| PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:23 am | |
| JEHONA E SHEKUJVE
Aty pran trotuarit rrokaqielli përgëdhel yjet më poshtë nën hije purgatori tenda e fshehur e mallkimit
Në guvën e shpirtit
Në guvën e shpirtit
Shpresa – ylber amshimi ngrihet hark në qiell nënë të cilin rrjedh lumi i amshimit
Kush është ai trim që mund ta kapërcejë harkun e fatit të vet që poemën e vet ta dëgjojë për së gjalli | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:24 am | |
| UNË DHE MALLI
Tërë natën bashkë unë dhe malli
na mbyti halli i kësaj jete jallane
Kur s’kam gjumë fare ndez një cigare brengat t’ kthej në tym | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:24 am | |
| DROJA
Druaj se djalli me xixa stralli na vizaton yllin midis balli
Vijnë pastaj hijenat t’i grisin pelenat e foshnjeve të palindura .
Këta klysh popi soji e sorrollopi që të pijnë gjak populli shekulli s’i ngopi
Në këtë rreth harkor të rrugëtimit mizor vetëm lëmshi i fatit na mbeti në dorë | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:25 am | |
| FJALA E HUMBUR
Mbeta pa fjalë a ditën kur jam nisur në jetë rrugëve të paruugë në dritë e mugë
Në guvën e shpirtit ndryer është qe një shekull e betuar nën dritë qiri para ikonës sate liri | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:25 am | |
| E GJATË KJO NATË
Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet
Në dhomën time qielli i ka ndezur fanarët të mos tremben qelizat që tajisin lëngun e jetës
të gjatë shekujt që flejnë dhomat flejnë qytetet sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët bëjnë qarqe, nëpër vargje të regjur si gëzofet shkrihen në vuajtjet e popullit. | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:26 am | |
| E NDIEJ HUMBJEN
Viti shkel vitin pesha bie pingul në shpirtin tim tretur në mërgim
Një pjesë e diellit m’ është shkëputur nga qielli i bebëz nga hija e lotit tim derdhur në dhe të huaj
Nëse unë s’ kthehem hija ime do të bredhë trotuareve të nbotës pas mallit tim
Për çdo natë e bëj nga një shtegëtim në mendje për në shtëpi për amanetin e nënës para se të japë lamtumirën pranverave të ikura pa kthim | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:26 am | |
| HALL MBI HALL
Turma shkojnë turma vijnë mbijnë si bari i keq në faqen e blertë të globit
Prej shekulli në shekull kërkojnë lëmoshë trotuareve të fatit
Trokasin në portë të hapur kastat luksoze të ngopura parfumnesh të një biznesi të ndyrë | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:27 am | |
| ORA JONË
Gjurmë pas gjurme bjeshkë pas bjeshke na ndoq sopata shpatën nëpër shekuj
Këtu varrë e atje varrë më bëhet shpirti mulli ere në skëterrë pas skëterre deri kur të bredh me bredh kështu,o shpirti im? nga të palarat e botës pelim
Këtu s’ jam atje s’më lënë, o nënë
qenia ime e ndarë në dysh në udhëkryq | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:27 am | |
| E BUKURA MORE
Moj e bukura More si të lash, e më s’të pash si të lash, si të lash si të lash, e më s’të pash (popullore)
Ec nëpër të kaluarën për ta gjetur të ardhmen ëndërro shqip, frymo shqip o Arvanit
Hy kalabrisht i dehur mendimeve arbërisht e jetën vazhdo prore e dasmën bëje pleqërisht
Edhe varrin hape me E bukura More
Rro sa malet me dhembjen shkëmbore buzë detit me shikim të humbur nga e bukura More | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:27 am | |
| TY QË PO VJEN
Në këtë botë erdhëm njëlloj me rregullat e ngurta të natyrës
A lejon natyra pamjet me dy fytyra
Njëri maskë laraskë në atë degë të fatit që çukit kokrrat e inatit
Me kurriz për murriz tjetri kruan unazat e shekullit | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:28 am | |
| LAMTUMIRË
Tërë kohën u rropate për këtë jetë bajate ndërtoje kulla prej letre rrokaqiej e pallate
Atë që bëje ditën rrënoheshin brenda nate
Falë të qoftë o miku im ky mashtrim | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:28 am | |
| MORT
Të etur për gjak këta barbarë edhe në ëndrrat e tyre hapnin varr
Po nga varri i tyre s’ do mbijë as fije bari vetëm ndonjë gjethe ançari mund ta sjell era nga shkretëtira | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:28 am | |
| KËNGË NË DARDANË
Metush Krasniqit
Në Dajkoc e në Dardanë anembanë këndohet një këngë përjetësie
Këndon bilbili maje lisit për një legjendë që e lindi fisi
Këndojnë në kor shkëmbi e lumi duke rënë nëpër fushë për shqiponjen e Krasniqes në qiellin e kuq të Kosovës | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:29 am | |
| KOSOVËS
Kosovë copë fushe e Edenit me përmasa ëndrre me qiellin përplot shqiponja që ngrejnë qerdhe nëpër zemrat tona | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:29 am | |
| PËR TY DRITË
Flakadan lirie që n driconte nëpër zemrat tona me shekuj
Shekull pagjumësie është ky c’ të bëjmë me ty në cilin qerpik si në shandan të vëmë në cilin qiell të bebëzave tona të grisura
Tokë e shenjtëe e Kosovës me këtë florë të kuqe gjaku me xixëllonja stralli që dalë kanë nga nga limfa jonë | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:30 am | |
| NË BRENDI
Këndej gjithë zjarr e andej akull vetëm gjurmë e kthtërave të stinës në xham
Zjarri djeg leckat e stinës së ikur nga fryma e detit të strukur në gjethe bajameje
Një syth ëndrre zënë e ka zogun e bilbilit në kafaz | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:30 am | |
| E GJATË KJO NATË
Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet
Në dhomën time qielli i ka ndezur fanarët të mos tremben qelizat që tajisin lëngun e jetës
të gjatë shekujt që flejnë dhomat flejnë qytetet sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët bëjnë qarqe, nëpër vargje të regjur si gëzofet shkrihen në vuajtjet e popullit. | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:30 am | |
| AS NË JETË;AS NË VARR
Më humbi shoku i shpirtit e zhdukën pa gjurmë këlyshët e ferrit
S’ është askund as në jetë as ndër varre. s’është më hija e tij
Ai s’është askund se është gjithkund duke u dhënë shpirt gurit e drurit | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:31 am | |
| LETRA E NËNËS
Më çoi nëna letër
shkruar më kishte me lotët e saj
Liqe i pafundë dukej pika e mallit që derdhur ish nëpër fjalë
Më shkroi nëna letër dhë një liqe malli e ktheu në avull vetëm me një fjalë | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:31 am | |
| RRUGËS PËR NË QIELL
Sa herë mbi çati na këndonte korbi nëna e mallkonte thoshte: këndon morti
Shenjat e shenjta të krahut të shqiponjës u dukën në qiell dhe në palcën tonë rrymoi liria | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:32 am | |
| ERDHI ORA
Pabesitë e bardha nga shekulli në shekull mallin për liri s’na shuan
Brigjeve të ëndrrave u përplas akullnaja në rropulli u trand liria e ujqërit uluritën e bjeshkët gjëmuan e u trembën majet me dëborë se erdhi ora e flakës së pashuar të zjarrit ilir
Dielli ka shndëritur qiellin e zemrave tona se jehoi zëri i Ademit se Hamza i zu pritën jehut të kushtrimit
i gjallë apo i vdekur i Besëlidhjes së Gjergjit jam për jetë | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:32 am | |
| NË UDHËKRYQ
Këtej vihet andej shkohet rrugët tona s’mund të ritakohen. në brendi shpalos kujtimin tëndin dhe timin i vogël është hapi im pafund veç mall e trishtim. | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:32 am | |
| PËRSE MË IKE
Më ike o mike, me mëngjesin e vjeshtës më le me hirin e mallit të ruajë atë gacë të fshehur të dashurisë
Mbeta në udhëkryq të dashurisë me sy kah qielli duke pritur pikat e lotëve të tu që do t’i sjellin retë ë kësaj vjeshte | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:32 am | |
| E VËRTETA
Kur kreshnikët tanë i hapën hartat atyre në duar iu dogjën kartat
Lartmadhëria mbet lakuriq para pasqyrës u bë gaz i botës karikaturë e gjallë që të bën më lot të qeshësh
Gomari që shtihej ujk mbeti pa lëkurë dhe filloi të pëlliste deri në kupë të qiellit
Vetëm kur në gjyq e depozitoi mendjen u pa sheshit se burri i botës për mburrje e kishte trurin e gomarit | |
|
| |
shaban cakolli
Join date : 03/10/2012
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI Wed Oct 03, 2012 11:33 am | |
| ETIKETA MIRËSJELLJEJE
Atyre iu iu dridhej buza e u kruhej zuza tek flisnin me romuza për luftën e madhe
Urrenin njeri-tjetrin tek i lanin faqet ndërsjellë me pështymën e puthjeve
Biografitë plot akuza kandidatë për biruca që kur lindën nga lluca
Trima para pasqyrës para kufomave dhe dhomave që kundërmonin ligësi | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI | |
| |
|
| |
| PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI | |
|