Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Ajet Shala  EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Ajet Shala  EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Ajet Shala  EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Ajet Shala  EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Ajet Shala

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Ajet Shala  Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Ajet Shala    Poezi nga Ajet Shala  EmptySun Oct 05, 2014 6:52 am

Poezi nga Ajet Shala  Ajet_s10


Poezi nga Ajet Shala






KODI I URËS


Eci drejt qytetit të lashtë ku kodin mbajnë urat
E shikoj lartë mbi pragun e portës së kalasë
Shikoj dritaret e kohës nga errësira të mjegulluara
E buzët e zhuritura kërkojnë gurrat ujë kristaltë.
Shoh lisat shekullor që dhimbjet i mbajnë në gji
Dikur nëpër kohëra trimave plis bardhë ju bënin roje
Nën kurorën e blertë jehonte një këngë me çifteli
Vallet dhe këngët majëkrahu bashkonin trojet.
Hapëroj përgjatë bregut të Ibrit ashtu kuturu
Freskoj ballin me valët e lumit të Sitnicës
Loti nga malli për fushat dhe malet më rrjedh këtu
E nga Bajgora lart, dëgjoj gjamën e Mitrovicës.
Dikur andej lumi tupani binte e kënga na gëzonte
Plis i bardhë shkëlqente në nëtët stërrore pa hënë
Si abazhur minatori, qeleshja mbi koka na qëndronte
E ura Mitrovicën bashkonte si bacë hijerëndë.
Helmetat asnjëherë syri im s’i ka pëlqyer
Atu, si bjeshkë më dalin, si miq të paftuar përpara
Nga andej dëgjoi krokatjet e korbave të zinj të urryer
Që mbi fole shqiponjash po bënin gara.
Lart nga majat e Selacit më zë burri, bëra kushtrim
Si në kohen e atij trimit plisat të kem mbi kokë
Para kullave të gurit me frëngjia në Boletin
Para varrit të Baces Isë të biem në gjunjë e bëjmë betim.
Ramë për këto shkrepa me fole shqiponjash
Më Besa-besë si dikur kur luftonte Baca
Shubarë e shajka s’i duron më as toka
Në dreq vaftë, bashkë me ta edhe Evropa .




ZËRI I POETIT

(Para kullës së Adem Jasharit)



E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur
Si e bacë Ademit
Cep më cep mund të digjej muri
Dhe guri i fundit i oxhakut
Po s’do ma vriste kurrë fjalën
Mes burrash në një log kuvendi
E mençurisë në Qiellin e Shtatë
Do ia vija bajrakun.
Dhe vetë një ditë mund ta kisha diku
Një varr të çelur
Nga një cifël predhe
E nga një plumb i mallkuar
O, po ashtin e fjalës
S’do ta lija asnjë cast të mbeste i mekur
Në gryka lahutën do e rizgjoja
Në shekuj me frymë e me duar.
Edi, edhe gruri i mbjellë në arë kalli më kalli
Do më ishte djegur
Cep më cep si kjo kullë e bacë Ademit
Shenjtor lirie
Po prapë do të ngrija me gurë më të fortë
E më të gdhendur
E zjarrin, për besë nuk do ta ljia
Të shuhej në troje shqiptarie.
Urrejtjen mund ta hidhja tej
Si të ishte një kafshë e coftuar
Po s’mund të hesht, joo, për varret,
Për tokën time të shtrenjtë
Se më vijnë në letrën e bardhë nënat
E fëmija e vrarë sylotuar
Se më zgjohet plaga e trimit në gjoks
Si të ishte det.
Mund të më digjej furka e gjyshes Havë
Dhe sofra e bukës
E plisi i bardhë i gjyshit në Tivar
Mund të bëhej një ditë pluhure hi
Po dhe me një dorë do të qëlloja
Me sëpatë në pyllin më të Bukur
Më të madhe do ta ngrija një kullë
Për miqtë e mi më të rinj.
Po fjalën, fjalën sërish nuk do ta lija
Të më flinte si macja të oxhaku
Në një hi të ngrohtë
Ku të thërret qetësia
Këtu bëhem kreshnik
E ulem në gjunj te bajraku
Këtu, gazmohem me vete
Se s’faron asnjëherë shqiptaria.





PËR TY KOSOVA IME


Nuk jam i pari poet në trojet e tua, Kosovë
As i fundit një ditë s’kam për të mbetur
Në djep Cilja më ka thënë një fjalë të ngrohtë
E një flamur ngjyrë gjaku gjoksin ma ka ndezur.
Nuk jam i pari që të njoh historinë me lavdi
Dhe këtu në Alpe për ty sërish thur shkronja
Që ti, Kosovë, të jetosh pa plumat e shkrirë
E vajzat për dashuritë e tyre të thurin kurora.
Deshën të prisnin trupin si copa trungu të thara
Të dogjën pragjet e kullat i shpuan me plumba
Një fole ta dogjën në pemët e larta
Dhe deshën të të linin pa këngë e pa pëllumba.





ËNDRRA IME



Ëndrrën ma freskon një melodi e vjetër
Vjen nga andej ku shqip këndon bilbili
Më vjen nga larg, kalon bjeshkë e male
M’i sjell freski ndjenjës, më sjell polen prilli.
Këto valë tingujsh mjaltë mbartin sa esa kujtime
Mbledhur nga fushat shqip ku rrezaton dielli
Më ëmbëlsojnë zemrën kah moti me hidhërime
Janë balsam plagësh të marra nga mërgimi.
Vijnë me aromë lulesh freskuar nga gurra
Veshur bukur me dy ngjyra që ka flamuri
Nga okarinë lashtësie vallëzon melodia si flutura
E nga teli i lahutës në dysh ndahet përjetsisht guri.
Ëndërr gjumi-apo syhapur me vete po më merr në krahë
Më fut në karvanin e mrekullive të tokës sime
Vallëzoj dhe unë me hapin ku fola fjalën e pare
Aty ku ninullat e nënë Fatës më sollën gjumë shenjtërie.
Aty ku gjuhen e ëmbël të Naimit e dëgjova
Me të eca në botë e këndova Himnin e Flamurit
Aty mësova alfabetin e Kristoforidhit me shkronja
Me betimin ”Atdheun brenda vetes” brenda gjoksit të burrit.





A THUA SE JAM ME ZINGJIRË?

(Monolog i braktisjes)



Nëntë muaj
E piva gjakun, u rrita,
E vadita shpirtin tim
Aq të përkëdhelur
Isha jotja e tëra
Tek thithja frymën tënde
Oh, sa të ngrohtë me dritë behari.
Sa e etur isha
Tek bëhesha pjesë e frymës
Si të isha lulja e parë e porsaçelur!
Zinxhir i lidhur isha
A si një valë kaltërore deti
Ku fluturonte pelikani.
E doja
Të ishe mirësia
Që në jetë kaherë më mungonte
Po ti doje
Vetëm, në duart e tua
Të ish princeshë dashuria
Me buzët e tua
Me puthe syrin që nga gëzimi lotonte.
E unë
grabita erën tënde
Si të vije nga zjarri me shkëndija
Ooo, kurrë
Kurrë nuk e harroj dorën, ftyrën, duart
Mbaja gishtrinjtë
Nga frika se mos më humbte në hone nata
Aty,
Në mollëzat e faqeve që butësisht i prekja
E dashuruar isha vetë valë deti
Në gjirin tënd ku karvani ecte para,
Vetëm përpara.




ZJARRI QË DUA


Më dogje një ditë, më zjarrmove
Me shpove në fjalë pabesi
Dije se kam vetëm një dashuri në mote
Që emrin e ka nënë, kaltërsi.
Ti ishe shoqe në qiell vetëm me re
Ti ishe shoqe me diellin dhe zjarrin
Të ishe shoqe me lulen që çel në bjeshkë
Për ty prisja ditën si udhëtari.
Të kam kërkuar në çaste sublime
Të kam kërkuar zgjuar dhe në ëndërr
E telin e lahutës për ty e kam shtrënguar
Që t’i jap udhë fjalës dhe këngës.
Të ishe e mbete këngë e maleve të bukur
Të ishe kënga e agimit që të pres me etje
Të ishe gurrë bjeshke dhe varg i mbrujtur
Notë e pentagramit ku ka vetën lotë dhe heshtje.
Doja të isha…
Të isha poezi e bukur e një poeti
Të isha valë e kaltër dhe dallgë deti
Për ty të isha një bahçe me mollë të ëmbla
Që të të vija natë e ditë në ëndrra.
I Bukuri i Dheut të isha një here në jetë
Si fara e shëndetshme në tokën e mbjellë
Të isha një mbret dashurie që zjarrin ta jep
Mes buzëve të tua si luljaqë sapo çel.
Të isha si diell i bardhë ndër yje
Me trup si fidan bukurije
Gjak i zemrës tënde të isha në pyje
Të isha për ty dehje kaltërsie.
Doja të ishaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Ajet Shala
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA
» "G..." / Poezi nga Sokol Olldashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: