Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi lirike nga Ardi Omeri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi lirike nga Ardi Omeri Empty
MesazhTitulli: Poezi lirike nga Ardi Omeri   Poezi lirike nga Ardi Omeri EmptySat Oct 12, 2013 12:31 am

Poezi lirike nga Ardi Omer


Poezi lirike nga Ardi Omeri Ardi10

Ardi Omeri




Më mirë pa Ty!


Pa ty jam i dëshpëruar,
por më mirë me veten time,
se sa me Ty që s'di ku e ke vetveten,
lënë peng në adrenalina aventurash,
fshehur kontureve të buzëqeshjes false
në mbivendosje miniaturash...

Më mirë në trishtimin tim,
shkak i turbullirave të tua lodhëse,
se pas hireve të tua gati hyjnore,
por vetëm të përkohshme...




E BUKURA NUK ËSHTË PERFEKTE


Ka shumë njolla,
por s'ka qënë kurrë e shëmtuar!
Veshur yje plot si magjistare,
dritë zbehtë, Diell ndriçuar...

Tempull i shpresës së dashurisë,
ngjan me një gjethe vjeshte të rënë!
I ka të gjitha ngjyrat e mrekullisë,
njolla shumë, por e magjishme...
...e bukura Hënë!

E bukura nuk është perfekte,
besomë, s'është as Dielli që shndrin
Është më paperfekt se Hëna,
por është jetë,
kjo ka më shumë rëndësi




AROMË NE NOTA


Si nota të ëmbla doli nga poret e fryra këndshëm,
në harpën time u ul dhe fërshëllente lëngshëm...
Si në nje fuzjon orkestral magjik,
u fut në mua e më thoshte , Eja, ik...!

Unë ndjeva aromën,
u zhyta në të e më përpiu...
Unë thitha aromën,
e në qënien time ADN e saj mbolla...
Une pashë aromën,
E mbolla në shpirt dhe ajo vetëtiu...
Unë kusar, dashnor i etur
Ç'më pa shpirti, i pangopur vodha!




JAM NJË BUKOVSK I MJERË...



Je aq e bukur,
sa më ngjan me një varg të latuar mjeshtërisht...
Më ngjan me një vesë ëngjëllore të mëngjesit,
ndriçuar nga ndonjë yll-kometë rastësisht...

Je aq e shndritshme,
sa edhe Dielli ka turp të ndriçojë,
hapësirën e tokës ku rri ti!
Je aq e bukur,
Sa duket sikur të gjitha lulet,
çelin vetëm kur i buzëqesh Ti me sy!

Një kanarinë si Ty,
Zoti mjerisht ma dërgoi në kopësht mua
Sikur në sprovë dëshiroi të më verë!
Ndaj nuk shkrova dot më siç dua,
dhe u skuqa me turp si një i mjerë...

I mjerë sepse,
S’kam as Bërnsin dhe as Pushkinin,
Harruar në gotën e qejfit të Khajamit,
duke ndjerë hyjnoren e Eseninit,
nën lëkurën e Homerit...

Jam një Bukovsk i mjerë...

Ndërsa do të doja,
Do të doja të ndizesha si një Diell,
Të të puthja hiret e Hënës,
Të të thithja çdo pëllëmbë jetë,
e të ta jepja të rindezur, nën tingujt t’këngës...





***


Zgjas duart në infinitin e largësisë,
dhe të shtrëngoj fort, fort, fort...
Tek të ndjej aromën, në gushë të pëshpëris
Faleminderit dhe më fal që pa ty s'rri dot...




Në mes dy Hënash...


Në mes dy Hënash, shpirti më këndon...
N'mes të dashurisë dhe miqësisë,
Poezia ulet n'tokë,
Zbret njerëzisht prej yjesisë...

Krela-krela, njëra Hënë,
mike e çmuar,
Hëna tjetër, tërë nishane,
sy bajame e dashuruar...

Ulur me dy t'bukura Hëna,
shpirtit t'lumtur, i del vetë kënga...





EJA BUZË DETIT


Kur të ndjesh se rutina të kaplon qënien,
Eja buzë detit,
Bashkë, në shoqëri dallgësh,
mund të shplodhim mendjen...

Kur mërzia dëshiron të të pushtojë...
Eja buzë detit,
Bashkë, mund të rrimë me orë e orë,
dhe mërzinë harrojmë...

Kur të ndjesh,
Kur të mos ndjesh jetë!
Eja, eja të rrimë bashkë,
Të na lagë dallga në bregdet...

Kur të ndjesh...
Vetëm kur të ndjesh se dëshiron vërtet,
nga rutina t’arratisesh...
Eja, buzë detit më gjen,
Të betohem, s'do të le të mërzitesh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi lirike nga Ardi Omeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPËRIA IME / Poezi nga Ardi Omeri
» ÇMENDURIA E OMERIT / Poezi nga Ardi Omeri
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri
» Cikël poetik nga Ardi Omeri
» Poezi lirike nga Alfred Molloholli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: