Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi   Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi EmptySun Mar 22, 2015 9:05 am


Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi 40166810

Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi




POEZIA ËSHTË AJËR


Më pyesin shpesh, ç’është poezia?
E unë iu them, është ajër,
Ajër për frymëmarrje, ajër i pastër
Dhe i padukshëm për egzistencën e jetës,

Është zë i brëndshëm
I bimës suaj të dhëmshur që kërkon të mbij
Në tokën e shpirtit,
I bimës që ndeshet e vetme në furtunë
Për të treguar
Orgjinën e lotit e të dhimbjes
Nga e vërteta e përditëshme,

Është dritëz për shikimin e njeriut
Për të dalluar të bukurën dhe të shëmtuarën
E çdo hapi që hedh
Nëpër ditënetët e rrotullimit të tokës
E vrapit të erës,

Është lum ndjenjash
Që rrjedh nëpër enë gjaku, nervash, limfe,
E furnizon gjithë qënien
Me oksigjenin e dashurisë pa urrejtje
Si ushqimin e domosdoshëm
Për të jetuar qeliza e gjallë e dritès,

Kudo që të jete
Në trupin e ëndrrës sime, a ëndrrës suaj,
Për t’u shndërruar në realitet të blertë
Përkëdhelur nga duar nënash,
Vajzash e grave të lumtura,
A të masakruara nëpër dallgët e detit të tyre.

Poezia është jeta ime dhe e juaja e mbirë
Nëpër copëza shpirti, që rrugëton
Bashkë me valëzat lozanjare të lumturisë
E hirin e kujtimeve qè mbulon thèngjij shpresah qè s’vdesin.

S’është as bukë e as ujë, por është më shumë,
Është pavdekësia brenda jush, ushqimi shpirtëror
Pa të cilën ky,univers do ishte i pakuptimë,
Një rrumbullaktësi boshe, një bark i uritur
Në një shpirt të vdekur.





DRITA DHE YLLI I SAJ


Drita e bardhë dhe e bukur,
Me plot harmoni
Me të dashurin e vet në përqafim
Të përjetshëm.

Më kot thonë se janë të shkurtëra
Përqafimet e lidhjet!

E unë krahët e puthjen s’ia shikoj,
Por shëmbëllen me një grua të zjarrtë
Që digjet në flakë,
Dhe ylli sa vjen e më i bukur
Bëhet natën.Mahnitem
Në këtë mrekulli besnikërie
Pa mundur kurrë ta prek.

Largësia është vijë shikimi
Që e mbërrij sa hap e mbyll sytë,
Me sytë e shpirtit.

E ata të dy kështu jetojnë në shekuj,
E drita lind e vdes
Atje,në shtëpinë e ëndrrave të tyre,
E shpirti im kthehet në psherëtimë.

Këtu në tokë drita e sinqeritetit
Sa vjen e më shumë po zbehet e ftohet,
E po i ngjan dhembjes
Së një flake qiriri,që tretet e shuhet
Mbi qivure të vdekur.

Ndërsa drita e bardhë, e bukur,
E mbështjell
Me një dashuri
Që s’e shuan dot era e kohës që iku,
E as tufanet e shekujve që vijnë,
E na dërgon mesazh ta ndjekim
Këtë,Ujëvarë drite e dashurie
Dhe këtu,në parajsën e tokës së gjall.

Çdo ditë që lind
Le të jetë për ne një yll dashurie
Përqafuar me të bukurën e vet!






EKLIPSI I DASHURISË


O èndèrr e bukur zgjohu,
Sot dhe unè mund tè pèrqafoj,
Timen bukuri,
Diellin trup perri,
E drita e tij
Do jetè vetèm e imja,
E imja dashuri.
Qepallè Hène u bèra,
Qepallè malli
Plot me ngrohtèsi,
E pak e nga pak
Si me magji
Do ta pushtoj e do dehem
Me syrin e tij,
Do digjemi né puthje
Nèpèr tè bukurèn flakè
Plot me èmbèlsi,
Dhe xhelozja tokè
Gjer né palcè e xhelozuar,
Bèn mirè tè mos na shikoj,
Pèr tè mos u verbuar.




EKLIPS


Dimèr,ftohtè,
Vetmi,
Ndaj
Dielli,
Hènèn mori
Pèr ta ngrohur
Né gji!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Miltiadh Davidhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Miltiadh Davidhi
» Poezi nga Miltiadh Davidhi
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» CIKËL POETIK NGA NEHAT JAHIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: