Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Sabrie Selimaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Sabrie Selimaj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Sabrie Selimaj   Poezi nga Sabrie Selimaj EmptySat Apr 11, 2015 5:31 am


Poezi nga Sabrie Selimaj 10917410

Poezi nga Sabrie Selimaj




GJITHMONË


Gjithmonë kërkoj dritë besimi
ta ndrijë shpirti i munduar
mos t`vuaj kaq shumë njerëzimi
nga kjo llavë lakmish lëshuar

Pak a shumë doja drejtësi
e keqja n`leqet e saj t`ngeci
të mbronte dhe furtuna lakmi
shpirti të frymojë, rreze dielli

Beteja e nisur kërkon durim
që të ndrij mendja njerëzore
kurrë nga ligsia s`ka shpëtim
realiteti është më se një fitore

Në këtë botë që ne jetojmë
na prijnë ca mendje të zeza
varfërinë në sofër e shtrojnë
gjëmen, shtojnë në varreza

Dhuna kurrë s`mbolli mirësinë
shpirti s`gjeti paqen kërkuar
kurrë i varfëri se gëzoi lirinë
nga ujqërit dinak udhëve vrapuar

Nëse jeta është një dhuratë
dhe unë kam lindur për ta jetur
përse ligësia vallë s`rri rehatë
çdo njeri lirinë për ta shijuar

Pak dritë shpirti i vuajtur kërkon
ëndrrat stolisur t`puthin shpresën
koha të largojë nga udha dredhitë
njerëzia t`frymojë buzëqeshur jetën.




FLUTUR ËNDRRIMTARE



Duke hedhur vështrimin qiellit,
i hap portën njëherë fjalës,
duke prekur telat e zemrës
sytë e tu, vështrimi i hënës,

Kur lexoj sytë ndriçuar
fjalët shpirtin m`pushtojnë
tek ti vij si zog i trembur
ëndrrën time të ta zgjoj,

Një kujtim i strukur hije,
fshehur në timin thesar
zbret si hëna në korije
duke hequr dëshirën zvarr,

Jetë e bukur hileqare,
herë më ndezë, herë më fton,
zbret ujëvarë ëndrrimtare
më magjeps ,më tundon,

Një trokitje e një çasti
rrebelon shpirtin e gjorë
zbret dëshira flakë zjarri
zgjon çdo ëndërr si me dorë,

Qielli i shpirtit largon retë.
bie, ngrihem, duke ëndrruar,
portën zemrës, hapur i mbaj,
kur unë ndihem e dashuruar,

Me ty...se pa ty, nuk mundem!
Mbi petalet jetë qëndroj
fjalët e zemrës nuk lëkunden,
besnikrinë përherë e çmoj.




VASHË E BUKUR NAZEMADHE


Vashë e bukur lule vesuar
me shikim më ke qëlluar
sytë e shpirtit ti lexoj
buza mjaltë bukur ligjërojë

Në mëngjes, sa zbret dielli,
të ndrinë sytë e t`u boj qielli
zanë e bukur nazemadhe
seç me dogje seç më kalle

Hënëz që largon errësirën
shpirtit ja shtove dëshirën
flas me vete prej hutimit
të prek pak moj lule prillit

Vesë vesove ëndrrat e mija
kur bëlbëzonte dashuria
hënë e dielli mbi ty kanë rënë
pa ty shpirti rahat s`bënë,

Mos je vashë, ti Shkodrane!
më çmende moj shejtane,
ikën rrugës naze, naze
zemrën time ti ma plase ,

Vashë yll, moj vashë dritë
pa me thuaj, moj ku je rritë
Kosovare me flokët mbi supe
mendjen time krejtë ma hupe,

Në zot vashë kam ra n`bela
më shikon e nuk lësho za,
në je zanë largohu tutje
në je vashë ma jep një puthje,

Kur buzëqeshë largohet dielli
këndojnë bilbilat te zabeli
Mos je Çame moj bukuri
belnë e hollë shtatin selvi,

Vërdallë mendjen ti ma prure
valët e detit ngadalë i tunde
në zot shpirtin krejtë ma kalle
mollë e kuqe, mollë gjylalle,

Vashë e bukur fol një fjalë,
po ma vjenë mendja vërdallë,
Jetën time ta jap dhuratë
mos mendo ti gjatë e gjatë.




VERË E KUQE




Dielli syrin sapo mbylli
Nata hapi portën ngadalë
Një gotë verë nga Përmeti
Do ta pi, të shuaj mall

Verë e kuqe, verë majoshe
buza ëmbël seç të lëpiu
ca kujtime pranë m`i solle
fishkëllon shpirti si veriu

Hëna syrin sapo nxori
u ndez i tërë krahërori
një puhizë e lehtë vrapuar
më pushtoj duke menduar

Pi ngadalë verën e kuqe
t`i largoj shpirtit ca huqe
kujtoj ty me digjet xhani
dehur shpirtit krejt nga malli

Pi me fund pi me ngadalë
buzëqeshja si det në valë
sytë lotojnë nga mellëngjimi
nata heshtur, më përgjonë ylli

Do të dehem, gotën ta thyej
çdo dëshirë shpirtit t`i grryej
do të flas m`gjuhën e zemrës
do t`i zbeh dritën dhe hënës

Dielli syrin kur të nxjerrë
me buzëqeshje t`më mbështjellë
se kjo jetë është ditë numëruar
prandaj dua për ta shijuar

Verë e kuqe, më ndeze flakë
më le zgjuar tërë këtë natë,
do të dehem se s`u bë nami
të këndoj si të doj xhani.





S`KA RËNDËSI VDES APO RROJ



Nëse gabova të lutem ma thuaj!
se fundja njeriu njef pendimim
nuk është një ditë apo dy të kaloj
në sytë e tu unë lexoj trishtimin

Nuk mund të vazhdoj e heshtur
fjalëve memece t`u nxjerr kuptimin
në këtë jetë, o sot o nesër patjetër
dhe ikja do lerë gjurmën largim,

Nuk ka rëndësi ç`farë ti mendon
rëndësi ka përballja me heshtjen
mos me vritë me tëndin vështrim
buzës flakëruar i zbehe buzëqeshjen

Nuk më pëlqejnë kurrë dinakëritë
se hapin lehtë portën e zemrës time
nëse kërkon të më thyesh me heshtje
kjo vërtetë, për mua është një dhimbje

Të gjitha kujtimet do t`i thermoj
ditarit shkruar do ia grisë fletët
nëse zemra pika gjaku do pikojë
unë porsi kripa në det do tretem

Nuk mudem të ndjek hapin ikje
nuk kam më fuqi të` të ndaloj
tashme çdo kujtimi i grisI fletët
nuk ka rëndësi në vdes apo rroj.!!





KUJDES



Do ngre zërin
me pënden shpatë
kujdes vllezër
në fushatë,

Mos nxitoni
ju lutem shumë
se marrzija
kurrë s`ka fundë

Me fjalë boshe
shpirti s`nuk ngopet
vuajtja shtohet
i ligu krekoset ,

Tundojmë shpirtin
nga kjo furtunë
kush je ti
e kush jam unë,

Fjala erë
përherë vrapon
kur kollozi
pushtet kërkon.

Ç`po dëgjon
vesh ziu
fjalët poshtë
shpirti përpiu

Ditë pas-ditë
dredhit lulëzojnë
fjalet boshe
më shurdhojnë

E çtë them,
kur zëri dridhet
fjala ngecur
nuk përtypet

Halli hallit
nuk i ngjanë
kush s`mendon
për fukaran.

Do ngre zërin
të tund dhenë
lodhur jemi
nga po vemë,

Vaj medet
si do vejë halli
kurë qetësi
do ketë shqiptar!i

Dëgjoni o milet
dielli duket
që në mëngjes
njerzija di çpo heq!

Kush mendoi
për fukaranë
kush se qasi
pranë paran.

Qanë mali
me o iiiiiiiiiiii
ç`farë po ndodh
në Shqiperi!

Bien tamburet
vedi dridhet
kur drejtësija
në pragje lidhet,

Prandaj vllezër
bëni kujdes
se nuk hy
minarja në thes ,

Kush je ti
kush jamë unë
kjo fushatë
kështu mer fundë?

Ik ...Kalemi,
e vjen Kalemi,
këmbëkryq
vujtjet i kemi?

Unë për vete
do mendoj gjatë
s`do pres fatin
me sopatë !!




Sabrie Selimaj@,&
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Sabrie Selimaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Sabrie Selimaj
» Poezi nga Sabrie Selimaj
» Poezi nga Sabrie Selimaj
» Poezi nga Sabrie Selimaj
» Poezi nga Sabrie Selimaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: