pasuruar me tema historike,me personazhe që kanë hyrë në historinë tonë më të re,duke i shtuar krenarinë kombit.Libri i Ramiz Dërmakut"Valëvitjet e Fjalës" ka të shënuara me vlera të larta artistike të cilat kohët nuk mund të i zbehin që ruajnë në zemër emrat dhe kujtimin e pa harruara të atyre që bënë historinë,krenarinë dhe lavdinë e kombit.Vargjet e Ramiz Dërmakut janë vargje që frymojnë atdhedashuri,bashkim,krenari dhe njerëzi.Janë vargje me një gjuhë të çiltër, shprehëje sinqeriteti, vargje të gdhendura me një sistem figurativ të dendur.Ramiz Dërmaku del një krijues me ndjenjë dhe mendim të sinqertë,edukues dhe frymëzim brezash.Ramiz Dermaku mbetet poet dhe veprimtarë i devotshëm i çështjes kombëtare,i cili veprimtarinë atdhetare e stërviti në atdhe dhe ilegalitet,bashkoj në çështjen madhore faktorin kombëtarë të emigracionit të ngrisin zërin kundër shtypjes,vrasëjeve e shpërnguljeve të shqiptarëve nga forcat serbo-jugosllave,punoi në senzibilizimin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur shqiptare në ish-Jugosllavi.Ky intelektual i kohës moderne shquhet si krijues dhe veprimtarë i cili pasuroj letërsinë tonë me një plejadë bijë të kombit që shtuan krenarinë tonë kombëtare.Poetit të atdhedashurisë z.Ramiz Dërmakut i urojmë shëndet dhe shumë libra të tjerë.
| |
| | | | VALEVITJET E FJALES | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|