Poezi nga Iliriana KolekaHERONJTËKu janë shqiptarët e shqiptaret?
Perënditë e perëndeshat
Seicili ka nga një pikë të dobët
Luanët kanë luaneshat
Paridi ka Tëlënën
Akili ka thëmbrën nga e tërhoqën
E ne të gjithë kemi heronjtë
Që i kërkuam e s'i poqëm
Ku t'i gjej në vitin dymijëekatërmbëdhjetë
Heronjtë ilirë kreshnikë
Trimat shpatarë të vërtetë
Nga Kosovë në Janinë?
Gjithësesi në Shqipërinë Etnike
Në Pogradec, buzë liqenit
Në Preshevë, në Mirditë
Majë Korabit e Shkëlzenit
E ku tjetër t'i kërkoj
Nga Rozafa në Dodonë
Në malin e Tomorrit me lule ftoi
Në Llogora e në Antigonë
Për të ardhur drejt tek ty
O ushtri me kryetrima
Që mer emrin Labëri
Pjell heronj siç flet me rima.
LUMI IM ME DRITA SHUMËLumi im me drita shumë
Prind i mirë përenjsh me zhurmë
Herë heretik, herë i qetë
Agimeve puthesh me retë
Do të doja prap t’përqafoja
Krahët e tu në gushë t’i çoja
Se jam në shkretëtirë e tharrë
Vdes në ujë për tu larë
Do të vija, po s’lëviz dot
Shpata të mprehta më rrinë mbi kokë
Përkrenarja më ka humb gjurmët
Prej armiqve të pa numërt
Kalit tim i kanë rënë dhëmbët
Gomarit i janë prerë këmbët
Ka mbet dielli, që nuk tutet
Gryka e tharrë, zëri që këputet.
LINDAMbiva, më në fund mbiva
si të tjerë llastarë
si të tjerë filiza
Në një bregore të vogël
me diell mahmur
Aq sa t’mjaftonte
Për të mbirë dikur
Linda, më në fund linda
Pas nëntë muajve
kërkova të dilja
Te një korie të gjelbër
Erdha në këtë botë
Pemë mbushur gjethesh
E frutash plot
Përshëndeta, më në fund përshëndeta
O botë e madhe
Ti tungjatjeta
Ke pakëz vënd
Ke pakëz dritë
Të më lësh dhe mua
T’i shoh stolitë.
JAR-BUJAR BENEFIÇENCAJari bujari shpirtin fali
Për të varfërit e për të rënët
Nga zemra i rodhi si kristali
Mëshira e kthyer në këngë
Këngë për Lulin dhe Lulëzimen
Himn për Jozin dhe Shkëlzenin
Saze për Argitën trime
Daulle për Qafir kriminelin
Ishte i prekur burri i botës
Kur Zogollit i dha medalje
Nga shpirti si zjarr i doli
Një zotim edhe një falje
Falje tradhëtisë së Zog korbziut
Medalje fashistit Osman Kazazi
Zotim Salës që n’ditët e shiut
Të jap më shumë për partinë e Krajlit
Çdo lek është ushqim partie
Çdo euro mbush gazetat me rrena
Çdo dollar benefiçence
Hedh gjak blu të ri në vena.
Gala presidenciale
PSE NË MAJ?Ne mblidhnim lule gjatë liqenit,
Dhe i zgjidhnim ngjyrat një nga një
Ishte Maj, muaji Edenit,
Ishte Maj e ne nuk dinim gjë
Në mes tyre lule dimrore
Me aromën lënë, maleve lart
Dhe mendonim si dolën prej bore
Si e mundën dimrin e acartë..?
Dhe drenushët që na ecnin pranë
Ne na dukej vetja si sorkadhe
Bilbilat këndonin në çdo anë
Ishte maj e ne harruam fare…
FOTO- KUJTESËS’mbaj mënt nën tre vjeç, ç’ndodhi në botë e në Shqipëri
E errët është kujtesa, xixëllojnë veç yj
Nga historia radhis ngjarjet, ndërtoj kryesoret
Themelimin e partisë, luftën e dytë botërore
Bombat atomike, në dyzetepesën
Në pestenëntën linda dhe nisa dhe unë festën
Në dyzetegjashtën, anglezët pa turp vjedhin arin
Në gjashtenjishin, në foto, në krah të legjendarit
Një e djelë kaluar në trenin me kujtime
Me dritat e largëta të fëmijërisë time
Ndërsa mendoja për ty, ata më dolën pa pritur
Ata, gjenitë e mëndjes, mjegullbardhë gëlltitur
Zëra që s’janë më, shpirtrat fluturues
Njerëz të dashur, gjurmëshumë lëshues
Kollosët e ideve, mëndjemprehtët viganë
Që lanë për ne kujtim, Shqipërinë, këtë vatan
Dhe u kujtova…
Me kërcënime tradhëtarët, mbi ne morrën hak
Shkatërruan këtë vënd, e shtruan në dajak
Dhe atëhere u përlota, për fëmijërinë time
Që hajnit e pabesë e kishin bërë thërrime.