Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Xheladin A. Çitaku Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Xheladin A. Çitaku   Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptyFri May 01, 2015 12:11 am

Poezi nga Xheladin A. Çitaku 10985511

Poezi nga Xheladin A. Çitaku





KOHËSI E MBËRTHYER


*
Skllevër të lirë, në liri skllavëruese t`mbërthyer
n`grada të atavizmit, skalitur titullëzim turpërimi
n`rrjeta merimangash e myshqe kohësh ngërthyer
mendësi t`rrudhosura n`hapa patericash dëshprimi
*
Ikona të përgjumura zvarriten iluzionit t`mugëtuar
në përçartje gërhasin grahma melodish t`huajësimi
n`ëndërrime dështimi, n`moqalishte mendja notuar
lundra t`shpuara dremisin n`mole pinjollë mashtrimi
*
Valëvitur hipokrizinë n`tribuna t`rrëgjuara dinakërie
ison mbajtur ulërimave, orkestruar tinguj t`marrosur
gërmadha shpërndarë gjithandej n`selishta shoqërie
në kutërbim mbushur eterin, stërkalash pshtirosur
*
Në shtrojera vasalësh përpëlitet shpirt i robërimit
një jetë n`përulje gremisur pandalshëm n`humnerë
gllabëruar turpësimin n`llupësi sofrash t`servilimit
barqet ngopur menyshë t`lajthitjes, servuar përherë
*
Cinizmin shaluar mënxyrshëm lakej harbimi t`pafre
n`babëzi neveritëse dëshira padronësh gllabëruar
valle lozur tribunash kotësie, kameleonët me nge
ndërruar ngjyra e fytyra, nëpër kohë lundruar...




SIMFONI PERFIDE

*
Kërkoja virtytin n`legjenda shekujsh tretur
udhëve të shtruara ambiciesh të njerëzimit
qëndisë n`cohën e kohës, ndër driza mbetur
copëza dlirësie grisur n`gjëmbaçë t`abuzimit
*
Bredhje n`rendje, n`shtigje ferrash mbuluar
gërricur e shqyer pelerinë t`skrupullësimit
n`trase braktisur, zvarritet shpirt i trishtuar
n`hulli dinakërie mbjellë farën e shterpësimit
*
N`galeri harrese mbërthyer skllav i fisnikërisë
celebruar me huqe kredencialesh kozmopolite
n`simfoni shpërfytyrimi, lëbyrje shkëlqimi stisë
në himne funebre marshuar mendësitë perfide
*
Vesi n`rafinim harlisur, ngjitur qiellit të nxirë
përhumbjen thëthirë, i etur n`shpërqëndrime
azdisjen intonuar n`uvertura ngazëllimi t`shtirë
errësirën dhuratë entuziazmit n`dë frapullime
*
Kështjellë që ndrynë synimet n`gurë muranash
ngritur franxhi bedenash për mburoja t`ligësisë
jetën pangjyrshëm ngujuar në kala mjeranash
n`përulje zvarritur, shërbyer kastash t`parisë
*
Mbyllur n`melankoli, lajthitjen e vetes shijuar
peneli i thyer gërvishë lansime nëpër dokrra
dështime mospërfillëse n`pëgjumje ledhatuar
shpresën e stërkequr përimtuar në mokra...





SHTIRJE


*
Në letër t`bardhë shkruan laps i zi
fontanë dëshirash vijëzon ngjyruar
n`butësi kolltuqesh buçasin trimëri
ndër beteja hidhet ëndërr e fiksuar
*
Shpura trimoshësh në togje mahnitëse
marshuar n`iluzione zënë t`gjitha pritat
krekosje kaposhësh n`llogje qoroditëse
në stola të llafosjes i shtrojnë konditat
*
Trimëri virtuale është ngritur në këmbë
jataganët mprehur n`përballje tastierash
historinë fatale do shqyejmë me dhëmbë
në lojëra fjalësh, n`shpërbërje barrierash
*
Bëjmë e zhbëjmë shtete me laps e ngjyra
orkestrojmë ambiciet në himnet pompoze
bredhim rrugë e dete, s`vejmë te pasqyra
t`shohim vetëveten n`mashtrime grandioze
*
Bëjmë heroizma të ngrohur n`dë strofull
n`dë tinguj lahutash përkujtojmë baladat
pilafin n`çilizma e kthejmë rreth e rrotull
përshpirtje kohëve që vringëlluan shpatat
*
N`këngëtim legjendash do bëjmë historinë
vese vetëmburrjesh ngritur në piedestale
çakej t`pangopur do trembim me poezinë
n`vegime ëndërrimtarësh do hedhim valle
*
N`male e kreshta do lëshojmë kushtrimin
t`bëjmë gara nëpër shkrime madhështore
n`vargje, e n`rreshta aktrojmë dhe trimin
dhe kreshnikë do bëhemi n`skena iluzore
*
Mllefin kur zbrazim do rrëkllejmë gotën
afshe rrufeshë lëshojmë zjarr t`goditur
nxjerrim marazin, dridhim tërë botën
të dehur hamendjesh ndër avuj ngjitur
*
Motet gjurmojnë vrragë përjetimesh
thëniet në kohë rrjedhin n`kaskada
ilustrojnë vrullet në reshje ankimesh
thonë, vreshti do shatin, nuk do urata...





TITRA ZHGËNJIMI

*
Tutje e tëhu injoranca mbledhur
sa për të vënë ca çiçërra në hell
trutë e gomarit për t`na i hedhur
dushkun për gogla shitur me zell
*
Herë rrahur thumbi e tingëllinë patkoi
n`fjalosje boshe herë thyhen shigjetat
herë zgjërohen puplat posi bisht palloi
n`shfryrje egoizmi stërmbushen kuletat
*
Asnjëri s`zë besë, s`kërkonë honepsje
nëpër udhë gjëmbash jemi stërngopur
veshur dhe ngjeshur kostumin skepsje
bërbëlitjet cinike shpirtin kanë lodhur
*
Takëm pashai kot shtrohet ndër sofra
dhe as kobure nuk shkrepë n`të thatë
jetë përditësimi shëndërruar në lodra
besë e virtyte përhumbur që menatë
*
Putër luani s`i shkelë dot këto vise
se as rrufeja nuk bjenë ndër hithëra
n`kthetra zhgënjimi ndjenja mahisëse
demagogjinë kot sa ka futur në titra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Xheladin A. Çitaku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Xheladin A. Çitaku
» Poezi nga Xheladin A. Çitaku
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: