Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Hamit Taka EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Hamit Taka EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Hamit Taka EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Hamit Taka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Hamit Taka Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Hamit Taka   Poezi nga Hamit Taka EmptySat Apr 11, 2015 5:22 am

Poezi nga Hamit Taka 22360_10


Poezi nga Hamit Taka






BASHKËSHORTËT




Letër nga gruaja

Burrë i dashur, të më ndjesh
Që kaq shpesh të nis ty letra;
Sot është koha e celularit,
Po s’i lë dot shprehitë e vjetra;

Me siguri ti do ta ruash
Dhe shumë herë do ta lexosh
Dhe po aq herë nëpër rreshta
Një këngë malli do të dëgjosh;

Në pritje rri kjo  letër e dlirë
Si shpirti yt i gjerë, sa jeta,
Po kam një zjarr në gjoks, fytyrë
Nga t’ia nis dhe unë e shkreta!

Merak mos bëj se jemi mirë
Dhe me halle siç e di vetë,
Po nuk di pse shtëpia jonë
Më duket mua kaq e shkretë;

Në gjoks kam rrahje të forta,
Një therje kam këtu nën shpatull,
Sa herë shtrihem të flë me vajzën
Shtrati ynë më duket akull;

Mbrëmë nuk fjeta deri vonë,
Dhe darkën  lashë mbi tavolinë,
U harrova krejt pas djalit tonë,
Dy dhëmbë i mbinë si jaseminë;

Vajza gojën ia hap çdo çast
Dhe kukullën fare e braktisi…
Oh, desh harrova: dje mamaja
Një triko leshi për ty e nisi;

Dy radhë vetëm end nënëzeza
Dhe fjalën prapë e sjell tek ti:
“Ç’ishim mirë, thotë, në ato vite,
Na mbiu prapë kurbet i zi”…

Po prapë nis e shan e gjora
Duke lëvizur gishtat si një shqarth:
“Llozat na vinin neve ca horra,
Na mbyllnin si delet në vathë”;

Po nëna e di që je i shkuar
Dhe për punë s’ta ka merakun,
Mos harro pizhamat kur të biesh,
E ke zakon zbulohesh natën

Oh, sa shumë doja të të thoja,
Ca porosi nga nënë e ngratë…
Tani të puthim gjithë me radhë,
Buzëqeshje e ëmbël qoftë kjo natë!





PËRGJIGJE GRUAS


Letrën, grua, në gji e ruaj
Dhe shumë herë do ta lexoj;
Dhe po aq herë nëpër rreshta
Një këngë malli do të dëgjoj.

E di që s’mësohesh dot pa mua,
Në tryezë shtron një pjatë më tepër.
‘Ç’e humba fare”, nënës i thua
Pastaj pret nga unë një letër.

Ndoshta ëndërron nga unë një letër
Në një zarf të kaltër luleblirësh
Me pak para për nënëshkretën
Për ty ca vargje xhevairësh.

Po unë e di, ti pret më shumë
Ca fjalë intime, lule malli,
Firma poshtë vënë me buzë,
Ku të puthi vajza edhe djali.

E di se është një ngasje e bukur
Nga një mallë i largët bashkëshortor,
Që një burrë i ëmbël, një shpirtvogël,
Nuk ndjen asgjë në kraharor.

Po një burrë si unë, egoist për dreq,
Që i shfryn mendimet si furtunë
Dhe zemra e tij vuan e heq,
Nuk gjen prehje as në gjumë.

Të tjera halle e zënë gjatë ditës,
Përmbi dhëmbjen e përmbi mallin,
Sa një zonjë nga ato të elitës
Do t’i mbartëte ndoshta me hamallin.

Po mal mbi shpinë kam krenarinë,
Idenditetin tim po gjithashtu,
Sa gërmuq shetis nëpër Athinë,
Këmbëlidhur me ca tabu.

Se lutjen unë s’e kam mësuar
Dhe dorën kurrë dot s’e shtri,
Shtëpitë publike, siç u thonë
Dhe kazinotë, oh, kurrësesi.

Mbi gjithçka e ardhmja juaj
Më mundon e më cfilit,
Si hutaqi morrat në dhe të huaj
Rri numëroj këtu dhrahmitë.

Dhe nis e shaj Zotin në shqip,
Atë që kurrë s’e njoha dot.
Fatin tim me dhëmbë përtyp,
Po zemrën kurrë s’e mbys në lotë.

Oh, veç një gjë kuptova mirë
Dhe sot ndihem shumë i pasur,
Sa shumë u dashka larg Atdheu
Dhe po aq ti, grua e dashur.





DET ME TINGUJ  KALLIRI



Det me tinguj kalliri
Kjo fushë e bukur, e pamatë
Mëngjesi me krehër zefiri
Ia kreh  kaçurelat e artë;

Kallzat valë- valë,
Belin e vajzave imitojnë
Kur flokët i hedhin mbi ballë
Dhe tinëz djemtë i vështrojnë;

Në këtë det zhytet shpirti im,
Lulëkuqe kërkon i shkujdesur,
Si i çmendur ndjek një kujtim
Herët nga mosha e adoleshencës:

Një nazemadhe dikur me gërshet
Mes grunjrave më çoi për dore.
Këtu, thoshte, babai s’na ndjek
Nuk  shkel  mbi të lashtat  shenjtore;





GJIMNAZI IM
-kujtime nga gjimnazi “Bido Sejko”-



Katër vjet e njëjta rrugë,
Katër vjet me këpucë të arta
Mbi kalldrëm të artit, shkencës
Kumbojnë ditët, kumbojnë hapat;

Katër vjet plot shpresë e bujë,
Katër vjet liri, privime,
Katër vjet diell  dhe shi
Në livadh të rinisë sime;

Katër vjet një magje malli,
Katër vjet magji rinore
Çdo ditë e thjeshtë më tund hareshëm
Një shami të gjelbër dore;

Katër vite që gjëmojnë,
Katër vjet plot vezullime
Nga shkrepëtima dashurikash
Nëpër mbrëmje dhe vallzime;

Katër vjet një lumë i gjatë,
Katër vjet ëndërr e shkurtër,
Katër vjet një çast emblemë
Ishte mbrëmja e maturës;

Katër vite që lamë pas,
Çdo vit mbeti përmendore…
Në çdo klasë sot var me gas
Zemrën time-zile shkollore;






TRËNDAFILAT E PËRGJUMUR


Sot rrekem të zgjoj trëndafilat e përgjumur.
Ta sfidoj këtë pranverë shqiptare të  vonuar…
Në se t’u prij shpirtrave të lirë s’kam mundur
Kot shpërthej me klithma si zog i zemëruar;

Pranvera vjen me ëndërra, lule, dallëndyshe
Nuk vjen me rrufe, me gjëmime apokaliptike…
Muza më thotë diçka tjetër, krejt ndryshe
Diçka të bukur të bëjmë, thellësisht estetike;

T’ia korrim pranverës trëndafilat e freskët
Nga një tufë t’i japim çdo fëmije në duar
Mëngjeseve t’ua dhurojnë burrave të shtetit
Ajrin e rëndë të zyrave thjesht për t’ua pastruar;

Një trëndafil ngjyrë rozë për vetë Presidentin
Një trëndafil të kaltër për zotin Kryeministër
Një trëndafil të bardhë për kryedeputetin
Pirgje trëndafilash për  shumicën, opozitën…

Për çdo lajthitje një trëndafil në barazpeshë
Për çdo mallkim  një trëndafil të bardhë,
Për çdo mashtrim një trëndafil që buzëqesh
Për çdo farsë një tufë trëndafilash të gjallë;

Përballë sloganeve, premtimeve gënjeshtare,
Ndaj ulërimave që mbushin me pështymë sheshet
Në vend të brohoritjeve, ekzaltimeve qytetare
Ne togje trëndafilash që flasin me heshtjen…

E në se ata prapë na përçmojnë në delir
Ne prapë një tufë trëndafilash të bardhë,
E në se ata prapë na duan skllevër të lirë
Ne prapë një tufë trëndafilash të gjallë;

Po në se trëndafilat mbrapsht na i kthejnë
Dhe në se trëndafilat e bardhë na i nxijnë
Atëherë ne të drejtën vetë do ta gjejmë,
Atëherë ata vrerin vetë do ta lëpijnë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Hamit Taka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Hamit Taka
» KËNGËT E MALLIT / Cikël poetik nga Hamit Taka
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: