Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Xheladin A. Çitaku Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Xheladin A. Çitaku   Poezi nga Xheladin A. Çitaku EmptySun Feb 08, 2015 12:23 am


Poezi nga Xheladin A. Çitaku 10428010

Poezi nga Xheladin A. Çitaku




ZVARRITUR MARGJINASH

*
Fuguar na kanë drejtë margjinave të jetës
togje grabitëse të egërsuara në pangopësi
rrekemi mjerueshëm t`i bëjmë çaren vetes
n`zvarritje qyqarësh mbështjell n`padenjësi
*
kopeisht marrosur n`kërkim të skllavërimit
portën tonë të mbyllur në dëngje ferrishtash
frutin e degdisur nëpër rrugët e t`huajësimit
posi lulja mbërthyer nëpër rrënjë barishtash
*
në derë hasmërie, verbërisht t`shtytë lakmia
kokulur gëlltitur talljen n`sarkazma përplotë
qorrolepsur manishëm, përqeshur nga lubia
që me kthetra të mprehta s`të çrrënjosi dot
*
dorëzuar shpirtërat vrazhdësive të maskuara
vullnetin ndryrë n`grila zëndanesh t`injorancës
shpresat varur n`iluzione ëndjesh të harbuara
sorollatur nëpër ëndërra t`kotësisë e mjerancës
*
mendjen pas kokës në revan rrugëve t`hardalisur
turma amorfe shkarë tatpjetë n`ambicie t`sëmurë
nxitur ndjenja t`pandjesisë, në ndryshkje mahisur
virtyte kënduar n`balada, flakur n`përdhosje qëkur...





PAKOHËSI


*
N`vendnumrim stagnuar kohë pakohshmërie
orgjitë revan shfrenuar, urti nën hije strukur
trokëllimë e azdisur në verbërime na shpie
togje të shëmtuara kalorësish t`paskrupull
*
Orbitë e tjetërsimit në ngjyrim të skëterrës
e kohës së sëmurë, të ngjirur nga shterrimi
ngarendje çmendurie bulevardesh t`mnerës
zgërdhima të dehurish n`kështjella vezullimi


*
N`arena të çoroditjes gladiatorët shfrenohen
gërvishtur në kamxhikosje, kullojnë vrerësi
gardianë shpirtërash n`pispillosje lazdrohen
të ngopur n`maraz egon përkëdhelin n`babëzi
*
Në shkarje marrosja, përpinë lakmueshëm
gjithë çfarë rrëmben, ç`gjenë e ç`nuk gjenë
kafshime t`dhimbëshme dhuron mjerueshëm
hapërimit t`lodhur n`tërsëllëmë i bënë benë
*
Monarkë njëmendësie fronëzuar dinakërisht
në fluska grandioze rënduar imagjinueshëm
n`argatëri djalli vullnetin qëndisur pabesisht
helmin roitur n`jetën e zaptuar tradhtueshëm
*
Ardhur shtruar, shtruar këllirë vazhdimësie
bulmet i thadruar, nga stani i vjetër rigon
nektare t`konservuara në ambalazhe ligësie
n`meny mashtrimi dhimbja n`sofër i shtron…




NË STOLIN E KOHËS

*
Rri, vështron botën, si një kërcu
në soditje ngeshëm, ngulur si hu
t`gjithë ikën, s`u panë nga vanë
e kthyen kurrizin, n`vetmi të lanë
*
S`të flet asnjëri, as përshëndetë
sytë përhumbur, mendjen tretë
koha të tejshkon, s`ta var njeri
i ngelur demode, këtë mirë e di
*
Çfarë do bësh, n`vete mbështillesh
truar, injoruar ngado që të sillesh
kurrizi dalë n`dë vuajtje t`argasur
nga jetë e përdalë, jetë e pataksur
*
Më kot llomotitë, sa flet, e bërtet
koha ikë n`vrapim, n`tallje të nget
gjithë helm e vrerë kjo jetë bizare
një çast të bukur s`të dhuron fare
*
Sillet harbuar, e ashpër, e pështirë
rrëmben, e t`privon nga çdo e mirë
përplitet shpirti mbushur n`maraz
shijon përbuzjen pa pasë një shkas
*
Thërret e çirresh, në fjalë e n`letër
jam ky që jam, s`bëhem dot tjetër
nuk i ndërron dot, andrallat e kohët
çdo gjë që vjen, n`shkuarje skadohet
*
Të tundon jeta, të tundon dhe fati
s`qëndron më dot, ky shpirt i ngrati
tundet dhe përpëlitet, hidhet përpjetë
shtrohet dhe qetësohet, e din ç`e pret...




DORA QË S`NA ARRINË

*
Nga nime të ngrohta, zhytur në luks
na dhurojnë kshilla e mendje të arta
kështu e ashtu "duhet", na vijnë fluks
porsi gjykime nga personalitete t`larta
*
Të gjithë të ditur, plotë mençurakë
vijëzojnë skenare që nga distanca
qejfin s`e kanë të zhyten n`batak
n`civilizime kanë hedhur spiranca
*
N`tribun të kombit veten e vënë
në hedhje t`fallit e nëpër fjalime
tym e plumba kurrë s`kanë ngrënë
veç ca monedha kanë bërë flijime
*
Nëpër analiza e nëpër vargënime
trimoshët e bëjnë luftën për shtet
vlerësojnë akte me paragjykime
por larg pasojës të qëndrojnë vet
*
Juve, vllazërisht iu rritët ndera
që na kujtoni me fjalë e mësime
por ne e keqja na mbiu te dera
e përplasemi edhe me hidhërime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Xheladin A. Çitaku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Xheladin A. Çitaku
» Poezi nga Xheladin A. Çitaku
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: