Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 50 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Natasha Limaj

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 737 artikuj v 634 temat
Sondazh

Share | 
 

 Jeton Kelmendi, ky kalorës i fjalës, meditimit dhe mendimit të lirë poetik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Jeton Kelmendi, ky kalorës i fjalës, meditimit dhe mendimit të lirë poetik    Sun Mar 11, 2012 7:08 am

Jeton Kelmendi, ky kalorës i fjalës, meditimit dhe mendimit të lirë poetik


Jeton Kelmendi

Poezia, si atribut i fuqisë shpirtërore të njeriut dhe shprehja më e lartë e fjalës së përzgjedhur, ngrihet mbi gjithë zhanret e tjera të artit dhe akuartizon si përherë me magjepsjen e saj marramendëse. Brishtësia e fjalës artistike, lojërat me të, beftësia dhe muzikaliteti, grishja dhe ndjenjësia, kompozicioni dhe figuracioni elokuenca dhe flirti shpirtit tejçojnë magjinë e vërtetë të artit. Nëpër këto konture dhe me individualitet të plotë shfaqet forca shprehëse dhe stilistika e poetit të ri Jeton Kelmendi.
Një paraqitje e tillë figurative dhe shumëngjyrëshe shpreh më së miri frymën e lartë artistike të kërij autori, i cili me muzikalitetin e vargjeve, ndërthurjen dhe lojën me fjalët, kuptimësinë dhe mesazhin e dhënë, ka publikuar denjësisht vlerat individuale poetike, por dhe fjalën e bukur artistike shqipe.

“Sa here shëtis brenda
Vetvetes
Të takoj ty
Tek secili udhëkryq
Nga një shenjë e jotja
Nga një dritë e gjelbër
E imja
Në qiell m’ shndrisin sytë e tu”
Kjo shëtitje e pazakonë përbrenda vetvetes, mes mistizmit dhe prognozës që shoqëron qënien njeri, në kuptimin e thellë dhe tejet meditus të përtejshpirtit, sjell flirtin dhe dritëhijet e vetë poetit. “Sa herë shëtis”? -pyet veten autori.Drejt kujt? Ku? Oazeve të shpirtit, qiejve të pasionit, apo nënështrimit të proçesionit të vet, thirrmës emetuse jetë, për të ecur, lëvizur, gjalluar dhe më pas “Tek secili udhëkryq” , atje ku pleksen dhe ngatërrohen të gjitha aludimet me idolet. “Nga një shenjë e jotja / Nga një dritë e gjelbër / E imja , “ Refleksion i plotë i pasqyrës shpirtërore “shenjë e saj”, refleksion i plotë ngjyrash poetike “dritë e gjelbër”, të cilat traskiptojnë estetikë, figuracion dhe muzikalitet. Ky vargëzim shpreh dhe shpalos më së miri ornamentin dhe ejmotivin artistik, por paralelisht shpreh dhe ideimin dhe hapësirën e gjerë të mëndimit.

“Cili njeri
Kish mundur me udhëtue kaq larg
Po e pyes poetin që ishte
Tek e shikoja
Atë që se shihja
Dhe me ferk të mëngjesit
Mbërrita
Të porta e shpirtit
Dy rreze më prisnin
Hej njeri
Sërish u takuam “

Lojëra dhe ndërthurje fjalësh. Kompozicion poetik dhe partiturë muzikale që tërheq, rrëmben dhe befason. Epiqendërzim i njeriut të dyzuar mes egzistencializmit dhe shpirtëzimit, diapozon që vështron tridemisionalisht (+vështrim poetik), të cilin në harmoni me elementët plotësues natyrorë (feksje e ditës së re + rreze drite), ku kjo e fundit paraqitet me rreze shprese dhe rreze jete, plotëson më së miri vetë sugjestionimin tonë. Në fund riciklimiu i gjithë termionologjisë së përdorur mbetet po tek njeriu, tek qënia e deshifruar fizikisht, shpirtërisht, mentalisht, potencialisht dhe relativisht.

“Dy zonja ulur në bar
Më prisnin
Njëra më shfaqej
Si Dielli
Tjetra si Hënë
Kur mbërrita pranë tyre
Sërish ti ishe
Zonja e parë
E dyta
Dashuria”
Elementët parësorë me luajalitetin e fjalës dhe shpërthimet e qënies mbeten të njëjta, gati kostante, të cilat figurisht pasthirrmojnë “Zonja e parë”, dhe jo pa qëllim, sepse thelbi i gjithë këtij referimi është individualiteti, vetëdija dhe kreativiteti botkuptimor që na shoqëron. Elementi lirik “Dashuria” jepet me bukurinë e Hënës, me sonetin drithmues të mbrëmjes, me zjarrin dhe shkrepëtimiën e yjeve,e cila zbukuron dhe thur mijëra ëndërrime.

“Gjithë ky rrugëtim
Për të arritur deri te vetë vetja”

Vargjet e fundit të kësaj poezie përmbyllin udhëtimin mistik, ashti si Dhiogjeni me qiri në dorë, i cili endej në kërkim të njeriut “vetvetes” dhe mes gjithë kësaj harmonie poetike, mendimore, parashtrimi idesh kohore, thyerje konceptesh dhe percepetimi filozofik autori Kelmendi arrin tek vetvetja, tek qëndra e referimit dhe këndvështrimi botës panoramike me sugjestionin dhe refleksivitetin individual, atë të një poeti dhe autori global.

“Si shkohet për tek vetvetja”, shpreh më së miri këndvështrimin filozofik dhe poetik të autorit, hedh dritë rreth konceptit dhe qëndërzimit të botës universale njerëzore, shpreh artikulimin e mendimit dhe drejtëpeshimit të ndërgjegjies që na shoqërondhe veçon, parashtron dimesione të reja referimi dhe zbërthime të thella psiko-analitike si dhe e bën poetin Kelmendi kalorës të fjalës, meditimit dhe mendimit të lirë progresiv poetik.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Jeton Kelmendi, ky kalorës i fjalës, meditimit dhe mendimit të lirë poetik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeton Kelmendi:Si asht e mundun të ANATEMOHET Çun Lajçi?! (Video)
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH
» Flori Bruqi: Ikona e gazetarisë kosovare, Ramiz Kelmendi
» Specat e Kosovës në tregjet e Bashkimit Evropian
» Fjalë të Urta - ISLAME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: