Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

  TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE / Poezi nga Adem Zaplluzha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha Empty
MesazhTitulli: TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE / Poezi nga Adem Zaplluzha    TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha EmptyFri Mar 06, 2015 5:59 am

 TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE /  Poezi nga Adem Zaplluzha Adem11

Poezi nga Adem Zaplluzha



TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE


Të lutem e dashur
Në këtë çast të trishtë
Prekma ballin e rrudhosur
Kam kokë dhembje
Aq shumë më dhemb koka
Sa që po më bien thinjat e kresë

Afroma dorën tënde të butë
Të lëshohet si pendël mbi trupin tim
Të bie me delikates
Ashtu siç lëshohej dikur në rini
Me tërë epshin e natyrës

Prekmi plagët të lutem
Jo ato të plumbave
Që ngjajnë atyre të Gjergjit
Por ato plagë që u krijuan
Prej heshtjes dhe fjalëve memece

2.

Të përgjëroj si Hyjin
Shkelë me këmbët e tua të buta
Mbi lëkurën time
Prekmi me duart e tua plagët
Po ta dije sa kam nevojë për prekjet e tua
Kurrë s’do t’i largoje gishtat

Sa shumë po i ngjan sonte
Kjo lëkurë e zeshktë
Letrave të dikurshme të dashurisë
O të përgjëroj
Preke butësisht hartën e shpirtit
Të mos digjet nga heshtja e jote

Ne jemi në fund të udhëtimit tonë
Në daç ta përjetojmë fillimin
Fillo së pari me prekjet
E lotëve të tua prej gejzeri
Pastaj do të kuptojmë
Se kësaj rruge askund nuk i gjendet fundi

3.

O më prek vetëm sonte
Pastaj le të del
Ku të dal kjo rrugë e mundimshme

Nuk kemi shumë kohë
I kemi shkundur të gjitha degët
Kanë mbetur
Vetëm prekjet e tua prej pemëve

Shiko përreth asnjëherë nata
S’ka qenë më e bukur se sonte
O të lutem
Derisa të zgjasin këto çaste
Ti mos u ndalë me prekjet e tua

Më prek edhe mbi plagën time
Çmende shpirtin
E lumit gjysmë të çmendur

Ndoshta të kujtohen pemët
Kur si të çmendur i shkundnim frytet
Ishte një pranverë e begatë atëherë

Ai shpërthim i gjelbërimit
Kurrë më nuk u përsërit
Për herë të dytë
Në fushën e mëllenjave

4.

Të thashë
Dhe sërish po të them
Prekma sonte lëkurin time prej bualli
Sa shumë e kanë regjur vuajtjet
Preke të lutem si dikur që e prekje
Asgjë në jetë nuk qenka si malli
Kam shumë mall
Aq shumë mall në këto çaste

Sa që po më mpihen trutë
Vetëm prekja e jote skofiare
Mund ta zgjojë njeriun në mua

Më ndje të lutem e dashura grua
Mos i ndalë të prekurat deri tjetër nesër
Kjo natë është e shkurtë
Sa ora këndesat zgjojnë mëngjesin
E me të zgjohen edhe vuajtjet tona

Prek e mos u ndalë o erë shenjtë
Sonte jam i tëri njeri
E nesër do shohim
Se në cilën bishë shndërrohem
Prek të lutem më prek deri në amshim
Mos i ndalë të prekurat në këtë delirium

5.

Çdo ditë e çdo menatë
Para se të zgjohem
Nën lëkurën time të zeshktë
Thellë ndjej zëzëllima të prekjeve tua

Po sa i hapi sytë
Fundosem në zbrazëtin e një vetmie
Vetëm ti dhe gishtat e tua
Mund të më nxjerrin nga ky ankth

Sekondat janë të stërgjata
Me miliona vjet
Nuk mund t’i mbërrij
Por vetëm prekjet e tua të mishta
Mund të më zgjojnë nga kjo pandjesi

6.

Përse je kaq e frikësuar në këtë moment
Mos druaj
Preke lëkurën time të bronztë
Nën çarçafin me aromë karafili

Preke se nesër mund të fishket e tëra
Një kohë të gjatë
Vjeshta ka shkelur mbi gjakun tim
Tani më është pakëz vjeshtë
E pakë më shumë dimër i acartë

Nesër ndoshta kjo lëkurë e fishkur
Do shndërrohet në flutura të djegura
Po e preke ti e dashur
Sa ora poret pësojnë metamorfozë

Mos prit të lutem mos
Vëri në lëvizje duart e tua të mishta
Më prek sa të duash deri në menatë
Kurse nesër mund t’i përcjellë zogjtë e tu
Në folenë e përhershme të amshimit

7.

Ky dimër ishte tepër i gjatë
Po të mos ishe ti e dashur
Mua do të më ngrihej gjaku
Vetëm duart e tua të brishta
Pa i prekur dallgët kapërcyen lumin

Edhe më herët gjatë jetës
Pamë dhe i përjetuam dimra të tillë
Por ti si një flutur e kaltër
I kyçe në shpirtin tim
Të gjitha kandilat e dynjasë

Besoj se të kujtohet
Kur atë ditë
E ndeze zjarrin e pa ndezur
Në sytë e mi të gështenjtë

Vet më tregove
Se si u patën shkrirë kallkanët e botës
Më bëre t’i harroj dimrat e egër
Dhe acaret me shtrëngatë
Gjithmonë në sytë e tu ishte pranverë
                         

Prishtinë, 24 shkurt 2014
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
TË MOS DIGJET NGA HESHTJA JOTE / Poezi nga Adem Zaplluzha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Adem Zaplluzha
» Poezi nga Adem ABDULLAHU
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: