Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)   Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) EmptySun Oct 27, 2013 2:26 am

Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)


Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj) Enkele10

Enkeleda Pashaj (Murataj



Gjethja


Nga pema një gjethe
ra duke rënkuar
e grisur, e  zverdhur
paskohëve trazuar

Mbi trupin e brishtë
askush nuk mund të shkelte
të mbetej ashtu,
kujtim i hidhur vjeshte





Betejë e fituar


(u kushtohet të gjithë atyre që përballen dhe fitojnë betejën me kancerin)



I fuqishëm,
demon i pamposhtur i trupit tim.
Betejash,
përherë rrënues jetësh, shakatërrim.
Merimangë e zezë
e rrjetave të frikshme dhimbje
..dhe dhimbjeve  rënkim.
Sfidë e hapur,
e  ditëve  tona .
dhe të nesërmeve zgjim.
I ashpër,
plagë e shkuar e shpirtit tim.
Doje,
për mua,
për ne,
nje emër më tepër në statistikën e vdekjes,
...por,
e bukura jetë triumfon mbi vdekjen!





Me fjalën


Me fjalën
tjerrim mendimet.
thurim vargjet.
ngrohim zemrat.
Zbojmë thëllimet.
Me fjalën
godasim ashpër.
ndezim urrejtjen.
ledhatojmë ëmbël
shprehim dashurinë.
Me fjalën
presim mikun
lidhim besën.
zbukurojmë jetën.
mbajmë gjallë shpresën.





Loti


Loti nga sytë pikoi
faqeve u rrokullis
në buzë përfundoi
pak vend  kërkoi.

Buza lotin s'e pranoi
mbi mjekër rrëshqiti
mjekra e tradhtoi
as ajo se priti.

Loti prapë rrëshqiti
fort në zemër trokiti
priti ta pranonte
brenda saj ta ftonte.

Loti i pashpresë vrapoi
një vend tjetër kërkoi
detin kishte pranë
aty u shkri anembanë.

Deti nga keqardhja e pranoi
shumë gjatë nuk  e mendoi
loti i hidhur derdhej thellësisë
mirënjohje me shenjën e kripës.




Nëna


Dashuri
         Buzëqeshje
                      Ledhatime
                                     Ninulla
… dhe netë të tëra pa gjumë

Mirësi
          Mirëkuptim
                           Ngrohtësi
                                           Rrezatim
Dritë jete plot shkëlqim.

Sakrifica
              Tolerancë
                             Bekime
                                         Dritëthënie
Thellë në shpirt

Fjalë e vetme
                   Burim jete
                                vetëm ti
vetëm nëna.





Jeta


Jeta është dhuratë nga Zoti
jetoje.
Jeta është mundësi e krijuar
shijoje.
Jeta vjen me  pranverat e saj
gëzoje.
Jeta ka dhe stinët e ftofta
duroje.
Jeta është duel i heshtur
sfidoje.
Jeta është  vargje poetike
recitoje.
Jeta është partiturë muzike
kendoje.
Jeta është teatër i hapur
aktroje.
Jeta është enigmë e pafund
zbuloje.
Jeta është koha e njeriut
ndryshoje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Enkeleda Pashaj (Murataj)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: