Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Miltiadh Davidhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga  Miltiadh Davidhi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Miltiadh Davidhi   Poezi nga  Miltiadh Davidhi EmptySat Jan 11, 2014 8:15 am

Poezi nga Miltiadh Davidhi



Poezi nga  Miltiadh Davidhi Miltia10

Miltiadh Davidhi





KUR TI BUZËQESH


…Erërat vijnë
Përkëdhelëse nga brigjet,
E barërat e shpirtit tim
Dallgëzojnë
Si dallgët e detit.
Më shumë valëza të bardha
Çelin si petale lulesh
Në degëzat e syve të mi,
Duke lajmëruar
Detin e dashurisë,
Se pranverën e ka më pranë.

Të falem dashuri!
Në një degëz të pemës tënde
Mund të ngre folenë,
E të jetoj
Për mijëra vjet.




SHI DASHURIE

Një erë e lehtë me shi dashurie
Fryn mbi gjethet e pemës
Së shpirtit tim,
E degët zgjaten si duar,
Të kapin
Siluetën tënde
Prej drite tretur nëpër ajër,
E unë, shushurij i tëri
Me zëra zogjsh.




JAM DIELL NËPËR PËRKËDHELJE

Është ftohtë, por faqja jote
Është e butë dhe e ngrohtë,
Buzët e tua janë të nxehta,
Përvëluese,
Sytë e tu më djegin kudo
Që ti prekë me buzët e shpirtit.

Dhe unë s’ngrij aspak,
Por digjem i tëri
Si shpirt korriku nëpër flakë
Mbi trupin e lakuriqtë
Të tokës së përvëluar,
Që e kërkon me çdo kusht të ftohtin
E lagështirën për t’u shuar.

Jam diell nëpër përkëdhelje dashurie,
E ti dhimbje e ëmbël rrezesh,
Hënë me dritë
Që flakëron e tej e flak’
Vellon e tejdukshme të trupit,
Pak’ e nga pak’,
Për ta djegur përgjithmonë
Bashkë me turpin.
Është ftohtë, por faqja jote
Është më e nxehta se dielli vet,
Medet, o medet,unë i shkreti,
Nga kjo djegie
Më mbeti veç hiri dhe skeleti.




DRITËZA IME


Eh, dritëza ime, je e vetmja
Që më bën të dukshëm,
E më përqafon
Dhe në skutat
Më të errëta të shpirtit
E të trupit tim, je e vetmja,
Që më fal dashuri,
Nektar lulesh
E degëza të blerta jete.
Jam fare pranë teje,
Syrit tënd të bukur,
E butësisë
Së trupit tënd prej drite,
Ndaj,ndriçomë, e ngrohmë
Sa nuk është vonë,se një ditë
Dhe qiejt vdesin
Duke ua lënë vëndin
Qiejve të rinj.




LIRIKË

Një pikëz shiu
Shikon ëndrra
Të trishta
Për ty,
Dhe pikon
Si lot
I trembur.




GRUA E PADUKSHME

…Asnjëherë s’të kam parë
E fytyrën ta kam nëpër sy
Të tretur në gjithë poret e trupit tim,
Kurrë s’ta kam dëgjuar zërin
E jetoj ç’do çast me zërin tënd,
Asnjëherë s’ta preka dorën
E ngrohtësia ende më ngrohë
E më djeg mollëzat e gishtrinjve e gjakun,
Kurrë s’t’i kam puthur buzët
E netëve kafshoj qershijëza të kuqe
Dritë e malli,
Asnjëherë trupat tanë s’u afruan
E jemi drurë nudo të përqafuar me rrënjët
Në të njëjtën tokë të shpirtit.
Grua e qiellit, e bukura ime prej ajri e ere,
Ende të dua pa të parë,
Vetëm se një vetëtimëz m’u shfaq si syri yt.
Zemrën ta kam në dorë duke ta përkëdhelur
Dhe frymë mar prej frymës tënde!
Puthmë dhe ti, pa më njohur kurrë!
Grua e padukshme, kudo le gjurmë në mua
E kurrkund s’të shikojë!




AI QË E KA TAKUAR E DI

Ai që e ka takuar e di, dashuria
S’është heshtje nate,a fjalë e pathënë dite,
Por përndritje agimi me sinjale aurore që flasin,
Petale e bukur luleje
Që për vdekje mundohesh t’i marrësh erë,
E ta përkëdhelësh me gishtërinj padurimi që dridhen,
Dallgë brënda kraharorit të detit të shpirtit
Në dukje të qetë,thikë e ëmbël drite
Për sytë e qiellit,gurgullim burimi i kulluar
Ku me duar pi kristale dhimbjesh,
Shi i padurueshëm
Që freskon e ngop rrëkezën që vuan.
Ai që e ka takuar e di,është rrufe e bukur,
Që të plagos e të bën të vuash
kujtimin e asaj plage gjithë jetën.
Në qe ndryshe, se di,
Nëse vërtet, ke takuar, dashurinë.





VETËM ERA E DASHURISË


…Largon retë e bën më të bukur sytë e qiejve,
Krijon valë e dallgë për të pastruar shpirtin e detit,
Të mëson si të rendësh me krahë të lira
Duke i dhënë kuptim egzistencës, si të s’fidosh
Lodhjen, jetën, vdekjen e të falësh dashuri
Kudo që të shkosh.

Vetëm Ajo e ka këtë forcë, këtë magji të pastroi
Shpirtrat e qiejve e deteve të dashuruar.
Po unë, po e kërkoj e s’po ia shikoj
Fytyrën e bukur tretur muzgjeve të largësive,
Ndonëse e ndjej të më përfshij të gjithin
Një lumturi prej flladi ere të padukshme,
Sikur do të më rrëmbej e të më sjell atje, tek Ti,
Në vënde me flutura të bukura, e ëndrrash dëbore,

Me pishëza, që të presin me kristale vesëzash
Nëpër sy, duke sfiduar harresën,
Mosdashjen, dhe e ndjej,
Që era e dashurisë, ka fytyrën e shpirtin Tënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: