Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Iliriana Koleka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Iliriana Koleka   Sat Jan 16, 2016 1:07 pm





Poezi nga Iliriana Koleka





QESH E GAJAS


Qesh e gajas
Ndonëse ajo të mban lidhur
Me krahët me yje
E ëmbël, e hidhur

Ka dlirësinë e muzikën
E pëshpërimave në vapë
Në pasditet e dashurisë
Kur rrije me të bashkë

E kaluara nuk blihet
E kaluara nuk shitet
Ka vezullime sysh
Nuk ndryshohet nga shpifjet

Nuk mbushet me trillime
Që avullojnë e mbesin pas
Është thesari yt i vetëm
Ndaj qesh e gajas.





O HEJ


Jam unë malësori
Këtu lart i’a them
O-hej..., mal më mal
O-hej …, thep më thep

Kam mushkritë e mbushura
E bëzaj i tërbum
Kam grushtet e shtrënguara
Hasmit me i’a lëshu

Gjarpërit të zi
Që kryet po qit
O burra erdh dita
Me e shtyp, me e myt

Malet nuk tuten
Sherrin s’e durojnë
Ulërasin hakmarrje
Për ata që i tradhëtojnë!





METAMORFOZA


Ne ramë në det nga yjet e qiellit
U holluam, u zverdhëm, u zgjatëm, u lakuam
Mbi kurriz na dolën gjëmba, s’pyetëm më për oksigjenin
E thithëm nëpërmjet ujit dhe psherëtimë të lehtësuar

Rritëm vetë fëmijët dhe dashuruam po vetveten
Na mbajti gjallë muzika dhe frymëmarrja e detit
Kur vala na sillte lajm me myshqet në gji
Ne drejtonim shikimet drejt yjeve të qiellit

Tani jemi hippocampus me shpinën bosh
Dëgjojmë pëshpëritje nimfash në veshët e çpuar
I ngjajne ledhatimeve që vetë induktojmë
Me bobina kujtimesh, që dikur përjetuam.


_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Iliriana Koleka
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: