Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Natasha Limaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Natasha Limaj   Sat Jan 16, 2016 8:44 am




Poezi nga Natasha Limaj




VALËDETI


Larg nga Ty…, moj Vlorë,
S’di , pse ndihem tretur?!...
Frymimin e fikur…
Syrin me zor…, qepur…

Europa zonjë,
Ngrohtë, në mes të dorës,
Por unë ndihem gjallë,
Me “Të rroftë e Vlorës”!...

Verdin , Paganinin,
Bethoven shijuar…
Në zenit më çonte ,
“Daullja “e shpuar…

Më shumë nga të gjitha,
Poshtë dhe qejfe mbreti,
Mungonte për vdekje,
Zhaurimë valëdeti !...

( Të rroftë e Vlorës ) frazeologjizmë dialektore për nevlonjatët pasi në dimër në Vlorë fryn një erë e thatë, e ftohtë nga verilindja .




***


Qau qielli i gëzuar ,
Mbi tokë litar ujëzuar ,
Joooo, derdhur nga tradhëtia...
Por shtrydhur nga Dashuria !...




PUSHTET I KATËRT



Mata - Rata” apo “Rata - Mata”?...
Lajthitur te “Zonë e Lirë”
Në arenë “gladiatorësh”
Grushtin kush e ngjesh, më mirë…

“Tak” e çizmes politike,
Çokanisur , ty… O popull!...
Media si pushtet i katërt,
Me lojë fjalësh të ka ngopur…

Ushqim vetëm për ekranin,
S’ka problem kush do fitojë,
Ç’bëri “Mata”, ç’bëri “Rata”,
Kur “çizmen” shtrëngojnë njësojë…


_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Natasha Limaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: