Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Enertin Dheskali EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Enertin Dheskali

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Enertin Dheskali Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Enertin Dheskali   Poezi nga Enertin Dheskali EmptyFri May 01, 2015 3:32 am

Poezi nga Enertin Dheskali Enerti11

Poezi nga Enertin Dheskali



Kam mall për një ëngjëll


Loti u bë det në syrin tim,
I përmbyti luginat e endjeve,
Më mungon i zjarrti vështrim,
Ëngjëlli që më çliron prej dhimbjeve…





Sa shumë heshtje


Ti mund të heshtësh mikja ime,
Shpeshherë heshtja flet më shumë,
Por mos harro se më shkakton dhimbje,
Se më le të tretem, i pagjumë.

Dhe kështu, mbi mua heshtja bën fole,
Dhe mbi qerpikë më var lotët e trishtimit,
Dhe më përmbytet shpirti nën dyshime,
Me dallgë ndjenjash në rrugën e kthimit.

Çdo të thuash o heshtje tinzare
Me këto klithma vështrimesh pa jetë,
Në cilën skutë ëndrrat i humbe,
Ku vallë ylli i ndjenjave t’u tret?!

E brishtë endesh nëpër endje,
Humbet mes joshjesh vrastare pa fund,
Aroma lulesh që zgjojnë përgjumje,
Gjumë që ëndrrat e vdekjes m’i përkund.

Kaq larg dhe afër, si një zog përjetësie
Që flatrat e brishta m’i përplas në fytyrë,
Trembem mos era e kohës të vret dhe bie
Në vorbullën e dhimbjes, nën qiellin humnerë.

Sot nuk paskam lotë në sytë e lagur,
Vetëm kripa e kujtimeve më mbeti mbi ta,
Në purgator ma çuan zemrën e etur,
Mbi lumin e zjarrtë, zemra fatkeqe më ra.

O zot, sa shumë heshtje më solli,
Kjo vetëtimë ndjenjash mbi shpirt,
Në këto ditë të zhurmshme më kryqëzoi,
Ma gjakosi zemrën si një Krisht…





Me mendje


Me mendje afrohem shpeshherë pranë teje
Dhe duart që më dridhen t`i lidh në bel,
Kopsat e këmishës t`i shkopsis me mendje
Gjersa gjoksi i njelmtë, mbi sy më del.

Me mendje të prek ngadalë dhe s`ngopem
Duke puthur çdo centimetër të trupit tënd,
Ti me flet dhe unë nga ëndrrat zgjohem,
Imazhi yt në një cep të shpirtit zë vend.

Me mendje notoj në detin e së ardhmes,
Mbi buzën e rreshkur, ndiej puthjen tënde,
Se di pse peng i drojtjes vazhdoj të mbes,
Pse të kam të timen vetëm me mendje…




Guxova dikur


Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me velenxa vargjesh të ngrohtë,
Që të mbroja nga suferinat e kohës
Ku ekzekutohen me heshtje poetë.

Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me puthjen e ëndrrës përmbi sy,
Aty ku rruga e qumështit bëhet pluhur,
Aty ku vështrimet e yjeve bëhen fli.

Guxova dikur të të mbuloja pakëz
Me afshin e shpirtit që digjet për ty,
Doja të ruaja të freskët në lumin e jetës,
Si një zambak që çel në përjetësi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Enertin Dheskali
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: