Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Drita Lushi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Drita Lushi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Drita Lushi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Drita Lushi   Poezi nga Drita Lushi EmptySun Apr 26, 2015 3:55 am

Poezi nga Drita Lushi 10313610

Poezi nga Drita Lushi




Marsi ,unë dhe Deti


Unë ecja në fustanin e brishtë të pranverës,
E shihja, si zogjtë qeshnin,
Kur marsi dhe deti
ziheshin e grindeshin.

Deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh
Marsi të më zbukuronte me frymë lulesh e fjalësh.
Ata, me dallgë e lule më donin e më shihnin në sy,
Ndërsa unë qeshja dhe i doja të dy.






FLIRT



Flirtoj me ditën,
e në një gotë bliri,
rrëkëllej orët e saj,
me diellin luaj kaherë,
luaj, qysh në të parin maj.

Flirtoj me natën.
Fshehtas takoj
yje,
kometa,
planetë
e me flokt’ e mij
qiellit i freskoj, prehërin e nxehtë.
Edhe pse hëna si drapër tretet nga xhelozia,
une vazhdoj e vazhdoj me flirtet e mia.

Flirtoj me stinën,
me Majin,
me zogjtë,
flirtoj dhe me ajrin, nëpër kaltërsira.
Me Ty, flirtoj ,
notoj syrit tend,
ti dallgë- une në ty lodroj.

Flirtoj me fjalën,
me buzën tënde, e më tutje,
Por…

Ah,
kaq e pat ky flirt
Më mbet’ aty një puthje.




Për hir(t)


Për hir të interesit,
Djalli s’ështe aq i zi sa duket,
e ëngjëlli s’qenka krejt i bardhë.
Pse të moj bëjnë ndonjëherë edhe pakt?
Madje, në u dashtë, që edhe të martohen,
s’është asnjë hata,
s’është aspak mëkat!

Për hir të interesit,
Kurva s’ështe aq kurvë sa duket,
sepse s’kurvëron ashiqare.
Ato duan veç parave dhe post(e)
ato zgjedhin burra “klas”,
burra që mbajnë dhe kollare.
Kujt i plas për “Shën Maritë”?
Njerzit s’duan virgjëresha si ikona!
Njerzit të etur janë,
duan mish,
kanë epsh!
Andaj, dilni kurva!
Jeni më të ndershme
nëse kurvëroni dhe në shesh.

Per hir të interesit,
njerzit janë gati
të dy sytë të qorrojnë,
të shurdhojnë të dy veshët.
Të flasin e përdridhen
si lavire të pështira.
E s’ështe aspak çudi,
kur ti shihni që ndryshojnë edhe gjini.

Për hir të…

Çdo gjë kaq bajate…
Mbarsur në mëkate…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Drita Lushi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tango magjike / Poezi nga Drita Lushi
» (K)ode Dashuri / Poezi lirike nga Drita Lushi
» Poezi nga Drita Lushi ( Dedikuar Nënës )
» LETËR MBRËMJE, PËR TY. / Poezi nga Drita Lushi
» Prozë-poetike nga Drita Lushi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: