May 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
Statistikat | Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Franca
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
|
| | Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Agron Shele Admin
Join date : 09/01/2012 Age : 51 Location : Albania
| Titulli: Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi Sat Aug 06, 2022 11:18 am | |
|
Vallja e kobrësMarrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj Shfaqja më e shpeshtë dhe njëkohësisht më popullore në rrugët e Hindisë dhe vendet e saj fqinjë është vallzimi i kobrës. Njerëzit e quajnë atë zbutja e kobrës, por fakti është që kobra është zbutur për derisa vjen në këtë shfaqje. “Magjistari” i saj e mban atë në një shportë. Sa herë ai luan me fyell meloditë e caktuara kobra nxjerr kokën nga shporta me kapak të hequr. Në qafë ajo ka një gjendër me helm dhe rreth kokës i rri një membranë e zgjatur në dy anët me një vizatim si syze në shpinë të saj. Sa herë e shihja, ndjeja shumë emocion dhe dridhje. Habitesha me ata njerëz që, që pa frikë dhe emocion, i binin fyellit me bark kur drejtonin vallzimin e kobrës. Kjo më nxiste që këtë ta bëja edhe unë. Rasti ma solli në Ceilon (Sri Lanka). Po qendroja në mesin e spektatorëve në një trotuar pranë qendrës së Kolombos duke ndjerë simpati për “magjistarin”. Pasi mbaroi shfaqja dhe mjeshtri mbeti vetëm me gjarprin, të mbyllur mirë në shportën e rrumbullakët, unë iu afrova dhe i dhashë një bakshish të mirë.. Sjelljes sime ai iu përgjigj me një buzëqeshje të vogël. I thashë pastaj se dua ta mësoj këtë mjeshtëri të tij. Më mati mirë nga koka te këmbët dhe nga këmbët te koka dhe as nuk buzëqeshi, as tregoi ndonjë humor të mirë. - Jo, këtë gjë nuk e bëjnë dot të bardhët, më tha. Është profesion vetëm për hindianët.- theksoi me vendosmëri Sharma, “magjistari”, që kish ardhur në Ceilon para shumë vitesh. - U përpoqa t’i sqaroja se kam parë shumë mjeshtër si ai, por ky stil më duket tepër i veçantë, prandaj i kërkoj të ma mësojë. Për ca kohë Sharma eci bashkë me mua pa folur. Edhe pse i premtova se do ta paguaja mirë, ai nuk tregoi interes. Por pastaj befas ndali dhe më tha: - Kur dëshiron të fillojmë? - Që nesër, mundësisht, ia prita unë. - Atëhere eja nesër ora 16, tha Sharma, në oborrin që do të tregoj unë. Pastaj më shoqëroi vetë deri te oborri në fjalë, një oborr i madh në periferi të qytetit. Të nesërmen u takuam në atë orë. Për habinë time, ai solli me vete vetëm fyellin, jo edhe shportën me kobrën, sikurse prisja unë. Më sqaroi se unë duhet të mësoja mirë të paktën një melodi që pëlqente gjarpri. Vetëm atëhere mund të përballesha me të. Ndryshe do ishte rrezik për jetën time. Mjeshtri u ul këmbëkryq, po ashtu edhe unë. Pastaj ai luajti me fyellin e vet barktrashë një melodi të thjeshtë, dhe pas kësaj ma kaloi veglën mua. Në fillim nuk dija as si ta kapja fyellin e bërë nga kalaba me disa vrima që do mbylleshin alternativisht gjatë lojës. Sharma më mësoi me durim, në çdo ton të veçantë. Pas një ore më tha: - Ju, europianët nuk keni dhunti për gjëra të tilla. Sidoqoftë diçka do arrijmë.. Eja nesër në të njëjtën orë. Tërë javën u takuam për një ose dy orë. Ndonëse duhet të pranoj se Sharma kish të drejtë që ne, europianët, nuk kemi dhunti për këto gjëra,- dhe unë vetë më pak se mesatarja europiane, muzikimi im ia mbërriti pak e nga pak një melodie. Tingujt dhe ndërlidhja e tyre ngjanin me ato të vetë hindianit. Po vallë mjafton për ta mashtruar kobrën? Ditën e tetë, kur Sharma doli në oborr, bartte me vetë shportën ku kish mbyllur kobrën. Nuk mëdyshova aspak, kishte ardhë momenti që të ushtrohesha me kobrën. Por mjeshtri qendronte në këmbë dhe, pa buzëqeshur, më pyeti: - A dëshiron që të dalim në rrugë? - Në rrugë?.. Si ta mendoni ju..Para publikut? - Kuptohet, para publikut. Ti nuk je ndonjë talent i madh, por pjesën më të rëndësihme e ke mësuar. Epo mirë, ecim, mos u tut! Ndërsa ne ecnim drejt qendrës së Kolombos, Sharma më dha udhëzimet e fundit. Diçka e mbajta, tjetrën e harrova kur dola në podium. Ndalëm te një rrugë në afërsi të tregut. Mjeshtri më tha ku të ulesha këmbëkryq dhe e vuri kobrën gjysëm metri pranë meje. Ma bëri me shenjë që t’i bija fyellit. Sapo nisa t’i bija fyellit, njerëzit nisën të vinë. Disa syresh pëshpërisnin duke buzëqeshur, të tjerët i njoftonin miqtë e vet për këtë ngjarje të çuditshme, një europian po i bën hijeshi kobrës.
Lajmi ishte provokues….më tepër se i paskrupull! Një sulm i vërtetë kundër profesionit të dëfryesit të gjarpërit… Epo, këtë duhet ta shohin patjetër! U mblodh një masë e madhe, jo si zakonisht, ndërsa unë përsërisja pa u ndaluar melodinë që kisha mësuar, duke ia lejuar vetes ta bëja herë - herë të larmishme. Sharma vështronte përreth i kënaqur. Në fytyrën e tij dukej qartë një ndjenjë krenarie: ithtari i vet kish mbledhë kaq shumë spektatorë! Në një enë kalabaje ai mblidhte monedhat. Më mirë tani se më pas. Se kush e di çfarë ndodh më pas! Monedhat binin edhe jashtë enës dhe ai i mblidhte. Në fund Sharma u ul këmbëkryq përballë meje dhe dalngadalë, me kujdes, e hoqi kapakun e shportës. Pas një çasti, u shfaq koka e gjarprit e kthyer kah mua. Ajo ngrihej dalëngadalë dhe ndalte tridhjetë centimetra lart sipër shportës. Pastaj nisi të lëkundet, fillimisht butësisht dhe pastaj me lëvizje më të mëdha djathtas e majtas, njësoj sikurse unë e bëja me kokën time, duke shoqëruar melodinë. Isha i eksituar. Gjarpri lëvizte sipas melodisë simë. Ndonjë thotë se kobra nuk dëgjon. Ja një provë për të kundërtën. Apo mos vallë ai thjesht ndjek lëvizjet e kokës sime? Ҫfarë ndjenjë e këndëshme është kur provon se zotëron njërën nga kafshët më të rrezikshme të botës. Në se ajo, qoftë për një cast, dilte jashtë kontrollit tim, për një fraksion të sekondës do më kafshonte dhe pas tri minutash unë do vdisja. Po përse më vinë këta mendime kur unë po e zotëroj gjarprin njësoj sikur këtë gjë ta bëja për çdo ditë? Sikur e kisha hipnotizuar, ai ndiqte melodinë dhe lëvizjen e kokës time. Në një çast, e hodha vështrimin te kobra. Dy margaritarë të vegjël të zinj me një shkëlqim të mbuluar. Ai nuk i lëvizte qepallat, por vështronte drejt e te sytë e mij, madje nuk ka qepalla që do t’i fshihnin ato edhe për një çast. Nuk i shoh pupilat, por reflektimi i diellit të pasdites krijon dy vatra ta zjarrta, dy pishtarë me një flakë të zezë. Nuk mund ta shmangia vështrimin e syve të kobrës. E pabesueshme. Nuk më kish ndodhur kurrë diçka e tillë. Provoj të vështroj pak më sipër ose më poshtë, por nuk bën punë. Dy margaritarët e zinj u rritën aq shumë sa e mbushën tërë fushën time të pamjes. Por...çfarë po ndodh? Margaritarët e zinj lëkunden dhe unë ndjek lëvizjen e tyre. Fyelli im luan sipas ritmit të lëvizjeve të dy margaritarëve të zinj dhe të shkëlqimit të tyre. Deri para një çasti, unë mendova se kobra ndodhet e hipnotizuar nga unë, por tani jam i vetëdijshëm se jam unë plotësisht nën ndikimin e fuqisë së saj.. Kam ndijimin sikur valëvitem në ajër. Nuk ekziston asgjë rreth meje përveç atyre margaritarëve të zinj, dy zotërueve të mij. Një banjë me djersë më mbulon. Do të pëlqeja ta ndërprisja këtë lojë makabre. Por qysh? Nuk kam guxim ta pushoj muzikimin, sepse kobra mund të egërsohej. Mbase unë do bija përdhe.. Bota mund të nisë të ndalojë.. Përpiqem të mendoj, por truri nuk më punon. Befas, prapa syve gjigandë të kobrës,, ose mbase përmes tyre, pashë figurën e mjegullt të mësuesit tim. Ai rrinte këmbëkryq prapa gjarprit, sy për sy me mua dhe dorën e tij të ngritur e lëvizte lart e poshtë. Në fillim nuk e kuptova këtë manovër. Por, disa sekonda më pas, unë kujtova udhëzimet e mjeshtrit se si duhet ta mbyllim shfaqjen. Dhe truri e shikimi befas u qartësuan. Gjithçka u bë e kthjelltë për mua. Nis të ndjek udhëzimet e mjeshtrit.
Pa pushuar muzikimin, nisa ta ul kokën pak e nga pak, në përkundje të vazhdueshme djathtas e majtas.. Ashtu sikurse zbriste koka ime dhe fyelli, kështu kobra bënte të njëjtën lëvizje. Pak e nga pak ajo hyri brenda në shportë. Sharma i vuri kapakun shportës dhe e hodhi shportën mbi sup, gati për t’u larguar. Publiku u shpërnda i kënaqur nga shfaqja. Dhe unë, i zbehtë si coha e tylit, ndenja ende gjatë në cep të trotuarit me vështrimin e humbur në boshllëk. Përktheu Bardhyl Selimi, 6 gusht 2022 | |
| | | | Vallja e kobrës (Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” të autorit Tibor Sekelj) / Përktheu: Bardhyl Selimi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London | Mon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele |
Poem by Shoshana Vegh
Mourning
You see a smile
I see tears
Continuing until the crying stops
Never leaving
The water came after me
Without stopping
As it is written
"For a whole year you will remember
And after that for the whole of your life
When the rest of the remainder
of your flesh and blood
relatives have departed."
The …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan | Sun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele |
Poem by Linda B. Scanlan
Angels Bless Us In Sleep
If you would touch my eye lids with the tips of your fingers
for the remainder of my days I would see only the good in the world
If you would touch my body with the tip of your tongue
All disease would be vanquished in one second of time
If you would call my name it would be music to my …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan | Sun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele |
Poem by Ernesto Kahan
From a mother to her special son
advance our time
in the tumultuous darkness
of my waking dreams,
in the gentle look
of your mystery
you made me your mother
in eternal persistence,
ocean of nights,
devotion in wakefulness
and irresistibly true tenderness.
Sing son and ours, reinvent...!
On the long way
where the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Natalie Arbiv Vaknin (Israel) | Sun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele |
Natalie Arbiv Vaknin
Natalie Arbiv Vaknin - graduated with a bachelor's degree in cinema, she owns the production company - Video Active. Director, producer and editor
I surrender to you
A night without contours
My consciousness fades away undisturbed,
I can’t speak
I looked at you
Your body twisted.
You were surprised by the …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Poezi nga Grigor Jovani | Sun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele |
Poezi nga Grigor Jovani
SHTËPIA E BREDHARAKUT
Shtëpia jote nuk ka mure rrethuese,
as porta të mbyllura,
dritare me baxhure.
Nuk ka as themele, të ngulet diku
në tërë atë qiell.
Rrugaçi Diell!
GRATË E RENUARIT
Si të doje të fshiheshe në brendësi
të një pikture impresioniste,
“Eshte vonë, duhet të iki!”, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri | Sun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele |
Ajete Zogaj
KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA
(Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj)
I- Veprat e studimore dhe letrare të Anton Nikë Berishës, të vështruara nga Ajete Zogaj në librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë ” më së pari shihen si një kala e ndërtuar pranë …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj | Sat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele |
Sibilla Aleramo
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash | Sat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele |
Poem by Jagdish Prakash
UNDEFINED
Abyss of abstraction
Stretched from nothing to nothing
A gap within thoughts,
Thoughts of void, a grey horizon
Like an asphalt laden road
Lying shamelessly between bare footsteps
Under immensity called sky
Hanging precariously over space
Challenging thoughts, challenging colours, challenging silence, …
[ Më shumë ] | Komentet: 0 |
|