Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Donikë Rrethaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Donikë Rrethaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Donikë Rrethaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Donikë Rrethaj   Poezi nga Donikë Rrethaj EmptyFri Nov 22, 2013 8:51 am

Poezi nga Donikë Rrethaj


Poezi nga Donikë Rrethaj Donike10

Donikë Rrethaj




ME SYTË E SHPIRTIT

Jam prehur në shtratin e ëndërrës, me sytë e mbyllur,
Dhe imazhin tënd para meje e shikoj,
frymëmarrja më bëhet fllad, zemra rreh e çmendur,
Po un me sytë e shpirtit të dashuroj.

Të shoh, të shoh..edhe pse sytë mbyllur,
sytë e shpirtit tim shohin vetëm ty,
unë kolovitem në shtratin e ëndërrave,
Dhe bashkë me mua je dhe ti.

Kot fshihesh nga sytë e mi, unë të shoh..
sepse shpirtin ma ke vjedhur, robëruar ,
e un robinë e jotja që të pres..
Në livadhin e jetës krejt dashuruar.

Sytë kam mbyllur, ëndërroj dhe pse afër,
ti tani je ,je tek unë asgjë stë shuan,
po të shoh , me sytë e shpirtit se më lë,
Se sytë e mi po ti hap më jan verbuar.






E VRAME


Histori e pashkruar mbet e saja,
që u harrua aq shpejt, si vegim..
e përdhunuan , e vranë hedhur tej,
Pa shpirtë,pa zemër ,në harrim.

Ishte ajo që kish faj,e mallkuar..
e ajo vetëm kish dashuruar,
dikë që donte si ajo,
Shpirt, sy krejt verbuar.

E ndoqën, e gjetën në krahët e tij,
dhe s'pyetën për dashurinë,
për dy zemra që s'kishin faj,vetëm donin,
Të humbur si dy yje në lëndinë.

I vranë ,mes të rrugës i braktisën,
dashuria u përly me mëkat,
vranë shpirtin, zemrën dhe jetën,
Lëndina vajtoi nga i pastërti gjak.

E vranë, përdhunuan..e ndoqën,
Të pafe, të pa shpirt ,mizori,
menduan se do vranin ndjenjën,
Po s'vdes e ëmbëla dashuri.

Dhe unë sot kujtoj sytë e saj,
aq të pastër, lule që freskonte,
ç'mëkat kishte bërë vallë..?
Asnjë....vetëm një: Me shpirt donte.

Në kujtim të një personi vrarë vetëm se donte.





ËNDËRR E RËNË NGA QIELLI

Ra nga qielli një ëndërr mbrëmë,
një puthje , ledhatim, dashuri...
një ëngjëll më hodhi ca kujtime,
Që më shpalosën lot e vetmi.

Hapa dritaren me duart shtrirë,
të përcolla mijëra përqafime,
nga lart më qeshi i yti yll,
Që ngrohi pak zemrën time.

Çdo natë gjëja e fundit që mendoj ,
zemra ime je ti..
ëngjëlli im që fluturoi,
Nga qielli im në largësi.

Të pashë në ëndërr sonte,
sa u ç'malla , ti smund ta dish,
kisha kohë pa të parë,
Se mendoja se do ndodhte sërish.

Po ëndërra mbaroi ,ike fluturove,
nga një ëndërr në ëngjëllin tim,
dhe në këtë natë magji më dhurove,
Në parajsë u bëre ëndërrim. 

Sa vite kaluan, si mbaj mend..
o ndoshta kam frikë ti kujtoj,
dhe herë / herë mbyll shpirtin ,zemrën,
Ndoshta më mirë të harroj.

Po kur kam mall hap dritaren dhe...
duart , shtrij nga i madhi qiell,
të çoj me mijëra përqafime,
Bashkë me lotët që derdh.

Në ëndërr erdhe mbrëmë, më zgjove,
të lutem bëje prap,
dhe unë si e çmendur do të të rrëmbej ,
Dhe derën do ta hap.

Të të jetoj të paktën në ëndërr,
në jetë se bëj dot,
ti ike në ëngjëll u shndërrove,
Më le në dhimbje e lot.




JETË E MJERË

Flejnë e keqja me t'mirën në nji shtrat jete,
e rrugt i ndajnë me dhimë gjaku,
të dyja mbushin nji shportë bosh,
Ku koha hedhë ka mjegull e harresë,
Nën nji qiell hedhin vallen e turpit,
t'rrens e t'vertetës,
Motra t'njajtës pjellë,
E shpirti jon i mbarsun me të dyja,
endet ,
N'dy botë,
Pa prehje,
Pa emën,
E na shikjojmë pak njanën , pak tjetrën,
viktima t'lojs tyne,
Jetojnë e mira e e keqja në nji botë,
E shpesh si njoh,
shpesh sytë t'rrejnë,
mkatarë t'heshtun t'mëkatit,
E buzët dridhen,
hilja flenë mej sy hapun me tradhtu,
E ti sdin ,
cila asht e keqe e cila e mirë,
Botë e çmendun,
kompletim i nji kohë pa orar,
pa cak,
qi vrapon me hapa ma t'mdhaj se forca e vet,
Shoh të dyja ,qi m'kalojnë përpara,
Sdi ke me marr,,!!
si njoh,
jan fallse si juda,
E un po flej me ta ,
Nji shtrat t'kohs,
me t'keqen e t'mirën,
Jan fruta t'njajtës jetë..
Na merri po ti la n'kambt tuja,
Zgjidh ça t'dush ,
Se secilën t'kesh zgjedh..
Prap se prap e ke hangër frutin e mkatit,
Parajsa s'asht për ne..

M'prit se erdha..
Ferri na pret.




MES VUAJTJES

Çdo ditë shoh sytë e saj,
e qëndisun n'ftyra t'heshtna,
ku jeta zvarritet n'rrugt boshe,
E shoh n'duart e rrudhna prej t'keqes,
e n'sytë ku loti ka tha dhimën,
N'buzt qi hapen e mbyllen veç për rënkim,
skan ma lutje..
Jan shterrë n'dit qi kan vjedhë shpresën,
E shoh kët vuajtje gjithkund,
n'trupat e lakuriqtë,
qi mblue kan veç pjest e turpit,
E m'vret..sa m'vret,
Shikjoj nalt n'qiell e tham : A ka Zot..?
E di se n'mkat hi çdo pytje baj,
po se di...
Shpesh n'ferr ulem e shëtis e prime prej djajve,
E un jetoj mes vujtjes,
mes ktyne njerzve pa shpres,
pa dashni...se njohin ça asht,
ju kan vjedhë,
E shoh sytë e tyne, t'vdekun, bosh.
qi shpesh i kam frikë,
Shëtis sytë mes tyne e pikturoj me sytë e mi vujtjen,
Sa e trishtë..!!
Sa mkat,
Jetë t'braktisna n'mshirë t'fatit,
poshtë nji qielli qi ata qujnë shpi,
kshtu hapi durt nji plak kur e pyeta ,
Ku jeton..?
Hapi durt nga qielli e tha :ktu....
Kja asht shpija jeme,
t'ftoj edhe ty..ke nji vend,
Mes vujtjes jetoj çdo dit...
mes ktyne njerzve qi m'falin copa jete nga jeta e tyne,
pa m'kërku asgja ,
me shpirt..me atë trup lakuriq qi struket nën çatinë e qiellit,
Vujtja..?
E ça asht vujtja jonë..?!
Na s'dijmë ..ç'asht ,
se njohim,
E un e shoh çdo ditë e ala skam arritë me njoft,
unë ndoshta vuj,
ti ndoshta vun,
Tan na ndoshta vujmë,
Po mendoni pak kush vun ma shumë,

Hidhni sytë jashtë nji natë dimni ku i ftohti ..
vret edhe gurin,
shihni pak sytë e dikujt shtrimë rrugs,
pa dashni ,pa shpres,
....

.......

..........
Kja asht vujtja,,,qi shumë nga ne se njohin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Donikë Rrethaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Donikë Rrethaj
» Poezi nga Donikë Rrethaj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: