Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Mimoza Çobo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Mimoza Çobo   Wed Apr 20, 2016 6:50 am



Poezi nga Mimoza Çobo



JAM GRUA E VËRTETË!


S'mund ta dua burrin,nëse veten se dua,
prandaj i fal detin e syve të notoj i lumtur,
kur zhytet thellësive sinqerisht me mua,
e di në dashuri nuk kemi për të humbur!

Se zemra për të çel lulet më të bukura,
i ujit me gjakun që rrjedh polen të artë,
kur petalet flladiten me rrahjet e lumtura,
e di se ato lule,kurrë s'kanë për tu tharë!

Se për të perëndia më bëri grua të duruar,
dhe pse fizikisht nuk jam e fortë si hekuri,
por kur më rrjedh loti syrit pa u kontrolluar,
e di pas atij loti do ngazëllej buza së qeshuri!

Se arsyetimi i tij është drejtësi për mua,
për mua gruan e jetës dhe nënën martire,
pas çdo sakrifice me shpirt i them;të dua!
E di,se ai mi çel portat e lumturisë sublime!

Se fjalët ungjillore kam trashëguar si grua,
dhe çdo qelizë e imja është e përsosur,
kur me gomën e shpirtit gabimet mi fshin mua,
e di forca e mendjes gjeniale s'ka të sosur!

Se për të thjeshtesia është gjëja më e çmuar,
tek unë e ka gjetur dhe në mendimin e pjekur,
ndaj për të mbaj ndezur dashurinë e bekuar,
e di rrënjët e saj askush s'ka për t'i prekur!




E PËRJETSHME SI YJËSITË



Si reja e bardhë prej diellit jam zhuritur,
diku nën qerpikë qesh deti yt i kaltër,
zhytem si sirenë të lag buzën e djersitur,
fluturoj si pulëbardhë dhe luaj me valët.

Se aty thith shijen e ëmbël të dashurisë,
kripën dhe lezetin ku ngjyej buzën e etur,
pa të bukurin qerpik i vë zjarrin pasurisë,
se ai mi ndezi e ndricojë yjet e pa feksur.

Ah,këta sytë e tu kur fluturojnë medituar,
çaste lumturie sjellin kur kthehen në tokë,
por kur ata sy të çiltër gjallojnë menduar,
shpirti më këputet kur derdhin ndonjë lot.

Se në thellësi të tyre ndihem e mrekulluar,
zbres porsi hëna mbi qerpikun që vallëzon,
dhe pres si një fëmijë të lindin yjet e pashuar,
t’i rrëmbej një nga një paçka se xixëllojnë.

Shpirti të më qeshi,e të më rrijë ëndërruar,
si ëndërrat që ngjallen prej shpresës një ditë,
nëpër krahët e tu të jem femër e dashuruar,
se aty dua të jem e përjetshme si yjësitë.



_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Mimoza Çobo
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: