Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi   Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi EmptySat Sep 06, 2014 10:23 pm


Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi Flora_10


Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi



Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi 10382210

Flora Peçi





BUZËQESHJA


Shiu bie e sytë duan të lotojnë
të shkrihen në rrebeshin e rigave
të pamëshira që përplasen
xhamave të kristaltë.
Aty ku unë jam me meditimin
Jo !
Pas shiut  do të shoh ylberin
me ngjyrat e tij do të shkrij buzëqeshjen
Jo !
Nuk dua lot,shkuan me shiun
ylber kam në shpresën time
buzëqesh, kur dua të qaj
buzëqeshjen ia fala njerëzimit
se të gjithëve u takon.
Buzëqesh para çdo rrëmuje,
sodis të tashmen,
harroj të kaluarën...
unë dhe buzëqeshja ime
ecim të sigurtë
në shtigjet e ardhmërisë.






NË TOKË TË HUAJ


Se dhemb kur thembra shkel
këtë tokë të mallkuar
këtë gjuhë kur e dëgjoj
bulevardet e bukura
nuk më disponojnë.
 
kam nevojë për kasollen time
për nënloken dhe bukën
e gatuar nga dorë e saj
për fyellin e bariut
për kopenë e deleve
për tokën time ta shkel dhe ta puth.
 
Sa erë të mirë ka toka e mëmëdheut
lulja kur lulëzon,më e bukur është
në atdheun tim
dielli shndrit me rreze më të arta
hëna ka tjetër shkëlqim
 
oh...sa lot unë derdh për ty
o vendi im.
Nuk dua të më vajtoni
unë kam shumë mall
në dhe të huaj nuk mund më t'ia dal
 
më është kërrusur rinia
më është venitur syri im
më vjen në ëndërr o i shtrenjti im.
Së paku eshtrat mos mi leni këtu
 
m'i merrni të prehen pranë stërgjyshërve të mi
m'i merrni në tokën dardane
ta dëgjoj zërin e qyqes shqip
do të më qetësohet shpirti im.






OQEAN I VRULLSHËM


Sa i pamëshirë je,njelmtësinë tënde
e shpërndan në anijen pa vela
ajo e pambrojtur pret dallgët tua të qetësohen
pret mëshirë nga ti
ndërsa ti egërsohesh
e shpërndan më shumë valë
e hedh anijen në muret e forta
se ti mund ta bësh atë
anija hesht dhe nuk kërkon mëshirë
nuk ka fuqi se velat ia humbe ti
nuk ka shteg se e fute në labirinth
pret të ndalesh e mos ta fundosësh
edhe pa vela ajo përpëlitet
sfidon valët tua zemrake
e sulmojnë pa të drejtë
fshiklullojnë në trupin e saj
qetësohen valët tua se nuk kanë fuqi
anijen pa vela ta dallgëdisin gjithnjë
Del ajo nga aty dhe nuk ke më
kë ta përpëlitësh me stuhinë tënde të pamëshirshme
e anija merr forcën dhe lundron
në shtegtime të reja
në ujëra të qeta
e qetë,e qetë rrugën vazhdon.






MUZGU I MBRËMJES


Kur dielli perëndon dhe muzgu thërret mbrëmjen
kujtimet e mia lindin me perëndimin e diellit
shpirtlënduar e zemërshkatërruar
më shkon mendja aty ku përfundoi
dashuria ime.
Aty ku ike pa thënë asgjë
por...
unë e kuptoj mirë heshtjen.
Ajo flet,pret,godet
më  shumë se fjala.
E kuptova se ik në heshtje
se heshtja mbeta unë vetë.
Muzgu më troket në zemër
se edhe një natë do ta kaloj vetë
se edhe një natë loti
do e përshkojë  shtratin tim
 ashtu do ta  pres lindjen e diellit
deri në agim.
...në agim do lind një shpresë e re
e nesërmja do jetë
më mirë se dje.






 POETËT 
 
 
Janë botë në vete  poetët
 janë të ndjeshëm, kanë shpeshherë siklet.
Flasin me hënën,meditojnë me qiellin
i ankohen diellit,i pyesin yjet
 i gjen edhe në petale të lules
nektarin e saj e derdhin në varg
që ta shijojë edhe lexuesi
shtegtojnë kudo
,i gjen në det
i gjen në natyrë
në çdo stinë të vitit
 mbështetjen më të madhe e kanë
nënën natyrë
në këndin e qetë të saj
shprehin vargje me penë
që dalin nga shpirti i tyre i dëlirë
e bëjnë lexuesin
të ndjehet çdoherë mirë.
Ndaj...kujdes ndaj tyre se janë si kristal
po i prekët në shpirt
loti do t' ju dalë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» Cikël poetik nga Riza Çato / Shkëputur nga Vëllimi Poetik " Valsi i metaforave"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: