Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Vasil Çuklla EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Vasil Çuklla EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Vasil Çuklla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Vasil Çuklla Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Vasil Çuklla   Poezi nga Vasil Çuklla EmptyThu Aug 11, 2022 2:42 am


Poezi nga Vasil Çuklla 29836410

Poezi nga Vasil Çuklla


Jeta

Më thua jeton
dhe ke harruar, të ecësh.
Jeta është rendje,
rrugëtim dhe jo ndalje
Rrugëtim ndjesish,
në gëzime, në halle...
Para se “gjumi” të të ndalë
dhe të ngecësh
Pak para përshpirtjes,
përgjërimit për falje!


Filizat

Si zgjaten heshtive,
përçast,
në rrit
Të voglat filiza,
tashmë bërë pemë.
Garojnë tu falin,
syerrëtave, dritë.
Dhe s’njohin ditënatë,
as koten, as flenë
Friguar prej frikës
së verrbjes...
S’është mit!


Motër

Nuk e di në ç'mote, lindi fjala Motër...
As kur u fol, për herë të parë, për Të!
Di, se të kesh Motër, je mbret përmbi mbretër
Nuk e di, me ç’thashë, nëse ju thashë gjë...

Jo ti, që ke motër... Ti duhet t’a dije
Por atij që nuk ka, nuk kam ç’t’i them tjetër
Të kesh motër - do të thotë – të zbresë qielli yje...
Sa bota e lashtë, është fjala Motër, patjetër.

Gjithë yjet, janë Motrat, shndëruar në diej!


Heshtje!...

E akuzuan,
heshtjen!
Për komplot e dënuan,
me heshtje!...
Tanimë, s’pipëtin asgjë,
veç heshtjes.
Tanimë,
edhe britma britmon
gjithë në heshtje.
Tanimë buzëqeshja ngrin,
akullnajës së heshtjes.
Tanimë vetë jeta vdes,
vdeknajës së heshtjes.
Tanimë, drithërojnë
dhe vetë heshtjet,
tek rreken të na flasin,
me heshtje!


Mos e vra jetën!...

Nën zhurr dremit toka.
E përvëluam!...
E vramë!...
Por kjo,
për ne Njerëzit,
ka fare pak rëndësi!

Një lulezë vetmuar,
drit-hënës drithëron
I këndon jetës ëmbël,
mes vrastares vetmi

″O jetë, që lind jetë,
dhe mes jetës frymon!″...

Mbi vdekjen guxoj lulja...
edhe mbiu aty!
Lum kush gjuhë lushesh,
di dhe shqipëron!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Vasil Çuklla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Gregori Colbert ( Tunizi) / Shqipëroi: Vasil Çuklla
»  Poezi nga Vasil Tabaku
» Poezi nga Arqile Vasil Gjata
» Poezi nga Arqile Vasil Gjata
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: