Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti Empty
MesazhTitulli: Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti   Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti EmptyWed Jan 22, 2014 10:34 am


Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti Liber_18



Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti




Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti Edona10

Edona Haliti





Buzëqeshi jetës!

 
 
Sot, provo që t’i buzëqeshësh si fëmijë jetës
Ti, s’mund të caktosh fatin e saj kurrë, asnjëherë
Ti, mund të caktosh një ditë rrugën e së vërtetës apo mjetin,
ditën e cakun që fiton një betejë!
 
Buzëqesh pak mike e fjalën e ngrohtë mos kurse
Se bota akuarium për peshk nuk mund të jetë
Se nesër do të lindë një hënë dhe një diell ndryshe
Dhe do të jesh udhëtar në një tjetër betejë!
 
Se valët e trurit do të prijnë në të tjera rrugë pa fund.
E lakmia do të kapë fort si me grackë a me litar
Se egoizmi do të vijë në këmbë si macja që kërkon mish, bukë
Se shpesh do të bëhesh mes njerëzve si një ..shtazë.
 
Se dita e re kërkon një dorë që ngrohtësisht të zgjatet
Si një ylber që bashkon një ditë lumin, malin dhe fushën
Mos e hiq buzëqeshjen, mike, në ditët që ngjajnë si palë shkalle
Që nesër të jesh i qetë para pragut dhe djepit të bukur.
 
Moos të lutem!!





Pas largimit tënd


Ne vranësirat e shpirtit qelqor si Zeus më godite, 
Zbarkoj dashuria magjike që në sfidën e parë 
Në lotët kuturu të kujtimeve që iknin në vite 
Një minutë heshtje mbaj për ndjenjën kristal !

Si fasho e blertë ca mure u ngritën të larta te shpirti 
gjeta veten të humbur pas dritares së qelqtë
E më mjegullohej si në një livadh bleror Vitije shikimi !
E gjumin e vrava si të ish natë e ndritur nga rrufetë

E mbollëm blirin e pranverës që u vyshk gjeth më gjeth 
Ti u largove mes hapash pa hapa që sillte vetmia
Unë e ujita me qëndresën e fjalës që sillte pranverë
Rrofsh, rrofsh, do të të kujtojnë në vite vargjet e mia!





NËNËS
 
E dashur nënë,
Pse ta lakmojmë diellin, detin e hënën?!
e dimë se ata ngrohin vetëm gjërat në sipërfaqe,
por vetëm ti mund të ngrohesh zemren,
E vetëm ti mund t'i japësh burasht sa esa fllade!
 
Dhe sot në kuvlinë e jetës, oh paskam frikë,
rreshtat më mbesin zbrazur si vetrinat pa shitore,
se për njerëz të shenjtë fjalë të shenjta s'paska kuptim,
Prandaj i shpikën monumentet madhështore!
 
Ti i solle botës dritën, fjalën, ëmëblsinë e dashurinë,
E mësove shpirtin si të dashurojë shpirtin binjak,
Mësove zemrën si të falë zemrën një ditë, një agim,
Edhe buzëqeshjen e parë vetëm ti e dhuron në çdo çast!
 
Hëna të ka lakmi, për sytë e tu rreze diellore,
Qielli të ka zili për dritë ylberesh në urimin që jep,
Gurrat të kanë zili për fjalët e tua kristalore,
E bjeshkët të kanë zili për fjalët nga brezi në brez.
 
Se ti nënë, lind njeriun, gazmon pragun e jetën,
Se tek gjunjët e tu përulet e gjithë bota njëherësh.
 
E dashura nënë!!!!!!
 




Lutje Prishtinës 

Ky dhjetor, në fytyrën e zbehur, po më jep ngjyrën e murrëtyer 
Dhe unë hap dritaren që me ty të ndaj me ty vetminë. 
Ato lutje që t’i thashë, deri në palcë të kishin gërryer.
Si na le pas krahësh, s’na kujtove veç një herë, Prishtinëëë?!!!!

Ditëve studentore, na lagu qielli mes litarëve me shi
Rrugëve tek sheshet e tua ia pata hedhur spirancën fshehtësive 
Sa të tjerë u lënduan s’ua bekove një dashuri!
Humbën dëshirat që t’i thamë në këto udhë e dyer Prishtine

Sa shumë ëndërra thura mes kreshtave të dhimbjes në agim, 
Ta bëra me gisht ‘’sussss” të mos më shpalosje të fshehtat.
Ti ulje kokën, zbeheshe, e piskoje dhimbshëm në ulurimë 
Po atyre që të besuan, mos ua merr gëzimet që ua afron jeta.!!





MË PRIT

Ti ndjeje zërin tim si fllad livadhi a frymë të lehtë 
Ma hidh vështrimin kah muri me dritare të verdha 
Në kraharor më bëj vend që të vë kokën, i shtrenjtë
Më prit i dashur, kam mbetur jetës, por ja erdha!

Kur dallandyshet në shtigjet e ngrohta të jenë larguar 
E tingujt e violinës sime të qajnë mbi supin tënd
Më prit, më prit, në blirët degëthyer e të bleruar! 
Në ëndrrën tënde i dashur, më bëj një vend

Të lutem, hapmë dritaren dhe buzëqeshje më dhuro! 
Dil e hapmë dyert e portës që i lidhe me dryn
Jam rrugës sëgjatë të vij, por jam lodhur në kohë
Më prit, i dashur, hapmë një derë që të mbetem aty!





Fundvit …


Në këtë dyndje resh bardhoshe, si Hamlet përshpëris 
… Shikoj kujtimet nostalgjike si anije e heshtur zbarkon ti,
Me shallin e vjetër të shoh, në kafene sërish 
Tek përkund ëndrrën që lëshon filizë në terrin e zi.

Sa keq!
Shikomë duar, shikomë si më mpihen, si më litaron ankthi!
Ani se s’ndjej ftohësinë e këtij dimri me borë e stalaktite 
Dhe vetë një dimër bëhem shpesh që më mungon një xixë zjarri 
tek ndjej boshësi në udhën e shkelur e numëroj leukocitet.

Sa keq! 
Ku është flamuri i asaj barke dikur të përmbysur?
Mos vallë ma tregon buzëqeshja jote si libër pa kapakë?
Ti hesht a flet si mokra e mullirit prêt grurin për ta mbushur
Pret një fund që është si është i afërt vetëm një dorë , një hap

Sa keq!!
Edhe ky fundvit erdhi i brymtë, i zymtë si një vjeshtë,
Pa fishekzjarre tërë dritë , pa buzëqeshje, pa dashuri,
Dimër i thonë të ftohtit pa dëborë që trupit rrëshqet?
Kësaj ëndërre që ka lëshuar rrënjë në …kotësi ??!!! 

Sa keq! … Sa keq!!





BABAIT

I dashur baba, kur qielli u zemërua e dukej i kuqërremtë,
Kur dita m’u vrenjt dhe dielli m’u hidhërua ,
Kur hëna strukej qosheve vetull-mrrolur dhe e rreptë,
ti më shtrëngoje duart e më thoshe: “Më ke mua!”

I dashur baba, jeta më luhati në tatpjeta të mbushura me ferra,
Mes ëndrrash s’e lejova frikën në zemër të më mbijë.
Kur erdhën netë të ftohta të mbushura me blerime të zbehta,
Ti më thoshe: ”E besoj se do të fitosh përherë, moj bijë!”

Kur brenda meje lejove hapësirë të formohej Antarktida.
Dëshirat ishin ngrirë, rrugët ishin baltosur cep më cep.
Fjalët paketuan valixhet si pasagjerë që i priste drita
Po unë s’e harroj zërin tënd që ishte semafor dritë, JETË.

Të ndjej hapat e tua kur bredhëron në Kosovë
E sytë e tu më ëmbëltorë janë për mua det malli
Aty jam dhe unë, me urimin e thurur si kurorë
Që dhjetë jetë të kem nuk ma shuajnë në zemër zjarrin

Me ty bëhem arkitekte që projektoj të tjerë agime
E gjithë shitoret e botës s’i ndërroj me duart e tua
Kur udha të më drizohet në të tjera shtigje
Ti je rrëfimtari më i saktë e më i pagabuar.

Të dua baba!!





Vjeshtë u bëra!

Më kanë mbuluar butësisht gjethet çdo cep të trupit tim 
Shiu pikëlon faqet e njoma të njomzës në vyshkjen e harruar 
Palosa fjalët në valixhe të kuqerremtë e po i nis për shtegtim 
Mbledh ngjyrat e jetës sime mbi mbjegullat e bardha e vetmuar. 

Ka kohë që klithjet e mia nuk kanë zë për t’u dëgjuar 
E në rrugët e mija ka shumë shenja që më ndalin 
Dielli im ka thyer krahët, hëna ime është murguar 
Vjeshte u bëra që kur një shenjë jete nuk më falin. 

Kam shtrirë ëndrrat mbi kthetrat e stinës e tani bëj gjumë aty 
Vendos kokën tek dëshirat që gjëmojnë me ditë të tëra 
Në parkun me shelgje të thara as qiellin s’e shikoj në sy 
Mledh kujtimet që nga pemet e jetës më bien që kur vjeshtë u bëra!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi " Buzëqeshi Dritës " i autores Edona Haliti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël Poetik nga Vëllimi me poezi ”MISTER NDJENJASH” i autores Jokida Mat
» Cikël poetik nga Vëllimi poetik "Pikturoj në qiell ” i autores Farida Ramadani
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi
» Cikël poetik nga Vëllimi më i fundit ” Në fund të fundit ” i autores Dëshira Haxhi
» Cikël poetik nga Vëllimi me poezi ” PUTHJE PA LAMTUMIRË ” i autorit Ardi Omeri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: