Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti   Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti EmptyFri Jun 05, 2015 10:04 am


Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti 10945010

Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti





MOS MOS IK !


Për ku je nisur ?
a s'më thua?
ecën tej e tronditur,
sytë përlotur,
shpirt trazuar,,
s'më dëgjove ç'far të thash?
pritmë mos ik,,
rruga gurë e shteg s'të lash
Mos,mos e fshij
pikëlotin nën qerpik
ra e faqes rrokulliset
përmbi buz vjen e gremiset,
Zbathur këmba shkel në gurë
zemëruar ke me mua
eh një fjal nuk ta thash kurr
zemra më thoshte , Të dua!




DY POETË FTOVA


Sot në ditë maji Naimiane
dy poet pranë vatrës ftova
dy poet të gjuhës persiane
nga vdekja e gjumttë i zgjova

Thirra me zë e s'më dëgjuan
ulur këmbkryq po pinin verë
hapur librat mbajnë në duar
në të tyren muhabetin tjerrë.

Kuvendon Naimi me Omerin
në ëndra rubairash fluturojnë
si kuptoj përse flasin e qeshin
mua kaq shumë më mundojnë.

U kthye Naimi në shqipen gjuhë
miku poet pran vatrës dëgjonte
gurgullonin ujvarës vagjet lumë
tej lëndinave qengji blegëronte.

Embël derdhej melodioze gjuha
si zëri bilbilit pllajave nëpër blira
pinin verë e flisin vatrës me cupa
dëgjoja heshtur vargjeve në libra.

Koha ecte kalëronte me shekuj
më ikën pandjer e zë s'u dëgjova
vera mbeti vatrës pa pirë Dishepuj
ju thirrën e shkuat s'ju priste koha

Ju thirra vërtet sot ditës Naimiane
ditë e bilbilit ,këngëtari gjuhës shqipe
zëri i tij këndonte mes botës otomane
zemrave shqiptare hidhte rreze drite.




SHKËNDI QË NDEZI ZJARRE

Një shkëndi shkrepi vetëm një shkëndi
shkrepi masatit zemër djegura eshke
ku syt e mi goditën strallin si çelik
zgjuan papritur vullkanfjeturin që djeg.

Flakëprushin shpërndave ,ku s'e di?
kokën ktheve sytë jo ti nuk m'i shqite
Ti shkëndi që ndeze shpirtit yllësit
zjarre le lëndines ndjenja pas të ndiqte.

Eh shkëndi zjarrprushëruarin ç'më ndeze
mos më ik kaptuar trembur si sorkadhe
s'ke ku vete lëndinës të kam ngritur leqe
kthehu, kthehu të pres buzagaz nazemadhe.

Fjala ime fllad mëngjesi të përshkoi trupin
më ndale pak tej dyzuar mbi lule trëndelinë
sytë vetëtimë filluan mendjen të më ngucnin
zjarrpërvëluarin shpirtidjegur flak për dashurinë.




LULET E BARDHA

Nën lulet e bardha
të kam prit gjith natën
nga vesa un' mardha
ç'më fute mandatën.

Hodha syt mbi lule
mos tretur mes tyre
jo, nuk të besoja
se më flisnin yjet

Më erdhe mëngjesit
kapluar në gjumë
të shihja mes lulesh
lule kishte shumë.

Nje pikves mes syve
lulet ma dërguan
u bëra mes yjesh
ëndrat m'i larguan,

Nuk qe pik e vesës
s'e dërguan lulet
lot kristal i saj
mbi buz vjen e ulet.

Dorën përmes flokëve
të lagur nga vesa
futur si mes degëvel
lulen zgjodha desha.

Me arom të saj
trazuar me vesë
puthjen më dhuroi
puthje që të vdes.

Trazuar me lulet
në gji e mbështolla
puthjet zu ja ktheva
eh, buzëve të holla.




KJO NATË E ORËS SË VONË

Po shikoj i vetëm sonte hyjnoren hënë
ngadale ecën mesnatës përplasur yjesive
rrezearta brenda dhomës drite i ka dhënë
dritartën derdhur në të tuat liqene te syve.


Të pres shkallëve mbuluar me trëndafila
dua të dëgjoj kërcitjen e takës mbi parket
të shof këmbën borëbardhe kur të ngrihet
fustanin e mëndafshtë kofshës kur rrëshqet.


Eja e dashur të shkelësh petaleve të purpurta
mesnatën e orës së vonë ta kalojmë bashke
gjaku i nxehtë kapilarëve të zbres buzëve të buta
te digjemi vash prushuar kurmesh deri në asht,


E ndjej se po vjen kunadhe nate sytë dritë
flladi natës së vonë më pruri aromën tënde
hëna mërzitur iku hapësirës të mbyllte sytë
u ndje leht kërcitje takës e degjoja me ëndje.


Kërcitja e derës rrënqethje trupit më lëshoi
lastarederdhura mbuluar kurmin me fustan
dritë e syve zemrës korac rrufe ra e drithëroi
vullkan shpërthyera pres kryeshkallëve pa fjalë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Poezi nga Pullumb Ahmeti
» Motive persiane nga Pullumb Ahmeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: