Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga KOLEC TRABOINI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga KOLEC TRABOINI Empty
MesazhTitulli: Poezi nga KOLEC TRABOINI   Poezi nga KOLEC TRABOINI EmptyFri May 01, 2015 3:43 am

Poezi nga KOLEC TRABOINI 10931411

Poezi nga KOLEC TRABOINI




REQUIEM PËR NJË GJETHE


Ra një gjethe mbi stol një ditë vjeshte,
kur në lulishten e qytetit tim isha vetëm.
Nuk e di pse më erdhi e ç'donte të më thoshte
e ç'note muzikore kish sjellur me vehte.

E lashë të këndonte vokalica si vajzë
që nga mësimet e liceut kish ikur,
por fryjti një erë djallëzore e ftohtë
e këngën ja nderpreu papritur.

Frymën e fundit la në dorën time
me një tingull të verdhë, të venitur.

15 prill 2005





INTERLUD


Tek endem nëpër fjalët e nëpër vargje
ndjej një fllad që mbështjell kohën time bezhë
pas grisë së rinisë dhe të zezës së fëmijërisë
që kanë mbetur fiksuar në eternën qiellore,
sepse kurrkund më në relievin e tokës
nuk u gjëndet më asnjë gjurmë.

Ai fllad melankolie, që kohës së vrarë i jep frymë,
tretet nëpër dritëzat e zbehta të së shkuarës
dhe e mbështjell të tashmen - ekzistencën time,
me një aliazh metalik pa ngjyrë…





TRËNDAFILA


Ashtu, si gjithmonë gjëndet një varkë e vjetër
tek troshitet brigjeve apo në dete
me imazhin e atyre që mbante dikur, brenda vehtes,

kërkoj për 17 trëndafilat e rrugës Aleksandër Moisiu,
kërkoj brenda njeriut - ku troshiten ngjarje,
kërkoj brenda ngjarjeve - ku troshitet njeriu.

Sepse tek kushdo e gjithkund
gjendët gjithmonë ndonjë varkë e vjetër
ku janë harruar petale puthjesh të nxehta...

Pres, si një varkë e harruar brigjeve,
të fryjë bunaca e prap në det të dal,
ndoshta në lundrimin tim të fundit

në kërkim të 17 trëndafilave të humbur.





QIELL I VDEKUR



Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy,
se ç'kam nje dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi ky udhëtim pa fund
këto enigma shtigjesh, pa kry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi kjo ëndërr e tharë në qerpik,
perjetë të ndarë- kurrë s'u bëmë dy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi mungesa e lotëve,
që koha në qilar i mbylli me dry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.

Duke mos patur lotë- qajmë si idiotë,
pa pikë loti në faqë e në sy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.

Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy...


16 Maj 2005





GRAVITETI I DËSHIRAVE



Më kaplon ankthi i ikjes prej vetmisë
ndaj perpiqëm në këtë buzëmbrëmje,
të kapem pas një udhëze imagjinare
për të ardhur deri tek riciklimi i dëshirave,
si copëzat e qelqeve të një kaleidoskopit të thyer
në sfondin e qiellit të zymtë.

Për të ndjerë - në është e mundur,
(sado pak … sado vonë e sa më pranë),
sërisht shpresen për një ëndërr
për një trajtë e për një frymë,
që kurr nuk e humba
dhe askurrë nuk e gjeta...

Më kaplon graviteti i dëshirave
(pa cak …pa fillim e pa mbarim)
Journey of Destination*
i shtrirë pikëllueshëm në mes të tokës e hënës
e kurrgjë tjetër.

Boston 2004


*Udhëtim në destinacion

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga KOLEC TRABOINI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sequester X ( SEKUESTRO X ) : Poems by Ceri Naz (Poezi nga Ceri Naz) / Transtare into albanian by K.P Traboini ( Përkthyer në shqip nga Kolec . P Traboini )
» Poezi nga Kolec P. Traboini
» Cikël poetik nga Kolec Traboini
» NUK TE KAM HARRUAR (nga libri me 200 lirika dashurie i Kolec Traboinit, 2013 )
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: