Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Zyba Hasa EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Zyba Hasa EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Zyba Hasa EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Zyba Hasa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Zyba Hasa Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Zyba Hasa   Poezi nga Zyba Hasa EmptyThu Feb 12, 2015 9:14 am


Poezi nga Zyba Hasa 10428011

Poezi nga Zyba Hasa





PA TITULL…


Nuk jam si femrat që çfarë nuk bëjnë,
Epshet mashkullore ethshëm për të ndjellur,
Me thjeshtësinë time, çfarë s'më kanë thënë,
Je hyjneshë… ngre nga varri dhe të vdekur...

Tjerë më kanë thënë je lule xhehneti,
Po një gjë se dinë që kjo lule s'këputet,
Asaj s'i merr dot erë as edhe mbreti,
Dhe Zoti që e krijoi... përulet....

Tjerë çfarë s’kanë thënë e më thonë...
Jo se i ndjejnë, ato, prej së vërtetit,
Po kush e lexoi Shekspirin, kuptonë,
Elozhet… janë çarku i seksualitetit...

Poetët bëjnë dashuri edhe me ajrin,
Se në ajër është ajo ndjenjë oksigjen,
Për shpirtin e dashuruar për së mbari,
E qetëson… katalizator heterogjen...




KOHA…

Në ditën e tretë të këtij viti,
Pushimet janë më të mërzitshme se puna
Edhe pema e Vitit të Ri, që u stolis ashtu si ëndrrat e një djali,
Për të takuar një vajzë të bukur…
Sot të jep ndjesinë e djalit,
Pasi ka biseduar dhe vajza kishinte inteligjencë zero…
Ka një bukuri të bezdisshme,
E në mend m'vijnë dy vargje poezie të shkruara dikur:
“Dhe më e bukura bukuri, kur behet monotone,
Është me e bezdisshme se e shëmtuara…”
Koha rrjedh si lumi në shtratin e tij e në rrjedhje,
Ajo kërkon shtratin, një shtrat që kurrë s’kthehet sërish aty,
Ajo është lumë, por kurrë nuk rrjedh në një shtrat si lumi…
Ajo është mëma e ndryshimit dhe veten e mat përherë me ndryshim!




PESHA E ËNDRRËS

Mos m’pesho në ballancën e mallrave,
Unë nuk jam peshë për barazpesha,
Nëse ka peshë energjia që telat përçojnë,
Apo ngjyrat e ylberit... peshomë!
Nëse ka peshë drita e diellit që ngroh,
Apo kënga e zogjve të pyllit... peshomë!
Nëse kanë peshë engjëjt e qiellit,
Apo melaqeja që t’rri mbi sup... peshomë!
Nëse ka peshë fryma e shenjtë që na gjallon,
Apo vetë Perëndia... peshomë!
S’kam gjetur asgjë të krahasoj peshën tënde,
Si mund t’matet pesha një ëndrre?




BALLË PËR BALLË

Një miku im poet,
Që dhe eshtrat i janë tret brenda varrit,
Por që shpirti nuk i ka dalë,
Farfurin ethshëm nëpër vargjet,
Më flet embël, më sjell mesazh...
Se kurrë nuk bashkohet më hirra me djathin,
Se as plumbi nuk kthehet më në gruken e hekurt,
Dhe as fjalë e thënë s'kthehet më së prapthi...

I madhi poet, i thjeshtë për të qenë i madh...
Njerëzor për të shyrbyer njerëzisë,
Filozof, për të ndriçuar udhën vegjëlisë...
Nuk e shohin e nuk duan ta njohin
E jo më ta vlerësojnë,
Ata që përrallshëm mashtrojnë,
Se hirra bashkohet me djathin,
Plumbi kthehet përsëri në fole
Dhe fjala vjen serish tek ne!
I madhi poet, i theshtë për të qenë i madh!
Njerëzor për t'i shërbyer njerëzisë,
Filozof për të ndriçuar udhën vegjëlisë...
Miku im poet,
Që dhe eshtrat janë tret brenda varrit,
Por që shpirti nuk i ka dalë,
Më bën të ndjehem me të,
Ballë për ballë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Zyba Hasa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Zyba Hasa
» Poezi nga Pilo Zyba
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: