Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj   Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj EmptyMon Jan 20, 2014 9:32 am

Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj



Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj Enkele11

Enkeleda Pashaj Murataj





E pyetën zemrën



E pyetën zemrën :

-A thyhet dashuria?
-Po,
nëse është e brishtë.


E pyetën zemrën :

-A humbet  dashuria?
-Jo,
nëse është e fortë.


E pyetën zemrën :


-A shuhet dashuria?
-Po,
nëse zjarrin s' e mban të ndezur.


E pyetën zemrën :

-A vyshket dashuria?
-Jo,
nëse e ujit çdo ditë.


E pyetën zemrën :

-A  tretet dashuria?
-Po,
nëse e bren krimbi i xhelozisë.


E pyetën zemrën :

-A vdes dashuria?
-Jo,
nëse aty jam unë.





Sa do të doja



Sa do të doja,
të isha krehër
e  flokët e mëndafshtë të ledhatoja.

Të isha peshk
e në kaltërsinë
e syve të tu të notoja.

Të isha make-up
e  faqet  kadifenja
të lëmoja.

Të isha parfum
e trupin tënd
të prekja me aromë

Të isha orë dore
e pulsin tënd
ç' do çast të ndjeja.





Poeti dhe fjalët



Poeti fjalët i nanuris
i ledhaton,
i përkund timbrit  të shpirtit
si të kenë frymë.


Poeti fjalëve u jep ngjyrë
i  sodit
të  padukshmen e kthen në telajo
dhe telajon në magjinë pikturë.

Poeti fjalën e skalit
e fisnikëron
e ngre në altarin madhështi.
Ndriçon shpirtrat e plagosur njerëzorë
dhe rizgjon ndjenjat e venitura  reflekson.




Zemra e nënës



Zemra e nënës
pallat madhështor
pa dyer,
pa çelësa,
portik i hapur
ku gjurmët vazhdojnë.


Zemra e nënës
margaritar kurore
oaz bekimesh
ngritur  përmbi diej
dritë e jetës
Mbretëreshë e botës.





Ka një mënyrë


Ka një mënyrë
për të falur,
           dhuruar
                     dashuri!

Ka një mënyrë
për të qënë
              ndjerë
                        dlirësi !


Ka një mënyrë
për të ecur
              rrugëtimës
                                pa kthim !

Ka një mënyrë
për t' u ngritur
         mbi vetveten
                        njerëzisht!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: