Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Kadrush Radogoshi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Kadrush Radogoshi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Kadrush Radogoshi   Poezi nga Kadrush Radogoshi EmptyFri May 29, 2015 6:21 am

Poezi nga Kadrush Radogoshi 10959610

Poezi nga Kadrush Radogoshi




NË GJAKOVËN TËNDE - NË GJAKOVËN TIME


Në Gjakovën tënde
Kanë rrjedhur lumë
Ajka e mjalti.
Kanë ushtruar tamtamet e fitores mbi armikun
Diç i ngjashëm me mua
Pa çka se mund të ketë pasur
Tjetër ngjyrë të syve, të flokëve
Tjetër ngjyrë të zërit,

Edhe heshtja mund ta ketë pasur tjetër.

Në Gjakovën time
Helmi e vreri kanë rrjedhur lumë
Nga Veriu në Jug e nga Jugu në Veri,
Muret kanë pasur vesh kanë përgjuar

Gurët e kalldrëmit kanë pasur sy

Kanë vëzhguar shtegtarët e ëndrrave të
purpurta.

Në Gjakovën tënde
Ka pasur pallat sportesh, kulture
Teatër profesionist
Ku është luajtur qindra herë ,,Magbethi”,
Ka pasur hotel me pesë yje
Për elitën sodomke
Me atë shpirt varrezë të shembur...

Në Gjakovën time
Në Veri ishte burgu

Në Jug varrezat e viktimave
Ndërsa në secilin njeri
Kishte zemër për të dashuruar...




SHKOJ TE VARRI I TË VETMIT DJALË


Shkoj te varri i të vetmit djalë
Për të lotuar

Për të lotuar
Shkoj te varri i të vetmit djalë.

Shkoj te varri i të vetmit djalë
Më thotë djali si në baladë:
Nënë, unë jam në lotin tënd
S’dua të rrjedh nga syri yt
Dua të mbetem në atë sy
Dua të mbetem në atë sy
Ta shoh botën me dashuri
Ta shoh botën me dashuri...

Shkoj te varri i të vetmit djalë
Në Çabrat Antologji
Më buzëqesh përjetësia
Më buzëqesh përjetësia
Nga të shenjtat buzë të tija
Nga të shenjtat buzë të tija...

Shkoj te varri i të vetmit djalë
Këtu jam, thotë gjithësia
Këtu jam, thotë gjithësia
Shkoj te varri i të vetmit djalë...





POEZIA E NËNËS - NJË DITË MË TË RE


U vratë në pranverën-ferr
U endët nëpër botën-tmerr
Nënat pritëm ag e terr...

Në verën e ngrirë nga dhembja
U ri varrosët
Së bashku me të gjitha shpresat
E nënave, motrave, nuseve
Të shndërruara në gur
Si në baladën e lashtë...

Në varret tuaja do të ruhet
Kushtetuta e shtetit të luleve
Testamenti për Maratonomakun
Me pishtarin e Prometeut në dorë.
Punë e madhe se Zeusi i zemëruar
Do të kërcënohet me rrufetë vrastare
Nga lartësia e Olimpit anakronik.

Këtu do të mbeteni
S’mund të vriteni më!
Çdo fije bari mbi varret tuaja
Do ta recitojë refrenin e përjetshëm:
I vrari të vret nëse e nget.

Në eshtrat tuaja rrënjët i ka
Lisi i Shenjtë i jetës,
Bari i blertë
Metaforë për të ardhmen
Që s’do të thotë kurrë:
E shkuar e harruar...




NË SHTEGUN METAFORIK



T'i lash në besim të gjitha fshehtësitë
e jetës që mund të ishte e imja...
T'i dhashë shpërblim dy krahë
të shpresës shqiponje
po asnjëherë nuk arrite ta mësosh
artin e fluturimit...

Anijen e dëshirave ma fundose
në atë det të dallgëzuar lotësh.
Rrudhat e mbushura pikëllim
fshehurazi m'i skalite në ballë
duke shkruar kështu
abetaren më të vjetër në botë
për lotët e ngrirë
në qepallat e një DITE TË RE...

Nëpër shtegun metaforik
një diell i veçantë
po m'i thanë lotët
e një trëndafil po çel...

Paska dëshirë burri i botës
të bëhet lajmëtar i pranverës
në planetin e imagjinuar !...





DIELLI ËSHTË KTHYER SI KRESHNIK


U nisëm së bashku
në ishullin e ëndërruar
pulëbardhat na e tregonin rrugën
po
rrufeja shkrepi mbi kokat tona
shpirtrat tanë ua besuam guacave
ato i shndërruan në margaritar...

Vetvetës ia trilluam qiellin e ylberin
shpirtrat i varëm ne krahë pulëbardhash

për ta ushtruar artin e fluturimit
si Azem Galica ore-e-e-e...


Me siguri në Kodrën e Çabratit
dielli është kthyer si kreshnik
nga mejdani me balozin e zi
tash pritet të kthehet Tanusha
te varri i Kreshnikut ...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Kadrush Radogoshi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» Poezi nga Ajet Shala

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: