Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Zyba Hasa EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Zyba Hasa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Zyba Hasa Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Zyba Hasa   Poezi nga Zyba Hasa EmptyFri Jun 12, 2015 10:33 am

Poezi nga Zyba Hasa 11210410

Poezi nga Zyba Hasa




O NJERI...


O njeri,
Beso në një tjetër njeri...
Vishe atë me veti perëndie,
Edhe sikur të mos i ketë ato,
Kujdesu që brenda shpirtit të tij t’i mbillje
Dhe ti vadisësh vazhdimisht,
Gjer ti të kesh mundësi t’i tregosh plagët,
E ai... në mos t’i shëroftë,
S’do të mundë t’i gërvisht....
Gjer atëherë,
Kur ti çmendurisht të qeshësh,
Nga një fjalë që aspak s’të sjell humor,
Po thjesht se pse e thotë ai,
Të bën gazmor...
Gjer atëherë,
Kur ti të qash pa ndroje para tij
Dhe ai të mos të fshijë lotët,
Po të shtërmngojë fort në gjoks,
Të ndihmojë të dalë bashkë me ta dhimbja,
E më pas ta ndjesh veten zog...
O njeri,
Duhet ta kesh një njeri – perëndi,
Kështu do besosh edhe më shumë Zotit,
Dhe Zoti më i lumtur do ish!






NË VLORË DASHUROHEN PERËNDITË



Në Vlorë.... dashurohen Perënditë…
Duke lënë foshnjet e tyre për këtë dhe’,
Nuk reshtën së linduri e së rrituri bijtë,
Po, ç’e do… në gojë të djajve bëhen pre!

Këtu janë ngritur veç strofulla djallëzie,
Me fije hipokrizije dhe thika pas shpine,
Saqë nuk mund të dallojë as sy Perëndie,
Kush është i ligu, e kush ka vlera zengjine…

O Perëndi, që kurrë nuk reshte të na duash,
Ka ardhur koha që s’mjafton vec dashuria,
Foshnjet që lind e rritt… më fort t’i ruash,
Duke u mësuar… se si, përballohet pabesia!




SHKRETIRA E VETMISË…



Të kam pritur gjatë… i mjeri Ti, po nuk erdhe!
Do nisem në këmbë… që kurrë të mos mbërrij,
(Ashtu si Buda shkoi shkretëtirës pas një ëndrre),
Se po arrtita… me mallin që derdhet do të përpij…

Mirë do bësh që të vish… mbi pegaso kaluar,
Në udhëtim e sipër mallin, falja Perëndisë…
Kështu s’do lodhesh, as s’do më lodhesh mua,
Që të nisem në këmbë… shkretirës së vetmisë…





STACIONE SHPIRTI


Dhe ëndrrat janë gjallesa,
Prej tyre, lindin të tjera...
Zhvillohen... treten si vesa,
Duke lënë pas ëndrra të reja...

Ëndrrat nuk janë veç ëndrra,
Lumi ai, që të ëndërrojë diti,
E pse shpesh kthehen zhgjëndrra,
Janë stacione, ku prehet shpirti!





MË MIRË TË QAJA TË VDEKUR


Mëmëdheun kthyer prostitutë,
Tutorët ndryshojnë nëpër shekuj,
Tutorë tanët, tutorë të tyre të huajt,

Më mirë të të qaja të vdekur!
Më mirë të qaja përmbi varr,
Sesa të mos di, ku të kërkoj, TY,
Renda aty, ku ranë të parët tanë,
Thonë: “Këtu nuk është Shqipëri!”

Dhe emri Çamëri zhdukur hartës,
Vorio – Epiri A D N – në vrarë...
As stërgjyshërit s’i shpëtuan flakës,
Pranë kishave greke, rivarrosur ushtarë...

Më i madhi zhgënjim pavarësi e Kosovës,
Vallëzova në shesh si të isha çmend,
Sot nuk kam një plumb t’i bie kokës,
Që brezat e tjerë të zënë mend...

Si është e pavarur kur parlamenti,
Mbushur plot me derra shqipfolës,
Që s’dinë s’e ç’është amendamenti,
Shtatë përlind serbë sundonjës!

Shkoj kërkoj Ty, dhe më përtej,
Ulërin përmbi Ulqin kalaja,
Me kujë qan: “Mëmëdhe... o dhe,
Më mirë të më kishte fshirë murtaja!”

Më trembin krismat e errësirës,
Natën na vrasin... ditën na qajnë,
Na shpallin “heronj” luftënxitës,
Kumanovë – mister i tutorëve tanë!

Kthehem, ku linda e nuk u rrita,
E pse vitet mbi shpinë qëndrojnë,
O vend – varrezë që gropos PETRITA,
E ushqen brez pas brezi TUTORË!

Mëmëdheun kthyer prostitutë,
Tutorët ndryshojnë nëpër shekuj,
Tutorë tanët, tutorë të tyre të huajt,
Më mirë të të qaja të vdekur...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Zyba Hasa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Zyba Hasa
» Poezi nga Pilo Zyba
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: