Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Natasha Xhelili EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Natasha Xhelili EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Natasha Xhelili

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Natasha Xhelili Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Natasha Xhelili   Poezi nga Natasha Xhelili EmptySat Oct 25, 2014 5:13 am

Poezi nga Natasha Xhelili Natash12


Poezi nga Natasha Xhelili






PEISAZH DIMRI



Peisazhin e fundit të dimrit
Në shilarëse të zemrës
Përkund ,
Pemët e zhveshura nga mungesa
Drithërohen në petalet e dëborës,
Shiu i rebeluar ëndrrave
troket me forcë
Në dritaren time,
Ritmi i tij si shuplakë
Godet  vetminë.
Krahët e shtegtimit treten
Horizontit të afërt.
Re, mjegull, errësirë,
Më ngrijnë në sfond.
Kam shumë ftohtë
Mes  kësaj boshësie të bardhë
Krahët e ëngjëllit të dashurisë
Nuk përkulen më mbi mua…
Vajtoj si fëmijë mbi letrat e djegura
Në hirin e tyre ringrihen fjalë,
Fjalë të ndrojtura, të mbetura pa fole…
Në frymëmarrje stuhish
Si endacak vrapon në kujtimet e mia,
Duke i rënë po asaj melodie,
Duke pritur lëmoshë përkëdhelëse…
Peisazhin e fundit të dimrit
Skalis në murana dhimbjeje
Krojeve ndihet avulli I lëvizjes
Lumenjtë vërshojnë si hiena
Gërvishtin gjithcka
Me thonj gjakatar…
Dielli i mekur
Regëtin si dritë xixëllonje…
Ti hap derën e kujtimeve
Në peisazhin e endur
Në pëlhurë ,më tërheq prej sfondit,
Më shkul zemërimin e mbramë…
Atje, në pikturën e modeluar me trishtim,
Ka një njollë të bardhë,
Një vend bosh
Që duhet ta mbush me pritje…




DHURATA


Si lirë më belbëzon në vesh
Një diell i lindur
Në zemrën e dashurisë.
Në petale ylberi
Ditët mbartin stinët
si jehonë prag stuhisë.
Në ngrohtësinë e duarve
Si drenusha rendin
Rite pambarim,
Në altarin e puthjes
Valëvitje flakësh
Përshëndesin si agim.
Në largësinë që s’mbaron
Ndriçojnë rrugën
fjalë në vetmi,
në kurora dafinash
end pëlhurën e pritjes
me premtimin e tij.
Në balada rinjohjesh
Prej botësh të ndryshme
Nishanet zgjatin kokën,
Krushqit duarbosh
Në kuaj ngarkojnë
Betejën me kohën.
Si endacak unë lyp
Brigjeve të shpresës
Orakuj të shkelur,
Në ëndrra takimi
Më sill si dhuratë
Veç një të përkëdhelur…




PËRKUNDEM


Preludin e lashtë të agimit
E ngarkova në krahët e erës
Diellin e zbehtë të trishtimit
Në pragun e plazhtë të verës.

Vrapimin prehës të ajrit
Zbrita mbi pranverën e fjetur
Ndriçimin sundues të farit
Mbi zërin dhe klithmën e etur.

Hijen që s’lodhet pas meje
Si relike ruaj në xhep
Pirate e fshehur në deje
Harta thesaresh më jep.

Po ndihem vetëm , e humbur,
Me flatrat e prerë të zanës,
Porta e gëzimit është mbyllur
Në frikën e drapërt të hënës.

Përkundem në valën e kohës
Duke zgjedhur ëndërr a djall,
Heq perden e zymtë të botës
Kur dritë-errësira më kall.




HONEVE TË TUA


Derdhem honeve të tua,
porsi verë në një gotë,
vera shkumëzon bekuar,
unë, e lëngshme kristal-lot.

Si një shtjellë, marr me vete
kujtime vello shtrëngate,
nëpër shtigje hojezemre
njëjtësia e një nate.

Derdhem pranverë prag verës,
si një zjarr që shkon në maj(ë),
tretem  në spektrin e vesës,
humbas nektarit të saj.

Shpinëkthyer përëndimit,
si hero pas një beteje,
harruar skenaflijimit,
perëndishëm vjen drejt meje.

Flakur trupin tim në zhgjëndërr,
dejet mbush imazhi yt,
honet si lastarë më bëhen,
mishërimi po më mbyt.

Prapë prej mishi e prej kocke,
gjunjëzoj të njëjtin mbret,
pa fanfara, tinguj lodre
që nga honi më nxjerr vetë.

Sy më sy shpirtpërvëluar,
valëzohemi mbi shtrat,
rilindur në ato duar,
Beatris në qiell të shtatë.





HARRESË



Tani që perdja e trishtimit

Më ka pushtuar,ëndrrat flak

Dhe eci rrugëve të harrimit

Mallin tënd shëroj si plagë.



Po zgjatin kokën ndarjesitë

Portretin tënd kafshojnë nga pak

E mbetur vetëm yjësitë

M'përplasin hijesh buzëzambak.



Po sjell në mend fjalë, shkronja,

Fshehur shtigjesh ,larë me lotë,

Do mundem vallë unë e gjora,

Të rroj pa diell në horizont?



Errësira vdekjen plak

Si shtrigë Salemi bën magji

Një brengë e mbetur zemrës çark

Me etje fshin çdo gjurmë të Tij...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Natasha Xhelili
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi lirike nga Natasha Xhelili
» HAKMARRJA / Tregim nga Natasha Xhelili
» PËRROI I NUSES / Shkëputur nga libri me tregime "Perdja e Mbrëmjes" të autores Natasha Xhelili
» Poezi nga Natasha Limaj
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: