Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 KËNGËT E MALLIT / Cikël poetik nga Hamit Taka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka Empty
MesazhTitulli: KËNGËT E MALLIT / Cikël poetik nga Hamit Taka   KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka EmptyThu May 21, 2015 8:27 am


KËNGËT E MALLIT


KËNGËT E MALLIT  /  Cikël poetik nga Hamit Taka Hamit-11


Cikël poetik nga Hamit Taka






PËRGJËRIMI I NËNËS


Ç’më ike, o bir, herët në kurbet
Dhe kokën s’e ktheve më këtu!
Me tinguj malli ende trokasin
Në zemrën tonë hapat e tu!

Si e harrove, o xhan, ti shtëpinë!
Si s’të dhimbset më ky vendi yt!
Edhe nusja, që e le pa sqimë,
Këndon çdo ditë një këngë të trishtë!

Ajo tani është me atë tjetrin,
E gjora s’na shikon dot në sy,
Po të madh e ka ende respektin
Për babanë, që e sheh me zili!

Në breg të lumit shkon ai i shkreti,
Qan atje si foshnjë me lot,
Kujton anijet që nisje drejt detit
Ngarkuar me ëndërra e dëshira plot…




DJALI


Oh, puthmë, moj nëna ime,
Në ëndërr dhe në gjumë,
Në gushë e faqe puthja-
Dallgë e bardhë me shkumë;

Ke parë, ti, luzma bletësh
Mbledhur degës në pyll,
Ashtu i ndjej unë netësh
Sytë kur i mbyll;

Nga shtëpizë e vjetër
Ç’më ngroh ky zjarr i nënës,
Mbi çatinë me rrasa
Përthyhet dritë e hënës,

Vjen e zbetë tek unë
Rezja në dritare
“Si, më thotë e prekur,
E harrove nënën fare?”

Pranë vatrës nëna
Kruset e mërdhinë.
Ia nis mallin e thekur
Gëzof t’ia vesh shtëpinë;

Ah, moj nënë, nënë!
Sa të mbrij atje
Do të ngrej në krahë
Si era grurin ngre!




NËNA


Bir, gaz më paç dhe shëndet!
I lumtur qofsh, gëzofsh rini!
Shokë e miq ti paç përrreth!
Mos mbetsh qyqar në vetmi!

Po ti na e bëj një zile, o bir,
Të mbushet shtëpia me mallë
Si atëherë kur luga kërciste
Në tasin e mbushur me dhallë!

Çoi dhe vajzës të fala, shëndet,
I thuaj një gënjeshtër së largu
Falje i kërko për ato vjet
Kur gjëmonte dashuri te pragu!

Si pëllumbeshë hynte e dilte
Dhomat na i mbushte me gëzim,
Flet më fletë flladi frynte
Ilaç më bëhej për shërim!

Le të varte kokën babai
Kur e puthje tinëz prapa derës
“Sa i lumtur qe, thotë, qeratai
Sa mirë do ishim ne të tjerët!”

Do të mbanim ne nipçet në duar,
Me këngë do na mbushej jeta
Dhe hëna do të dilte e gëzuar
Si lodër do varej mbi plepa!

Po, nejse, ti të jesh mirë!
Ruaj shëndetin, bëj kujdes!
Në se një ditë ti vjen me dëshirë
Krahëhapur nëna do të presë!

Dhe gjumi atëherë s’do t’më zërë
Gjersa nusja të na kthehet prapë,
Atë tjetrin ajo do ta lërë
Në krahët e tu do hidhet me vrap;

Do të jemi, o bir, të lumtur
Familjarisht të gjithë së bashku,
Kur të kalosh me nusen e bukur
Do këndojë e gjëmojë sokaku!




DJALI NUSES


Ti thua se të lash, shan dhe mallkon?
Atje rreth teje zemra ruan, vigjilon;

Mallin e merr era, përkund arat me grurë
Më sjell këtu aromën e bukëve në furrë;

Kur nis e këndoj nga halli jo nga malli
I butë si qerpiku yt rëndon gjumi te balli;

Si thëlëzë që fle lëndinës në trifil
Në ëndërr më del vajza mbi gjoksin tënd e shtrirë;

Çohem në mëngjes ç’shikoj në pasqyrë?
Krahët e tua fllade drejt qafës sime shtrirë;

Gruaja ime e bukur, moj e mira, moj,
Lermë të të themë fjalë të ëmbëla hojë;

Deti le të thahet, qielli le të ngrijë
Ti mua pritmë, pritmë se do të vij!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
KËNGËT E MALLIT / Cikël poetik nga Hamit Taka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Hamit Taka
» Poezi nga Hamit Taka
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Sabrie Selimaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: