Poezi nga Arqile. V GjataKUR LUAJ SHAH...Sa herë që luaj shah
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut
shkëpus pemë
i mbjell nëpër male.
Prej tyre prodhoj gurë shahu
për ata që janë fëmijë.
Fusha e shahut varrezë e tmerrshme
me ushtarë e kuaj të bardhë.
Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima...
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë
e lënë pas, kuadrate të përgjakur.
Gjatë betejës së shahut
Mbretëresha,
si këngëtare e muzikës klasike
qanë mrekullisht, pas pak...
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në një oazë pikëllimi!
MIKU IM...(ose vetvetja)!Miku im
rri ulur mbi shkëmbin e vet
zhytur
në një sfond pafund
në bibliotekën lyer me buzëqeshje,
mijëra të pagjumë flasin në heshtje...
Ka shtruar një sofër për shpend, lule e peshq.
Ai,
me zë të ulët këndon këngë,
më pas
... ato vargje, ashtu të gjalla i dhuron,
shpesh i vret...
Me flokët e shpupurishura shkrihet së qeshuri
me sintaksën e tij prej babaxhani,
që i shkaktojnë aq shumë teshtitje!
Miku im i pabukë...
e lënë zhveshur, ushqehet me dritën e qiririt.
Fytyrën e ka të shëmtuar nga dhimbja e vështrimeve,
e mes resh hap qiellin, të trokasë
si dëshmitar
që këlthet si pulëbardhë në fluturim!
NJË NUSE E BUKUR(Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L )lënë peng... tek i ngrohti shtrat!
Një nuse e re derdhte buzëqeshje...
Nderur mbi qerpik
i rrinte një puthje e paharruar!
Kukull ishte... pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve,
e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje ëndrre.