Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Enertin Dheskali EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Enertin Dheskali EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Enertin Dheskali

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Enertin Dheskali Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Enertin Dheskali   Poezi nga Enertin Dheskali EmptyMon Apr 13, 2015 7:22 am

Poezi nga Enertin Dheskali Enerti10

Poezi nga Enertin Dheskali




Pikëz gjaku në univers


Lëndinat e pritjeve i mbollën yjet
Si kurora ëndrrash në vazo galaktikash,
Muza e jetës, e dehur ëmbëlsisht nga pritjet,
Ëndërronte në fluturim përmbi re planetësh.

Jam aty, në grimcat që ecin pafundësisht,
Jam aty, në transformimet e fillesave mbi asgjë,
Në diejt që lindin, në sfinksin që hesht,
Jam aty, pikëz gjaku,
Aq i vogël, e i madh, sa universi s’më nxë...





Nëse do të fluturosh…


Nëse do të fluturosh përtej qiejve,
Atje ku vetëtimat zemrat çajnë,
Mos harro, puthjen time merre me vete,
Që të tregojë udhën kur të kesh nevojë.

Unë qiej s’kam, as gjerdanë yjesh s’gjej dot,
Për t’i bërë dhuratë për gushën tënde,
Kam vetëm një zemër të brishtë e të ngrohtë
Që mbi detin e lotit ka ngritur çerdhe.

Mos e harro kraharorin ku gjumi të merrte,
Mes nanuritjeve dhe duarve të mia – fole,
Ëndrrën tonë, në vesën e vështrimit trete,
Nëse do të fluturosh përtej qiejve…





Shekull që fle në boshësi


Kuturisen matrapazët e shekullit të ri
Nëpër dyqanet e mbushura me drita,
Në vend të zemrës kanë qymyr të zi,
Në vend të shpirtit, prona dhe makina.

Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës,
Male plehërash i flenë përbri,
Humbi ëndrra përtej honeve të skëterrës,
Ishim njerëz, u kthyem në ujq, lukuni…

Në vend të dijes skërmitet hipokrizia,
Bima Grande na mbiu në kokë,
Vdiqën idealet, të na rrojë djallëzia,
Mbretëresha e njerëzve të mjerë mbi tokë.



Shekulli i ri lundron mbi dallgët e kohës,
Dielli njerëzor u tret në pafundësi,
Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës
Që mbart mbi shpinë veç boshësi…




Kosova ime


Predhat na i pluguan trojet,
Na e nxorrën zemrën e dhimbjeve
Nga gurët e themeleve.
Pragjet na i përmbysën,
Djepet na i thyen,
Ëndrrat na i dogjën…

Era e vdekjes
Erdhi nga veriu
E na i shkërrmoqi gurët e varreve,
Ku flenë me njërin sy hapur,
Eshtrat e të parëve.

Mos ikni,
Mbajini këmbët,
Shkulini brinjët
E bëjini armë,
T’ja ngulim hasmit
Në fyt e në brinjë.
Zjarri na i dogji shpirtrat,
Por ne nuk ikim,
Do presim lirinë…




Vjeshtë e heshtur…


Vjeshtë e heshtur, vjeshtë e zhurmtë,
Zbret ngadalë me buzëqeshje frutash,
Ja gris fustanet ushtrisë së drunjtë,
Zoqtë i tremb në horizonte ikjesh.

Vjeshtë e heshtur me krahë të brishtë,
Fëshfërin dhe shtron përtokë arin e gjetheve,
Në xhamat e dritareve troket me lotë zemrash,
Të dashuruarve ua tremb gjumin mëngjeseve.

Vjeshtë e zhurmtë, mbushur me vetëtima,
Piskama ndarjesh, dhimbje që fle në kujtime,
Rrebeshe ndjenjash që i mbledh harresa,
Në përroin e stinës mbushur plot rrugëtime…





Mërzi vere


Boshësia e nxehtë pushton ditët e mia
Këtë verë të mbushur me mallkime,
Nëpër damarët e shpirtit rrjedh mërzia
Si amazonë që ha ngadalë zemrën time.

Ujku i pushtetit ma kafshoi lirinë,
M’i veshi me zgjyrë këto ditë vere,
Ëndrra e kaçurreltë vetëm më ka lënë,
Të notoj mes pagjumësisë, natë pas nate.

Palmat e heshtjes m’u rritën në gjoks,
S’kam fjalë, m’i rrëmbeu kjo dhimbje,
Nëpër damarët e shpirtit rrjedh mërzia
Si amazonë që ha ngadalë zemrën time…





Sa shumë heshtje


Ti mund të heshtësh mikja ime,
Shpeshherë heshtja flet më shumë,
Por mos harro se më shkakton dhimbje,
Se më le të tretem, i pagjumë.

Dhe kështu, mbi mua heshtja bën fole,
Dhe mbi qerpikë më var lotët e trishtimit,
Dhe më përmbytet shpirti nën dyshime,
Me dallgë ndjenjash në rrugën e kthimit.

Çdo të thuash o heshtje tinzare
Me këto klithma vështrimesh pa jetë,
Në cilën skutë ëndrrat i humbe,
Ku vallë ylli i ndjenjave t’u tret?!

E brishtë endesh nëpër endje,
Humbet mes joshjesh vrastare pa fund,
Aroma lulesh që zgjojnë përgjumje,
Gjumë që ëndrrat e vdekjes m’i përkund.

Kaq larg dhe afër, si një zog përjetësie
Që flatrat e brishta m’i përplas në fytyrë,
Trembem mos era e kohës të vret dhe bie
Në vorbullën e dhimbjes, nën qiellin humnerë.

Sot nuk paskam lotë në sytë e lagur,
Vetëm kripa e kujtimeve më mbeti mbi ta,
Në purgator ma çuan zemrën e etur,
Mbi lumin e zjarrtë, zemra fatkeqe më ra.

O zot, sa shumë heshtje më solli,
Kjo vetëtimë ndjenjash mbi shpirt,
Në këto ditë të zhurmshme më kryqëzoi,
Ma gjakosi zemrën si një Krisht…





Kush je ti?


Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,
Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,
Je nimfë që vrapon nëpër botë,
Apo ëndërr që më rrjedh nëpër deje?!

Në sytë e mi ti dridhesh ngadalë
Si një petale e brishtë trëndafili,
Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal
Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.

Mendimi noton ëndrraprishur
Në liqenin ndjellës të syve të tu,
Klith nën emocione ndjenja e fshehur,
Mbytet zemra ime në qiellin blu.

Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,
Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,
Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,
Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Enertin Dheskali
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Enertin Dheskali
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: