Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Demir Gjergji EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Demir Gjergji EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Demir Gjergji EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Demir Gjergji EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Demir Gjergji EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Demir Gjergji EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Demir Gjergji EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Demir Gjergji EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Demir Gjergji EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Demir Gjergji

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Demir Gjergji Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Demir Gjergji   Poezi nga Demir Gjergji EmptyFri Nov 22, 2013 8:35 am

Poezi nga Demir Gjergji


Poezi nga Demir Gjergji Demir10

Demir Gjergji




FATI E THA..

Si t’ia bëjmë?
Dita na la.
Iu prenë gjunjët e ra përmbys.
Ç’faj të lëmë?
Qielli u tha.
Ofshamën tënde në ç’det ta mbys?‼!
Ç’vaj të zëmë?
Nata sa ra.
Majëmallin në ç’dhe ta ngrys‼
Sot e mbrëmë…
Bota u nda
Shpirti si muzgu u thye më dysh!
S’kemi ç’bëjmë…
Fati e tha:
Në funddhembje si flaka të hysh!





I VETMI...


       -Variacione me 1-shin-

I ka humbur hija...
Në sherr
Me terr e ferr,
Jetën tjerr!
Me bukëefrikë
Urinë e fik!
I vetëm,
I verbër,
Pa eshtër-
Vertebër
Ndjen hijen
Në zemër...
-Hi je!-
Hija i flet.
-Hi,
Pa zjarrin e vet!-




FALEMINDERIT!

Mirënjohje, që shkove pa bujë,
Që zjarret i fike me heshtje!
Më mirë me shpirtin rrëmujë,
Se shenjtër në shtretër gënjeshtre!  





ROJAT E GJUMIT!


Më paska vjedhur gjumi,
Me kryet mbi gjinjtë e tu!
E ti dremit si statujë,
Për të mos më zgjuar!
Unë, në gjumë,
Shaloj dallgët e kraharorit,
Shkoklohem shkundullimave të gjakut,
Përvëlohem prusheve të gjirit,
Biengrihem shkulmave të shpirtit
Tënd!

“Zgjohu” tani,
“Fle” unë për ty!





HIJA E ZËRIT


Nën këtë qiell të paqiell mbi mjegull,
Emrin ta thotë gjithë fryma që kam.
Si flatra e mjellmës së trembur,
Zëri rrëzohet, jep shpirt nëpër xham!





GALERI ME AKUARELE HIJESH


Qielli hedh akuarele hijesh mbi kanavacën e vjetër të dheut,
Era shkund fragmente ëndrra nga pamjet dhe lira e Orfeut,
Heshtja u sulet tingujve të mbirë nga mishi i gjallë i mallit!
…Çapitem me këpucët e rënda të orëve për të dalë në diell,
Ku gënjehem, se mund të të gjej në pezhishkat e rrezeve!
Hijet varen më shpejt se unë në muzeun e madh të muzgut!





DIMRI DIGJET…


U kthyem te porta e vogël,
Nga dimra të akullt inati.
Shtëpiza e ulët, në kodër
Na pa dhe portat i hapi!
Ujku i zi i inatit,
Dha frymë i lodhur, u mund.
Mbi natën e bardhë të shtratit
Janari petale po shkund.
Merr frymë shtëpiza e vogël,
Si gjoks e puthur së pari,
Gostia me verë në sofër,
Dhe dimri që digjet te zjarri!





ARRATI

Buzët ende flakë, ndezur nga një puthje,
Frymëmarrjen, pezull trazuar prej meje,
Hapash kalamendur, kuturu në ngutje,
Ikën tutje natës, nëpër shira vjeshte.
As vrarë s’ke, as prerë e prapë në gracka ankthi…
Sheh para, mos të ndalin, sheh pas, mos kush ndjek.
Si kamë vetëtime ta kanos mëkati,
Pasionin tënd të brishtë që shkrep e fshehur djeg!
Dhe ikën shiut, territ, me mua thellë në vete!
As qesh, as fjalë thua, nga frika se më shfaq!
Ku shkon, ku po më çon, në ç’male, në ç’qytete?
Çdo udhë që të marrësh, te puthja do vish prapë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Demir Gjergji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Sarë Gjergji
» Poezi nga Teuta Osmani
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: