Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Ardi Omeri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Ardi Omeri Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Ardi Omeri   Cikël poetik nga Ardi Omeri EmptySun Jun 22, 2014 10:35 am

Cikël poetik nga Ardi Omeri 10352910


Ardi Omeri




Cikël poetik nga Ardi Omeri





E BUKURA NUK ËSHTË PERFEKTE!


Ka shumë njolla,
por s’ka qenë kurrë e shëmtuar!
Veshur yje plot si një magjistare,
Dritë zbehtë, Diell ndriçuar…

Tempulli i shpresës së dashurisë,
ngjan me një gjethe vjeshte të rënë!
I ka të gjitha ngjyrat e mrekullisë,
Njolla shumë por e magjishme…
…e bukura Hënë!

E bukura nuk është perfekte,
Besomë, nuk është as Dielli që shndrin!
Është më paperfekt se Hëna,
Por është Jetë,
dhe kjo ka më shumë rëndësi.




JAM NJË BUKOVSK I MJERË…


Je aq e bukur,
sa më ngjan me një varg të latuar mjeshtërisht…
Më ngjan me një vesë ëngjëllore të mëngjesit,
ndriçuar nga ndonjë yll-kometë rastësisht…

Je aq e shndritshme,
sa edhe Dielli ka turp të ndriçojë,
hapësirën e tokës ku rri ti!
Je aq e bukur,
Sa duket sikur të gjitha lulet,
çelin vetëm kur i buzëqesh Ti me sy!

Një kanarinë si Ty,
Zoti mjerisht ma dërgoi në kopësht mua
Sikur në sprovë dëshiroi të më verë!
Ndaj nuk shkrova dot më siç dua,
dhe u skuqa me turp si një i mjerë…

I mjerë sepse,
S’kam as Bërnsin dhe as Pushkinin,
Harruar në gotën e qejfit të Khajamit,
duke ndjerë hyjnoren e Eseninit,
nën lëkurën e Homerit…

Jam një Bukovsk i mjerë…

Ndërsa do të doja,
Do të doja të ndizesha si një Diell,
Të të puthja hiret e Hënës,
Të të thithja çdo pëllëmbë jetë,
e të ta jepja të rindezur, nën tingujt t’këngës…





IKIN E VIJNË…


Ikën dallëndyshet, iku dhe ajo…
Ajo, që në ballkonin tim kish një fole
Iku, dhe ndoshta, s’do të rikthehet me,
Ndoshta ka gjetur tjetër ballkon, tjetër strehë…

Ikën dallëndyshet, iku dhe ajo…
Në ballkon shoh qerpiçin e folesë së vjetër
Një lëvozhgë veze të thyer dhe ca fije bari,
Ndoshta do t’i duhen ndonjë dallëndysheje tjetër…
Shtegtareve u pëlqen strehëza në ballkonin tim të vjetër…





JEPMU QOFSH DHE HELM!



Dua të bëj dashuri me ty tani
Tani, të dëshiroj si një vallëzim i bukur
Si një gotë vere, të të pij me epsh
Si një poezi, të të përpij në recitim
Gërmë pas gërme e varg pas vargu,
Strofë pas strofe, të të bëj timen…
Ma do shpirti të të kem,
Si mjaltë, ma do gjaku,
Jepmu pra,
Jepmu qofsh dhe helm…






“MË MIRË SANÇO SE DON KISHOT”


Kur dëgjon krisjen e parë, ik…
Mos rri sikur ëndërron një përrallë,
por nga retë, zbrit
që të shpëtosh veten nga një ëndrrallë…

Nuk ecet mbi akuj një jetë,
as Shën Thoma nuk bëhesh dot
Të ndash gënjeshtrën nga gjysma e vërtetë,
është si të kërkosh të bëhesh Zot!

Ndaj ik, sapo të parën krisje dëgjon,
Shkon drejt thyerjes çdo krisje tjetër
Dashurinë kurrë nuk e ndërton,
duke përmbytur me zor, diçka të vjetër…

Nuk zbehet jeta në kërkim t’veçantës,
dhe as jetohet në çfarëdo aliazh mishtor…
Më mirë mbi gomar si një Sanço i Servantes,
se një Don Kishot me fantazmat në terror…






DËGJOJE, KËNDOJE, SHPËRNDAJE!


Dëgjoje, këndoje, shpërndaje,
por veç kujt di të dashurojë!
Dëgjoje, shkruaje, vër’ dhe emrin tënd,
por të lutem, emrin tim mos e lër pa gojë…

Është këngë legjendash me Zana e Shtojzovalle,
Është këngë lahutash në të lartat bjeshkë!
Tani e këndoj Unë, si një Omer i verbër,
që pas dy mijë vjetësh s’do më të heshtë…

Këndoje dhe Ti, Ju, bashkë me mua,
dhe le të dridhen të lartat kurora nga i shpirtit afsh!
Qoftë dhe një herë vetëm në Ju kanë thënë,- Të dua,
Shkëmbinjtë e përjetshëm do të kthehen në mëndafsh…

Dëgjoje, këndoje, shpërndaje,
por veç në se me zemër ke dashuruar!
Shkruaj dhe emrin e dashurisë që kërkoje,
por që në zemër tjetër u fal e pakuptuar…

Dëgjoje dhe kujt dëshiron jepja si përshëndetje,
Por të lutem, emrin tim mos e zër me gojë…
Është i gdhendur në dashuri e në urrejtje,
Në nota shpirti, herë me ngjyrë, e herë pa bojë…




LOTI I BURRIT


Është një prej shijeve të jetës,
kur pikëllimi njeriun mund…
Kur bie në supe burri,
është shije që duhet pirë me fund…

Ndaj mos ja flliq lotin burrit,
S’e harron dot shijen që dhemb…
Mos ja fyej dhimbjen burrit,
është pa emër, pas ç’ka vjen…





MË DESHE NDRYSHE!


Më deshe ndryshe nga ç’dashuron dashuria!
Prandaj u largove velur, sa pa të prekur lumturia!

Më deshe ndryshe dhe unë ndryshe jam!
Dashurinë dhe pasionin të përveçëm i kam!

Jam rebel, i epshëm, pirat…
Por besnik, ç’të marr, dyfish e jap…

Ti ndryshe nga unë, nuk di ç’është dashuria!
Ti jeton çastin dhe s’di ç’është përjetësia…

Ndoshta ke të drejtë, por, për mua është gabim!
Sa çudi, u ndamë për një të ndryshëm këndvështrim…

Ndoshta pse unë, pasionin e veçuar e shoh si flirt,
Ndoshta pse unë, dashurinë se bëj dot pa shpirt!

Ti, ti, eh ti…
Jo nuk pranoj që flirtin me ty, të tjerëve tua them,
Ndoshta, sepse dashuria që të fala, akoma më dhemb!

Unë dhe ti kemi kohë që jemi preh e së keqes kohë!
Si mendon, mos vallë Zoti, ndarjen tonë nuk do të njohë!?

Eh ti, ti…
Folëm kur të jesh lodhur nga flirti,
mbase s’do të kem larguar akoma nga shpirti…





PA LAMTUMIRË!


Jetojmë mes historirave pa dashuri,
Me gri në shpirt si një urrejtje pa mëri!

Ti, nën streha të përkohëshme ndaluar,
Ndërsa unë shpirt lagur nën shi!
Që kur u ndamë, qielli së qari s’ka pushuar,
Njëlloj si paqetësia jonë në shpirt!

Kështu është kur ikën pa lamtumirë,
si një ndarje pa dëshirë!
Ndaj dhe qielli s’pushon së qari,
dhe yjet, recitojnë pa rimë…





NJË NATË KADRI


U njohën një ditë shenjti
i bashkoi Zoti i beqarëve
Bënë dashuri për ditë vere
Sa ngjanin muzë e këngëtarëve…

Dukeshin lidhur përjetë prej lotit,
por u ndanë një natë Kadri
Do t’ketë qenë vullnet i Zotit,
Askujt t’mos i mbesë hatri

Veç në qoftë një provë tjetër,
Siç di t’i bëjë mirë vetëm Ai
Jep mësim për t’rinj e t’vjetër,
Në jetë ka vetëm një dashuri

Në natë Kadri, në natë t’shenjtë
një dëshirë mund të plotësosh
Në shije t’lotit a ka më të shtrenjtë,
T’jesh me dashurinë të kërkosh?!

Por u ndanë kët’ t’shenjtë natë
Natë e dëshiruar nga ëmbëlsia
Ndoshta vetë Zotit i hyri vapë,
tek pa dashurinë më të vogël se xhelozia!

Lojrat nuk bëhen në ditë hyjsh,
Në natë të bekuar Kadri
Sepse kur zjarri bëhet i madh,
është e kotë ti fryjsh…
Por ka qenë vullnet i Zotit,
Askujt nuk duhet ti mbesë hatri





T’BUKUR, E PA MOSHË…


Ç’më duhet mosha jote,
kur më bën të ndjehem i veçantë?!

Në këngën e epshit t’jetës
dua të jem në sintoni të mirë,
Në çdo notë i lidhur…
…ngjitur, pa hapësirë…

Të ndjej drithmën e krahërorit,
gulçimin e ethshëm t’shpirtit…
Ç’më duhet mosha jote,
distanca, ditët, muajt e vitit?!

Ç’më duhet kur ke lindur,
nga, ku, çfarë e në ç’vend!
Unë dua një shpirt t’bukur e pa moshë,
Ku drithërimën e shpirtit tim të gdhend…





TI DHE HËNA S’JENI E NJËJTA GJË


Edhe botën në më falsh,
Ti dhe Hëna, s’jeni e njëjta gjë
Edhe në nga bota mijëra marrsh
Para syve të mi, dëshmitë, s’janë asgjë

Kur të njoha,
Ti kishe një mantel të kuq,
Një të flaktë, të ndezur,
Atë seksi, ngjyrë t’purpurtë…

Të kujtohet si e hidhje dhe e hiqje,
sipas puthjeve të mia…
Ndiznin epshet psherëtimat,
dhe largonin djallëzitë e këqia…

Kur të njoha,
sytë e tu ndiznin zjarrë në shpirt,
Sa dhe Hënën një çerek,
e shihja si një Diell plot dritë

Kur të puthja buzën e sipërme,
Ti më kafshoje në gushë
Kur dehesha me gjoksin tënd,
Vullkanet më digjnin prush…

Të kujtohet e mallkuar ,
sa psherëtima ke shfryrë mbi mua
Sa asnjë puthje s’të ka qetësuar,
epshin shtazarak në lumenj shkarkuar…

Por Jeta nuk është vetëm seks,
ndaj Ti dhe Hëna s’jeni njëlloj…
Ajo të magjeps me dritën plot epsh,
dhe të deh tërë jetën, edhe pse e pa gojë…




TRADHETOMË


Ngjan se dhe Dielli tradhëton,
a ndoshta zemërohet tek sheh mëkat
Në shtrate të ndryshme turpshëm agon,
dhe qiellin bën të shfryjë me inat

Ja, prite kur të bjerë shi,
dhe drita të errësohet nga re të çmendura
Por askujt të mos i duket marrëzi,
tradhëtitë fshihen gjithnjë pas reve të dëndura

Ndarja nuk është fundi i botës,
Dielli gjithësesi, ndriçon çdo mëngjës
Eklipsi nuk ndalon rrotullimin e tokës,
dhe pse pa dashuri, njeriu duket sikur vdes

Kujtim të kam lënë lulet dhe poezitë,
Mjaftojnë, janë dhurata perfekt
Unë mora nga ty buzëqeshjen tënde,
dhe puthjen që më mbajti peng…

Tani tradhëtomë sa të duash,
për mua mbetesh dashuri e ndjerë
Me kohë, si unë dhe ti do t’vuash,
Ç ’të dhashë, s’e gjen ndër të tjerë…

Sepse ndarja nuk është fund i botës,
por vetëm fundi i një dashurie
Ti më kot fshihesh Diellit dhe tokës,
të shuash njollat e një tradhëtie!





TË HUMBUR…



Në se ndahemi ne të dy,
asgjë nuk ndodh, asgjë
Toka do të rrotullohet përsëri,
Do të humbasim në rutinë,
rrotulluar me të tjerë, Unë dhe Ti…

Me të tjerë, etjerë, për të tjerë…
Humbur në rrotullime…
…ndjerë e pa ndjerë…




PA KËNGË!


Një natë pa emër, pa yje,
pa hënë dhe pa ëndrra!
Zgjim rutinë, pa lutjen e mëngjezit
As bilbilit s’i dëgjohet kënga!

Për të kuptuar ç’është ferri dhe parajsa,
nuk ka nevojë të vdesës!
Zotin dhe Djallin, lakoi në rasa,
i gjen dhe në Tokë, mjaft të dish të presësh…






PËRSHTATJE…



Falju sa të duash, “zotave me emër”,
asgjë nuk vjen magjishëm “në shportë…”
E mira vjen vetë me shpirt e zemër,
Të tjerat, janë shpresa kot…

Inatin, mos ja shfryj samarit,
Kur peson injorancen e gomarit
Me kurvat duhet të jesh “dorxhihar”,
ose rri në shtëpi dhe gëzo si kollovar…

Po jetove nën hije të djajve,
Mos kërko bekimin e zotit
Zgjidhet nga kope e kuajve,
kush do të shijë të korrurat e motit…

Duhet të kesh aftësinë e djallit,
që të durosh huqet e “ustait…”
Në kohën e maskarenjve,
Merr ç’sjell lumi fryrë përrenjve…





DUAJ ËNDRRËN TËNDE!


Në se ke një ëndërr që vlen,
mos e ndërro me asgjë…
Se jeta shpesh me iluzione të gënjen,
dhe pastaj me gisht në gojë të lë!

Në se ke një ëndërr që vlen,
Futu në Të e shtrëngoje fort!
Bëhu pa frikë i Saj preh,
dhe mbroje,
edhe sikur të mbytesh në lot…

Bëhu Perëndi e ëndrrës tënde,
Është e vetmja që vlen vërtetë!
Kur ta jetosh jo vetëm me mëndje,
Atëherë do të thuash:- Unë kam një Jetë!





“VENI, VIDI, VICI”

(Erdha, Pashe, Fitova- Giulio Cesare)




Sa çudi sonte kjo natë,
dukej e tëra në mëkat!

Nuk shihej magjistarja,
as në një çerek, dhe as të plote
ndaj Qiejve plot yje, u enda më kot…

Yjet, herë ndriçonin flirt-artë,
e herë strukeshin në t’tyrin fat…
Si Çesar, “erdha, mësova, pashë”,
por disa më lanë dhe të tjera vetëm lashë…

Çudi e madhe këtë natë,
tërë yjësia ishte në mëkat…





“IT’S RAINING” KODOSHËSH NË QIELL PA RE!


Shiu ka kohë që më ka harruar,
ndoshta sepse “dikush” u ankua!
Zoti dëgjoi dhe mua duke kënduar,
Ndoshta për këtë Bota në vapë u përvëlua…

Por ja seç dalin si këpurdha pas shiut,
të mahisura edhe nga “djersët e vapës sime”!
Pispillosur si në këngën “it’s Rain Man”,
në vënd të kapelës, “të dhjera poezi” me dedikime!

Kisha njohur më parë një Kodosh
Këndova me “oi vai” edhe për Rrufjanë!
Zoti më tha që më parë këta tipa i bën,
më pas i kopjon, dhe Rrufjani Kodoshit i ngjan!

Mbjellur vargjet si lysqare hiresh në “Gjylistan”,
Me “farëra kopile” që edhe Nastradini do i kishte zili!
Hanëmet me gotë vere bosh njëra tjetrën shohin,
Të kuptojnë se për kë edhe ky i radhës “kopjim dedikim”!

E kush e ka llambën çudibërëse të Aladinit,
Përse vallë ky zgjim Rrufjanësh pa asnjë pikë shi!?
Në Gjylistan hutohet edhe gomari i Tij i zgjuar,
“I’TS RAIN MAN”, i’ts Rain Man, my Nastradin!

Janë zgjuar në kope, si Kodoshë edhe Rrufjanë,
Janë zgjuar mushka edhe hajvanë “mon Ami”…
Kanë zgjuar Khajam për Evë e “harruar” Adamë’,
U bë Qielli kos:- A nuk hamë edhe Ne o Nastradin Efendi!?

Qeshi “Efendi” Nastradini,
dhe mësuesit Khajam e Saadi “shikoi”!
-Kjo është lodër e vjetër sa dhe kjo e pështirë Botë!
Filluar atëherë kur Abele,
me një brinjë burri, femrën Evë krijoi…
Nuk është “Shi Burrash”,
është punë fati, dhe fati është Rrotë!





DIALOG ME ALI PASHANË!


Eh Pashai Im!
Dikur të shihja vetëm mbi bust,
ulur mbi çiltet e Anesë,
dhe, çuditërisht jo mbi kalë!
Të lexova si u martove me Vasiliqinë,
pas atij marifetit të vjehrrit,
për dhëndurin e lidhur në fjalë…

Ti, kaçak malesh, pirat mustaqelli,
Dashurove një grua të bukur dhe me emër!
Përzure pretendentë pa ta trembur syrin njeri,
dhe more atë ç’ka të dëshiroi e jotja zemër…

Nuk bëre si Sulltanë të tjerë,
Nuk ngrite pallate për dyzet gra!
Të deshti Vasiliqia me kokë të pa prerë,
Të deshti edhe kur koka nga qafa u nda!

-Po Ti nipi im, ke ndonjë Vasiliqi?

Eh, Pashai im!
Kisha një, kam, nuk e di!
Sot për dreq janë kohë të tjera!
Sot nuk del dot mejdanit me allti,
dhe nuk ka asnjë vlerë ç’emër ka dera…

Sot të mbysin me lëvdata-djallëzi,
Të ngrehin e shkrehin në një çast…
Sot nuk ka vlerë ç’ka në zemër një njeri,
Sot fiton ai që shfrytëzon çdo rast…



&



- Po kështu ka qenë ngaherë,
Kështu është qëkur u krijua kjo Botë!
Njeriu duhet të mbijetojë në çdo kohë,
Kështu bëra Unë dje, e kështu bëj dhe Ti sot!
Digji Vasiliqisë tënde tokën rreth e qark,
Falu vetëm Zotit dhe më djajtë rri si djall!
Minjtë rrinë urtë vetëm kur janë në çark,
Dashuria për të fortin, të veçantin ka gjithnjë mall…

Më fal Pashai Im,Unë asgjë nuk po kuptoj!
Përse duhet të bëj djallin kur unë dashuroj!
Në se Ajo më do, le të më marrë kështu si jam,
Në se unë bëj luftë, as e kam pasur dhe as e kam!?

Një grua e mençur flet shumë dhe pa fjalë,
Një grua e bukur di të çmohet dhe të nderon,
Është e zgjuar, s’të thotë kurrë sa fort të do!
Është e zgjuar, hesht edhe kur Ti gabon…

Një grua me edukatë të Perëndisë,
nuk shikon as mikun dhe as hasmin tënd…
Një grua Jotja bëhet zili e njerëzisë,
ka sy e veshë por rri në të Sajin vënd…

Në t’ka ënda një të përveçme Vasiliqi,
merre, mos prit rrugë të shtruar prej Zotit…
Asgjë nuk jetohet pa një të bukur dashuri,
dhe as ngryset në trishtim mbytur prej lotit!

Faleminderit Pashai im!
Fjala jote në vesh të Perëndisë
Dhëntë Zoti e u bëfsha i mençur trim
Të rrëmbej jo vetëm zemrën e Vasiliqisë…




DIALOG ME OMAR KAJAMIN!


Natën kur flija, më tha shpirti: Pi!
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumturi;
Ngrehu,sa rron, zbraz kupa dhe puth çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi!

E mor Kajam!

Une poet mjeran,
rrija me Elitën e Qiellit!
Unë një i thjeshtë njeri,
por putha dritën e Diellit!

E quajta Perëndi, e quajta valë deti,
Fisnike, hyjnore, sa xheloz bëra dhe Zotin!
E putha aq sa i ndjeva shpirtin,
sa u duk se ngrimë përjetë dhe lotin!

Më qante shpirti kur me të prekesha
Më dridhesh zemra kur i flisja
Recitoja këngë ëndrre aq sa mekesha
Ndjeja Jetën dhe si në agoni përpëlitesha…

Eh Dashuria!
Mbase është siç e thua Ti Kajam!
Por Dashuria është dhe një lot i vërtetë!
Ndaj do të doja të bërtisja kur zemra qan:
Pini verë, të çmendur, dhe puthni…
…se kemi vetëm një jetë!

Po kujt t’ia them!
Vetes që dua përjetësinë,
asaj mrekullie që më dehu me dashuri
Momenteve që japin vetëm asgjënë…
apo të çmendurës shkatërruese xhelozi!?
Përpëlitesh në ndjenjë!

Ja, Kupë’ e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nëm Qelqin e Rubinit!

O i mençuri Kajam!
Nuk mund të jetojë një dashuri,
kur fle në krah me pamundësinë…
S’mund të këtë kurrë përjetësi,
kur dashuria fut logjikën dhe mat lumturinë..

Unë përpëlitur ndjenjash të kuqe Rubin
Me verë mbushur dua të thyej kupa
Të puth sa të ndjej shpirtin të më dalë,
Një, vetëm një e jo dhjetëra çupa…






KUR PUTHA JETËN!


Një portret mu ngulit në mendje
Nga ato të rrallët, nga ato pa çmim!
Një heshtje e çmendur por e këndshme
Që do ti japësh jetë me padurim…

Një qenie, si një nga të shtatë mrekullitë
Si një mermer skalitur mijëra vjet më parë
Atëherë kur të shumta ishin perënditë,
dhe poetet i këndonin secilës me radhë…

Kërkova në mijëra vargje emrin e saj
Kërkova më kot në të gjitha enciklopeditë
Atëherë kjo kryevepër akoma s’ish bërë
O ndoshta fshehur e mbanin vetë perënditë!

Një krijesë që flet shumë edhe në heshtje
Një Pikaso në Mone’ me gojë Modigliani
Një roman aventure i Zhyl Vernit
Apo mbijetese e krenarie si i një Indiani…

Një qenie njerëzore, një femër e bukur
Në pamje e heshtur me dy vijëza në ballë
Nga të paktët njerëz që s’jeton për tu dukur
Që në Luvër do të ishte një koleksion i rrallë!

Po mua përse sytë më mbetën aty,
Përse në qenie të denja për një Perëndi!?
Ç’të bëj, jam një i mjerë poet i marrë,
që edhe hyjnoreve u këndoj poezi…

Si dija as emrin, as nga vinte e ku shkonte,
kur portretit në fillim, kërkova ti jap jetë…
E putha, mu dridh shpirti dhe pyeta perënditë
Çuditërisht emrin e Saj s’e dinin as ato vetë!

Kuptova,- Kisha puthur krijesën e parë në jetë!






NJË DHURATË PERËNDISHË!



Dikur si një fëmijë, sikur nga malet zbrita,
për të vrapuar në krahët e saj…
Pashë një Hënë në Tokë dhe kokën ngrita,
kërkova në Qiell një shpjegim, i pa faj!

Mbylla sytë, dhe kur shpirtin futa në kujtim,
pashë ëndrrën e një jetë tek më puthte…
Ndjeva duart në epsh shtrëngim,
kokën t’më tërhiqte tek buzën më ndukte…

Perënditë më kishin bërë një dhuratë,
Një bijë hyjnore marrë peng për mua!
Ajo vallëzonte dhe nga retë u ul në të mijat krahë,
Pastaj iku, më la vetëm sapo i thashë :- Të Dua!

Frymë më dha, dhe e ndjeva në shpirt…
Shpirt i fala dhe aty, peng mbeta…
Hirushja veshur pluhur zanash tërë dritë,
më tha dhe emrin por unë i thirra Jeta!

Por Ajo iku, iku në Qiellin yjesh mbushur…
Më la mua të pa fat me tokësorët ëndërrimtarë…
Atëherë, do të shkoj mes reshë sa për tu dukur,
Do t’hiqem si yll, mjaft ta kem afër sa për ta parë…

Për të fundit herë Perëndive,
do tu bëj një lutje gati engjëllore!
Falmani Ju Jetën dhuratë, pa të nuk jetoj dot…
Por, nëse nuk mund ta bëni të ndjeshme tokësore…
Merrmëni dhe mua, larg Saj ndjehem një i hidhur Lot!

Ndoshta po të rri me Perënditë, filloj e ndjehem Zot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Ardi Omeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri
» Poezi lirike nga Ardi Omeri
» SHQIPËRIA IME / Poezi nga Ardi Omeri
» ÇMENDURIA E OMERIT / Poezi nga Ardi Omeri
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: