Poezi nga Iliriana KolekaQIELL I PRENOTUARKa një copë qiell të prenotuar,
Prej Sokolit dhe meje
Ku kanë mbetur të pandryshuara figurat prej letre
Mes mjellmash, hardhucash, zogjsh e anijesh
Dhe ulesh pa frikë, pa ankth se mos biesh
Koha ka mbetur pezull,
Prej Sokolit dhe meje
Tik-taket kanë reshtur, përveç zemrës së një reje
Aty ajri i pastër hyn gëzueshëm në mushkëri
Dhe muzika përhapet prej fizarmonikës së tij
Ylberi një shkallë ka zbritur,
Prej Sokolit dhe meje
Zogjtë kalojnë shkujdesur mbi gungat prej deveje
Aty e verdha, e bardha, shkrihen në portokalli
S’ka vend për të zezë dhe s’ka vend për gri
Nata nuk ulet kurrë,
Prej Sokolit dhe meje
Rruzujt rrotullohen pa kërkuar leje
Dielli është i vakët, flladi fryn tani
Dritat kurrë nuk shuhen, jeton pa mërzi
Koha ka mbetur pezull
Në mes të Sokolit dhe meje
PA DIJE, ART NUK KE!
“SINE SCIENTIA ARS NIHIL EST “Në një libër të vjetër lexova
“Sine scientia ars nihil est”
Sa të mundesh, mba vesh
O shqiptar arbëresh
O miqtë e tu, gjithë ç’ke
Arvanitas në Mesdhe
Pa dije, art nuk ke!
Përshëndet dheun tënd
Ndërro udhë, rrugë, vend
Ndërro shtegun, kodrën, malin
Sorkadhen, dhinë, djallin
Gjithë bukurinë që njeh
Bjeri botës si rrufe
Mbushe kokën me re
Pa dije, art nuk ke!
Hipi gomarit, mushkës, kalit
Hipi gomones prej hallit
Hipi prozës dhe poezisë
Gjithë UFO-ve të gjithësisë
që në natyrë i ke
Hidh leckat e vjetra
Ndërro fole,
Pa dije, art nuk ke!
TË DUAI dua
Sheshet e mbushura me zellin
e fjalëve të zjarrta,diellësisht të gjata
Të politikanëve akoma t’palerë
I dua
Qytetet me qiellin mbushur
Me kulla t’arta,pambarimisht të larta
Të arkitektëve të pangè
E mbi të gjitha, të dua ty
Faqerrudhur
Rrobazezë
Nënë shqipe
Që të gjeta papritur
E të bëra mike
Kur endesha në atdhe …
JETAPse jeta ёshtё kaq e shkurtёr
pёr t’u jetuar me cfilitje tё fortё
Ca prej luftёs sё klasave
Ca prej qershive nё tortё
Pse s’pёrdoret pёr tё fluturuar
nё Pole dhe nё Ekuador
Ca pёr erёn e luleve
Ca pёr peisazhet me borё
Ose pёr tё dёgjuar kёngёt
e repistёve amerikanё, tё zinj
Ca nё shtetet e jugut
Ca nё perёndim
Apo pёr tё shijuar agimet
me diellin qё nё lindje shkrep
Ca nё shkretёtirat me rёrё
Ca ne vendet me det
Pse jo pёr tё mёsuarspanjishten,
Shqipen, por dhe gjuhёt afrikane
Jo vetёm nga nxёnёs tё pasur
Po dhe nga jetimë me nallane.
E pse tё mos pёrdoret
pёr tё treguar pёrralla me mbret
Pёr njerёz qё nuk plaken
Pёr kohёn pa ditё e net
Dhe xhanёm, kjo jetё e shkretё,
pse tёmos jetohet dhjetё herё
Njё herё si leckaxhi
E nёntё herё si milionerё
Madje te mos jetohet hiç
Kur ke ftohtёdhe uri
Kur je sёmurё e je fikur
Kur tё bёjnё padrejtёsi
SHTRATI VARKËAnës detit, anës farit
Në bregun e lashtë të Jalit
Gjendet shtrati, varkë
me çarçafë, shkumë kandili
Jastëk me bishta krokodili,
e shumë çudira të tjera
Si Van Gogër me veshë të prera
Rojtarë deti me dylbi
Xhuxhër enkas për ty,
që i mposhtin të gjithë bajlozët
dhe në dimër t’lënë tёlozësh,
e të mblidhesh si kërmij...
DY BOTËDy mënyra për ta parë botën
Një me kokë poshtë, një me kokë lart
Një e varur që vërtitet
Një e ngurtë dhe e thatë
E pse tëmos i provosh të dyja
Një ditë më thotë një zë
Dhe mendova, njerëzia
Këtu e heq dhe këtu e vë...
I thashë mamasë, s’kishte kohë
I thashë mësueses, s’kishte moshë
I thashë Hënës, më tha: “Mirë,
edhe sepse këtë herë ta kam borxh.”
Kështu u ngrita në vertikale
E pashë atë botën tjetër
Ajo nepërkë si spirale
Ishte e ngrysur dhe e vjetër
I vareshin veshët dhe faqet
Lëkurët i binin si lecka
Kishte dhëmbët e zinj të krimbur
E sytë e mbushur me kleçka
I thashë mamasë, s’më besoi
I thashë mësueses, s’m’u përgjigj
I thashë Hënës, më tha:“Ik,
një botë tjetër ke për t’gjetur”
Dhe u zhduka nëpër natë
Kalova detin, dola në dhè
Gjeta një shtëpi dhe futa kokën
Me fëmijët bëra fole
Por nuk i zgjidha dot problemet
Koka mbrapa veç më mbet’
Përtej detit janë dy botë
Dhe egërsia po i tret’
I thashë të huajve, nuk ma varën
I thashë patriotëve në internet
I thashë Hënës, më tha: “Lufto,
për atë botë, pushka kërcet”
JE APO S’JE SHQIPTAR?Kush do dhuratë një biletë treni
Milano Centrale, shtatenjëzetepesë
Arrin për tri orë në Roma Termini
Tre korrik dymijekatërmbëdhjetë
Dërgomëni një mesazh kudo që të jetoni
po e ndjetë veten përherë shqiptar
Po qe se e keni deklaruar dhe e deklaroni
qe s’jeni kthyer në tradhëtarë
Unë do të shkoja në Romë atë ditë
Të shihja pikturat e një “tiransi”
Se jemi apo s’jemi patriotë të mirë
T’i japim shqiptarit mbështetje fansi
Ngela more miq me gojën thatë
Kur lexova njoftimin e ekspozitës
S’përmendej gjëkundi fjala, shqipëtar
Po flitej për rusë e italianë të fisshëm
Justifikohej se ka qenë në burg,
më thonë dy shoqe kozmopolite
Se ky Shqipërinë e paska humb’
Për arsye të thella politike
Sot në Shqipëri mafjozët vranë
Në mes të ditës me helmetë e motorr
Një shokun tonë ekonomist
S’kishte ikur si ne këtej me vapor
S’mohojmë dot vendin, po të kthehemi prapë
T’i kapim kudo kriminelat për gryke
T’i dalim zot e t’i bëhemi krahë
Ta ndërtojmë Shqipërinë më mirë se ç’ishte!