Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:23 am

First topic message reminder :

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:33 am

LOT KOSOVE

Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:34 am

TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë

Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisë

Më bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:34 am

KAM NJË HALL

Kam një hall
më të madh se lumi
me netë të tëra .
s’më zë gjumi
kështu dje
kështu sot
i përgjumur nëpër glob
mbuluar prej luksi

Anonim
në azil
pa mik e me myk
i mbyllur në terr
endem nëpër vetëvete
në anonimitet rroj
e vdes ngapak
çdo ditë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:34 am

EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi

U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzie

Nuk kanë shteg as prag
s’dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:35 am

JETË PA SHIJE

Kam etje
si në dimër
ashtu në verë

Tablo e recetës sime
e pij qumësht
më bëhet vrerë
ha bukën
më bëhet gurë.

Para syve perde muge
kjo është panorama ime
në muzgje gjumi

Menu e pashkruar
me një përzgjedhje
për oreksin e humbur të ditës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:35 am

JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larë me gjak
për këtë jetë të pafaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:35 am

MËRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

.
Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:36 am

NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonë drith e miell
brenda mureve të betonit
vyshket e pafaj
në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.
dhe duhet të mbulohem
me një re të trashë tymi
ose të pëlcas si tollumbace
në duart e një fëmije bonjak
e gjuajtur
nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë
del gjysmëlakuriqn të shëtisë
nëpër kopshtin e mbuluar me vesë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:36 am

BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë si avulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:37 am

ME SHTEGTARËT

Bashkë me dallëndyshet
u nisëm
për një ditë shtegëtimi

Kaluam fusha
lumenj dhe detra
për ta gjetur folenë
e stërgjyshërve pellazg

Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
në diell shfaqej
strofulli i lashtë
në një dege të tharë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:37 am

KUR DOLA PREJ SHTËPISË

Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar
lehte uria
e skamnorit
në dheun e huaj

Erdhi koha për t’ u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm
ma dridhi buzën
dhe s’ mund të them
asnjë fjalë malli
për tokën që po e lë

Jetë e namur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot

Vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezave që po vijnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:37 am

MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojnë te kroi i fshatit
të buta si delet
i zbukurojnë belet
kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare
n’kostume shqiptare
qëndisur me rreze

Kroi i fshatit
ujë rrjedh teposhtë
nga fushat
për t’i çmendur çunat
për t’i joshur çupat

Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:38 am

NËNË MOJ NËNË

Kur u ndava nga ti
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden

Kur m’i këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd.
fluturoja në qiell

Më ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më merr marrë malli
të më marrish përdore.
o nënë

Rrudhat e pleqërisë
sa të hijshme i kishe
si vija të dritës të yjeve në qiell
në netët plot hënë

Sa më ka marr malli
për një bukë
nga dora jote.
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie

Si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia

Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasi
t’ i lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:38 am

NË VIZION

Në një kopsht në Osnabrück
me një me një dallëndyshe u bëra mik

Zemra bëri benë
se do t’ia ruaj folenë
derisa të kthehet nga shtegëtimi

Iku duke më përshëndet
me krahun e lehtë.
zogu i shkretë

Kalon detëra edhe toka
të sjell të fala
nga Shiroka

N’ ma pashë nënën me lot në sy
ajo qanë edhe për ty:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:38 am

I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare
shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi
shterg i humbur
në stinë vjeshte

Jam shumë larg
vetë syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:39 am

KUSH JEMI

Kështu ishte
kur jetë
bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin
dokumentin e identitetit
të mos e njohim
as shembëlltyrën tonë
në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni?
nga vini?
a ke dëshmi
për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare
se këtu kemi ardhur
nga ferri ynë
se jemi në thelb
origjinal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:39 am

VIZIONARIT

I.Rugovës

Jeta
hije e vogël
Për ëndrrën tonë
të madhe

Mbyll një portë
hap një portë
për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita
t’ mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N’shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti
me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të
të bleruar
në pemën e jetës

Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd

ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 11:40 am

NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s’ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s’ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Wed Oct 03, 2012 12:05 pm

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.


Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM



I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.



Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.


Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.


I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.


Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli

avatar

Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   Thu Oct 04, 2012 9:32 am

NE NUK ISHIM TË KOTË
Djersën nga shtati
Qeleshen mbi kokë
vetëm të mos biem përtokë
na e prenin
jetën
nëpër damarë
prap bëheshim fanarë
Eh,saherë gjyshja fliste me
mbesën
për qeleshën
Qeleshen e bardhë
kur notonte nëpër Tivar
dhe
mendonte atë botë,pushteti
Qeleshet i mori Deti
Që nga atëhere, deri më
sot
Qeleshe plot
Ne nuk ishim të kotë
u farkuam stuhirave
u dogjëm në
furrë
por nuk u gjunjëzuam kurrë……
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALËS”;SHABAN CAKOLLI
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Haxhi Muhaxheri:KËRKOJMË MODERATOR PËR "SOFRA POETIKE"
» MAZLLUM SANEJA:MAGJIA E FJALËS POETIKE E XHEMIL BYTYÇIT
» Fjalë të Urta - ISLAME
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: