Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Sabrie Selimaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Sabrie Selimaj   Fri Jan 15, 2016 8:36 am




Poezi nga Sabrie Selimaj



ËNDËRRA IME


*
Por si floku i dëbores,
që zbret tërë delikates
si lulja n`degë t`molles
njomur petalet me ves
*
Loti pikur trazon detin
duke thyer heshtjen e vrar
sytë ndriçuar largojn terrin
yjet ndezuar buzën zjarr,
*
Fishkëllimat ëndërrimtare
përmbi flet u bën vargje
dashurija si një pikmen
udhës jetës dritë i bën,
*
Frymoj thellë brenda ëndërre
s`dua të dal nga porta e saj
lëshon tinguj e imja zemër
përlotem si fëmi pafaj
*
Det i gjërë me mendime,
dallandyshe në shtegtim
n`çdo rrahje t`zemrës time
varg dëshire pa-mbarim ,
*
Sa shpejt ëndërra hapi sytë.
sa shpejt koha largoi hapin ,
Sa dëshira ngelen pa frymë
sa kohë zgjati, ëndërra vrapin?




VALË ËNDËRRIMTARE


*
Valët e detit bëre jorgan
hënën duke qasur pran,
krojeve, këngës ja more,
kuror, thure me lule bore,
*
Mrekulli mbi mrekullit,
kur buzëqeshur flasin sytë,
më qas pran, më largon,
dashurinë ulur në fron ,
*
Për ty hark bëhet hëna,
i shpejton rrahjet zemëra,
diell e hënë ke ne vete,
lule e bukur qumësht blete,
*
Nata yjet i përcolli...
hëna heshtur me ty foli
flutur, mbi degë e krua
Perendi sa shumë të dua''
*
Udhën time e përflake,
kohën time ti e zgjate,
perëndesh e bukurisë
je bekimi i Perëndisë
*
Mos lakmoni por shijoni,
mos harroni se gaboni?
këndoni, vetëm këndoni,
se do ikni e do shkoni...
*
Mekatar i pangopur ?
udha jote, ka të sosur ,
sytë e shpirtit vet magjija
kur flet ëmbel dashurija,
*
Vargu shkruar në fletë,
është thesari i vërtetë
sa herë syri e lexon,
shpirti ëmbel ligjëron,
*
Jeta është lule xheneti
dashurija fron mbreti
kohen kot mos e kaloni
mos harroni ,me dëgjoni ?




BUZËQESHJE E MGRIRË



*
Kërkoni të buzëqeshë
me buzën zhuritur
ikur në mes reshë
hënë duke ndritur,
*
Heshtjen ta thyej
me një puthje fëmije
të këndoj, të dëfrej,
në flakë mërzije
*
Përse vallë o Zot?
kërkoni buzëqeshje
mes pikave të lotit
në udhën kryeneçe
*
Jam kjo që jam,
s`mundem, ndryshe
loti është rrëfim
dhimbje pamëdyshje,
*
Frymoj si lulja
vesuar nga vesa
dashuria, familja
limturia, drita jeta.
*
Melodija e zemrës
nga shpirti i trazuar
dashuria e nënës
pranëverë lulëzuar
*
Mes pikave të lotit
buzëqeshjen kafshon
helmi është helmë.
mjaltë nuk pikon ,
*
Vështrime diellore
frymëmarrje të lirë
kurrë mos kërkoni
nga qielli i nxirë.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Sabrie Selimaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: