Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 (K)ode Dashuri / Poezi lirike nga Drita Lushi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi Empty
MesazhTitulli: (K)ode Dashuri / Poezi lirike nga Drita Lushi   (K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi EmptyTue Jun 03, 2014 7:16 am

(K)ode Dashurie



(K)ode Dashuri  /  Poezi lirike nga Drita Lushi 14619210


Poezi lirike nga  Drita Lushi







Kur lindin dashuritë


Dashuritë
s’lindin nga përqafimet,
as nga puthjet s’lindin, jo.
Ato lindin
pa kuptuar,
pa ditur,
pa shpjeguar si.
Ato lindin,
në zemër,
a ndoshta në sy…
Dashurite lindin
kur rrahja e zemrës,
te njëjtën rrahje ndjen tek ty…
Ato lindin
kur irisi im dhe i yti
marrin të njëjtën ngjyrë
Lindin,
kur fjala edhe me heshtje,
I flet fjalës,
e gërmat, ia këndon
edhe nën zë…
është e thjeshtë:
bota bëhet e trëndafiltë
kur lindin ato,
dashuritë…




Marsi, unë dhe Deti



Unë ecja në fustanin e brishtë të pranverës,
E shihja, si zogjtë qeshnin,
Kur marsi dhe deti
ziheshin e grindeshin;
Deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh
Marsi të më zbukuronte me frymë lulesh e fjalësh;
Ata, me dallgë e lule më donin e më shihnin në sy;
Ndërsa unë qeshja dhe i doja të dy.





Kur zemërohem


Kur zemërohem, e inati në një luaneshë më kthen,
ti qetë më  thua: e di, e di; veç pesë minuta furtunë do të ketë…
dhe, kur pas furisë unë rishtaz urtohem, si qëngj i pafaj,
I qeshur më kthehesh: e dija, që shpejt do ndriçoje, si dielli në maj.

Shpesh inat të marr – inat nga dashuria – ( oh ç’inat!),
të fshehtat dhe shpirtin kaq mirë ti m’i lexon (oh ç’fat!),
e unë askurrë e asgjë s’mund‘ të fsheh prej teje (çudi!),
më mbetet në frymën tënde të zhytem gjer’ në dehje (mrekulli!).




Si?


Kam ikur për të mos u kthyer më,
Kam mbyllur sytë e vetes i kam thënë:
-Duhet të shkosh…
-Shko!
I kam vënë pranga shpirtit
për të mos ndjerë më.
Nje shkëmb zemrës që të ndalja
rrahjet prej rrathësh
ku në çdo njërin,
formëzoheshe përsëri!
Ti – ringjallur dejeve, pa ditur si…
Si?!





Të duash një grua


S’është lehtë të duash një grua,
T’i falësh fjalë sysh dhe puthjesh;
Ledha hëne, kometash e diej
t’i ulësh në duar.

Duhet të dish të duash një grua!
Të marrësh një oaz mes shkretëtire,
Nje oaz që kaltëron (veç për ty)
tokë dashurie.

Duhet guxim të duash një grua!
Të gjesh rrugë e shtigje (të pashkelura)
që të pushtosh
të artat brigje.

Duhet të dish të mbash një grua
pasi zemrën të ka vënë në duar,
Më shumë se atë – dashurinë e saj.
Duhet të dish, të dish pra…




Du-Art


“Nuk di se ç’kanë dashur gratë tek ty…”
-të pyes unë, jo shpesh.
Ti – më sheh, qesh dhe hesht…
“Ndoshta kanë dashur sytë?” – vazhdoj unë
“Ndoshta dashuruar me zërin kanë qenë,
shumë mund të kenë lakmuar zemrën,
shumëçka mund të kenë dashur…
(ha ha ha, por unë i kam pasur!)”
Ti – qesh, (miraton me kokë) dhe pret, ç’do vazhdoj të them:

“Unë më shumë duart dua;
Duart, që ndërtojnë ura ndjesish,
që lidhin shpirtrat me fije eterike’
(edhe kur larg jemi).
Duart
që punojnë,
që shkruajnë,
që prekin,
që s’pushojnë,
që nuk heshtin.
Kaq pak,
dhe kaq shume dua:
(Të miat) duart e tua.”

Ti – qesh përsëri, dhe tashmë
nuk hesht…




Ty do të të dua prapë


Çdo ditë, me një poezi të re rilind,
një dashuri të re për vargjet çdo ditë;
unë syrin tënd e kam hapin tim,
me hapin tënd, ti më çel një ditë.

S’di si do të ndihem, kur të mbarojë kjo poezi,
at’herë kur e vdekur do ndihem për së gjalli;
as kur të gdhihem e të ngrysem, pa frymën tënde
e me sytë ulur, me vete të përshpëris:
“Eh më mori, sa shumë më mori malli!”

E në mos mbaroftë kurrë kjo poezi,
Fjalën të jap, që çdo ditë e çdo natë,
me shumë do t’këndoj dhe shkruaj!
Përditë e për natë, pa ndalur anjë çast,
vetëm ty, ty do të të dua prapë.




Çdo gjysëm je ti


Jam gjysma e ndjenjës, dhe puthjes,
Jam gjysma e vështrimit, dhe buzës;
Jam gjysma e stinës, dhe vjeshtës,
Jam gjysma e shpirtit, dhe zemrës…

çdo gjysëm tjetër – ti je.




Kaq


Tri fjalë…
Dy sy…
Një përqafim…
Kaq…

Kaq pak përshpëritje,
i duhet një dite
të ndizet,
qysh në lindje.




Kur thyhet heshtja…


Ti më thua: “Grise heshtjen”
e unë me përqafime
vërshoj mbi ty, furishëm – si një lumë;
me puthje të zhurmëshme
mbuloj kurmin tënd lehtas
e kokën mbështes në sheshin
e gjoksit tënd, qetësisht.

E atëherë, me drithërima fjalësh,
të pëshpëris lehtë në vesh:
“Kështu i dashur, kështu;
kështu di ta gris heshtjen unë,
duke më dashur ti, pa fjalë
e unë me përqafime, akoma më shumë.”




(K)od dashurie


Druhesh, mos më lëndon
me dashuri
e, si petale,
e hedh nga pak
mbi mua,
mbi fjalë,
mbi sy.

(S)Ndalem…
Mbledh,
Petale,
Petale,
Petale…
…Një shtëpizë ëndrrash
ndërtoj në zemër
për Ty.




Ta dish…


Mbrëmjeve,
se ç’më përshpërit ca fjalë magjike,
e me yjet, shpesh bën edhe ujdi,
qetsisht më bën që të besoj,
se mi këndojnë ata ninullat , dhe jo ti.

Mëngjeseve,
kur endé gjumi si pushtues mbi sy më rri,
Vjen më lë mbi supe, ca puthje prilli
e ikën, bën si i paditur,
hutueshëm më thua: “ti paska lënë dielli”

Ta dish,
po të betohem, që ndonjë natë,
s’do flé nga fjalë, as nga ninulla,
tërë natën zgjuar do të rrija,
veç sytë si shejtankë, kot do ti mbyllja.

Hah…
E qepallat, rrufeshëm një çast do t’i hap,
Kur lehtë të më qasesh ti me hapa fryme.
e s’ke ku shkon pastaj, s’ka lojra më,
rob do të ngelesh brenda tyre.




Thjesht grua.



Të kam thënë, e vazhdoj të të them që s’jam e bukur.
Ti, të kundërtën vazhdon të thuash me ngulm…
Unë, dhjetra gjëra që më zbukurojnë mund të kem,
Por e bukur s’kam qenë ndonjëherë…
s’kam trup,as fytyrë, e as sy të bukur.
Por Ndoshta ti…
Ti,Ndoshta,më sheh me sytë e dashurisë,
Pertej materies së gjallë, me emrin tim…
Ndoshta, ti sheh gjërat që s’duken me sy,
Ndoshta ti ke nisur prej kohësh ,
me shpirt të shohësh…
Por unë të kam thënë,
Që (s)jam e bukur,
Se jam thjesht, Grua.
Të bukur më bën Ti.
Unë thjesht, ndihem më shumë se Grua,
Në sytë e Tu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
(K)ode Dashuri / Poezi lirike nga Drita Lushi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Drita Lushi
» Tango magjike / Poezi nga Drita Lushi
» Poezi nga Drita Lushi ( Dedikuar Nënës )
» LETËR MBRËMJE, PËR TY. / Poezi nga Drita Lushi
» Prozë-poetike nga Drita Lushi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: